Fshehtë sia e Sprovë

Allahu ka njoftuar besimtarët se do të kalojnë nëpër sprova të ndryshme. Për shembull, do të sprovohen në jetën e tyre personale dhe me pasuri, të ballafaqohen me kurthet e vendosura nga pabesimtarët dhe do të akuzohen pafajshëm. Me fjalë të tjera, ata mund të hasin në vështirësi në çdo periudhë të jetës së tyre. Por gjëja më e rëndësishme është se ata duhet të vazhdojnë praktikumin e moralit kuranor në periudhat e vështira, duhet përkujtuar All-llahun pandërprerë, të falënderojnë dhe të kuptojnë se çdo gjë do të përfundojë mirë.

Natyrisht, është lehtë që të bëhen këto gjëra kur dikush është duke shijuar të mirat e Tij e shumë më vështirë e ka dikush që është duke kaluar kohëra të vështira. Por njëra ndër gjërat kryesore është që të dëshmohet fuqia e besimit të myslimanit është kundërshtimi që të bëhet kompromis me karakterin e moralit të tij. Ata që me durim përballojnë varfërinë, urinë, frikën, humbjet personale dhe materiale, sëmundjet, kërcënimet nga jobesimtarët, shpifjet dhe kurdisja e kurtheve, do të marrin shpërblim edhe më të mirë për cilësinë e moralit të tyre.

Në Kur’an tregohen shumë shembuj në lidhje me torturat dhe kurdisjen e kurtheve nga shoqëritë jobesimtare kundër pejgamberëve dhe besimtarëve të devotshëm. Njëri nga këta shembuj është edhe torturimi që shtroi Faraoni mbi popullin e tij. Në Kur’an tregohet se kjo torturë e Faraonit që shtroi mbi popullin e tij ishte sprovë. All-llahu thotë:

Përkujtoni edhe kur u shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të hidhët, duke ua therur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj. (Bekare, 2:49).

Siç u tregua në këtë ajet çdo torturë që shtrohet nga jobesimtarët për myslimanët është një sprovë. Dhe ata që besuan kur të tregojnë moral të lartë, trimëri dhe qëndrueshmëri përballe këtyre torturave në jetën e pastajme do t’iu rritet shkalla dhe shpërblimi. All-llahu i përshkruan sprovat që mund ti përjetojnë në jetën e kësaj ata që besuan kështu:

Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (Bekare, 2:155-157)

Besimi dhe nënshtrimi që bëhet fjalë në këto ajete është si një shembull i mirë për të gjithë myslimanët. Por jobesimtarët nuk mund të kuptojnë durimin e besimtarit, dhe mendojnë se besimtarët janë sikurse ata veçse sillen sipas një kriteri të gabuar.

Por ky është një gabim i madh i tyre, e për myslimanin që kupton të fshehtën e sprovës e di se gjëja më e mirë në rastet e tilla është që të jetë durimtar. Për ata myslimanë që praktikojnë moralin kuranor dhe bëjnë çmos që këtë gjë të mbjellin në mendjen e të tjerëve, të gjitha problemet e tilla tregojnë se janë në rrugë të drejtë. Si rezultat, tek ata forcohet kënaqësia dhe përcaktimi në vazhdimësinë e pasimit të rrugës së drejtë.

Në Kur’an, All-llahu tregon për ligjet që kanë mbetur të pandryshuara gjatë historisë. Njëra ndër to është që besimtarët do të ndeshen me vështirësi dhe frustrime dhe do të jenë cak i dhunës së jobesimtarëve. Sido që të jetë, jobesimtarët kurrë nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre:

Ata gati të shqetësuar në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin). Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim. (Isra, 17:76-77)

Pra, kjo është njëra nga fshehtësitë e sprovës së kësaj bote. All-llahu ka paralajmëruar myslimanët për shumë gjëra që do të përballohen, dhe se do të hyjnë në xhenet vetëm nëse përballen me vështirësitë sikurse besimtarët para tyre:

Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!" (Bekare, 2: 214).

Nënshtrimi ndaj kaderit (përcaktimit të All-llahut)

Fshehtësi tjetër e rëndësishme është edhe realiteti i kaderit. Gjithë myslimanët e dinë se All-llahu çdo gjë e ka krijuar sipas përcaktimit të Tij dhe çdo gjë ndodh sipas vullnetit të Tij. Kur’ani na tregon se çdo gjë që ndodh në botë, pa përjashtim, ngjet me vullnetin e All-llahut:

Çfarëdo e keqe qe ndodhë (godet) nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send”.Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi Mahfudh). (En’am, 6: 59)

Askush nuk e di të ardhmen, pasi njerëzit janë të kufizuar me kohë dhe mund t’i qasen ngjarjeve vetëm nga pikëpamja e momentit në të cilin jetojnë. Pasiqë nuk e dinë të ardhmen, ata mund të mos jenë të vetëdijshëm çdoherë mbi rëndësinë apo dobinë afatgjate të asaj që e përjetojnë. Por, All-llahu, Ai i Cili krijoi kohën, është i Vetëdijshëm dhe për këtë shkak Ai i sheh të gjitha nga “perspektiva jashtëkohore”. Ja ku erdhëm edhe deri tek realiteti i kaderit, e definuar si njohuri e All-llahut për të gjitha ngjarjet në të kaluarën dhe të ardhmen, si dhe rrjedhojën dhe përfundimin e tyre, në një moment. (Për debat më të detajuar, shih librin e Harun Jahjasë “Timelessness and the Reality of Fate”, botues New Delhi: Goodword Publisher, 2001).

Pra, All-llahu i di të gjitha sprovat e njerëzve, në të kaluarën dhe në të ardhmen, si dhe në të tashmen. Nga pikëpamja e Tij, çdo gjë ka përfunduar. Sido që të jetë, për këto ngjarje ne kuptojmë vetëm kur t’i përjetojmë në kohën e caktuar.

Jobesimtarët nuk mund ta kuptojnë “çështjen e kaderit”, dhe për këtë shkak as nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Është kjo çështje që bën që myslimanët të shfaqin durim në sprovat dhe vështirësitë e tyre. E në Kur’an shkruan kështu: “Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.“ (Tegabun, 64:11), e për këtë arsye besimtarët jetojnë në rehati duke qenë në dijeni se çfarëdo që ndodhë është si pasojë e “kaderit”.

Si mëshirë nga Ai, All-llahu krijoi sprova të ndryshme për besimtarët dhe i bën ata të durueshëm, duke mbetur besnik dhe duke i lënë të gjitha në dorën e Tij. Ata myslimanë që vërtetë besojnë dhe janë të nënshtruar me sinqeritetin më të madh All-llahut, dhe këtë e shohin në ndryshimet që ndodhin, dhe këtë lehtë e kuptojnë dhe janë falënderues. Ngjashëm me atë që është i ulur në rehati në ulësen e kinemasë duke shikuar filmin; përcjellin fatin dhe “kaderin” e përgatitur për ta. Ndonjëherë këto skena janë të mbushura me gjallëri apo frikë; ndonjëherë mund të jenë të këndshme dhe të qeta. Por, në përgjithësi, ka edhe kënaqësi edhe hidhërim. Skenat e frikshme janë të përgatitura dhe të planifikuara deri në detalin më të imtë. Por në fund, të gjitha janë të përfshira në dijeninë e All-llahut dhe janë nën kontrollin e Tij.

Ata myslimanë që kuptojnë realitetin e “kaderit” dhe kuptojnë fshehtësinë e sprovës shohin çdo fatkeqësi, uri apo skamje si një gjë e mirë, duke e ditur se morali i lartë që ata shfaqin duke përballuar këto sprova janë shumë të vlefshme në praninë e All-llahut. Kjo lloj kënaqësie është unike tek besimtarët. Kur të përballen më kësi lloj vështirësish, myslimanët nuk kalojnë në melankoli, stres, dhimbje, panik apo frikë, pasi e dinë se All-llahu do t’i shpërblejë për të gjitha. Në Kur’an, All-llahu u thotë besimtarëve:

...All-llahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët. (Nisa, 4:141)

Por, duhet kuptuar një gjë këtu: çfarëdo që myslimanët përjetojnë në këtë botë, vështirësi apo frustrim, humbje të pasurisë apo fuqie fizike, sëmundje apo lëndim, vdekje apo invaliditet, nuk i konsiderojnë si përjetime të “këqija”: por më mirë të themi, të gjitha këto janë vetëm sprovë e All-llahut. Nëse janë durimtarë gjatë këtyre sprovave dhe i tejkalojnë, All-llahu do t’i shpërblejë ata në këtë dhe në botën tjetër. Dhe në fund të kësaj kohe të shkurtër të sprovave, atyre do të shpërblehen me xhennet në jetën e përhershme.

Ata myslimanë që janë të vetëdijshëm për këtë të vërtetë kanë edhe më shumë shpresa për xhennet kur përballen me vështirësi. Kur jobesimtarët mendojnë se i kanë futur besimtarët në situatë të vështirë, çka tek besimtarët ndjell kënaqësi, jobesimtarët kuptojnë se nuk mund t’iu bëjnë asgjë atyre. Bile, fjalët e besimtarëve në kohët e vështira shprehin nënshtrimin e tyre ndaj All-llahut. Edhe Kur’ani i zbulon disa nga këto fjalë:

E përse të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'iu dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.(Ibrahim, 14:12-14)

Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.”(Teube, 9:51)

Qëndrimi i tillë është si rrjedhojë e nënshtrimit të besimtarit ndaj kaderit të Al-llahut, i cili e ka paracaktuar atë. Ata që besojnë dhe mbështeten në All-llahun kurrë nuk përjetojnë frikë apo brengosje, për të cilët Kur’ani thotë:

Ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. (Ahkaf, 46:13)

Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten. (Bekare, 2:112)

Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepen myzhde në jetën e dynjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim në xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh. (Junus, 10:62-64)

Në ajetet tjera, All-llahu zbulon se ata shërbëtorë të Tij që i besojnë dhe i janë të nënshtruar janë kapur fort në lidhjen e sigurt:

E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve. (Lukman, 31:22)

Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.(Bekare, 2:256)

Të vështruarit e ngjarjeve nga perspektiva e së ardhmes

Kur besimtarët kuptojnë se ata në këtë jetë janë duke u testuar, ata mund të shohin ngjarjet nga një pikëvështrim të së ardhmes. Çfarë do të thotë kjo?

Pa marrë parasysh se sa e madhe është vështirësia apo frustrimi, situata është e përkohshme. Për shembull, dikush mund të akuzohet i pafajshëm dhe të gjykohet padrejtë. Por e vërteta gjithmonë në fund del në shesh. Edhe nëse padrejtësia nuk përfundon në këtë botë, ata që kanë shkaktuar të padrejtën do të dënohen për atë në Ditën e Gjykimit. Në të njëjtën mënyrë, atij që i është shkaktuar e padrejta, shpreson në atë Ditë, kur do t’i shpërblehet durimi. Koha kalon shpejt, dhe si çdo ngjarje e kësaj bote, çdo vështirësi do të kalojë sa qel e mbyll sytë. Bile, Kur’ani thotë se All-llahu ka premtuar se pas çdo sprove myslimanit do t’i dërgoj lehtësim:

E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. (Inshirah, 94:5-6)

Pra, besimtari beson në drejtësinë e amshueshme të Tij, pret për lehtësim, dhe kurrë nuk e humb shpresën. Përkujton se e mira vjen pas të keqes, ja në këtë ja në botën tjetër. Kjo është domethënia e shikimit nga një pikëvështrim i së kaluarës.

Myslimanët e dinë se ata janë vëzhgues të fatit të tyre dhe të tjerëve. Duke e ditur këtë, ata çdo gjë e marrin me durim, kujdes, dhe bindje. Përveç kësaj, e dinë se nuk mund ndërhyjnë, parandalojnë apo ta ndalojnë se si do të rrjedh një ngjarje. Ata i mbajnë mirë në mend fjalët: “Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 2:216). Me fjalë të tjera, edhe nëse iu ndodh diçka e papëlqyer besimtarëve, ata prapëseprapë do të kenë dobi prej saj, pasiqë duke mbetur me bindje ndaj Alla-llahut dhe me durim, ata stërvitin dhe thellojnë besimin e tyre, përmirësojnë karakterin e tyre moral, i kthehen më shumë gjendjes shpirtërore, pjekën më shumë dhe iu ngritët statusi në xhennet.

Vetëm besimtarët e sinqertë që i janë nënshtruar me devotshmëri të plotë All-llahut mund të përjetojnë këtë gjendje. Por njerëzit që nuk i nënshtrohen fatit (kaderit) dhe mohojnë fenë do të bëhen të pashpresë, të frikësuar, dhe të shqetësuar, duke menduar se kurrë nuk do të gjejnë dalje nga situata. Duke mos pasur shpresë në jetën e pastajme, jetojnë në brengë të vazhdueshme shpirtërore dhe në frustrim. Ajeti në vazhdim shpjegon këtë gjendje shpirtërore:

Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë. (En’am, 6:125)

Gjendja shpirtërore në frustrim shkaktohen për shkak të mohimit të kaderit që All-llahu e ka krijuar për ta. Është një gjendje e rëndë që ata ia kanë krijuar vetes. Fakti se All-llahu, me fuqinë dhe mençurinë e Tij të pafund, drejton fatin e çdo njeriu dhe qeveris me të gjitha gjërat është një bekim i madh për besimtarët. Por ata që kanç pak ose aspak besim nuk e dinë vlerën e këtij bekimi dhe në këtë mënyrë nuk mund t’i nënshtrohen fatit të tyre. Si rezultat, përfundojnë në kurthin e vet krijuar të frustrimit deri sa të vdesin. Në të vërtetë, kjo gjendje është dënim shpirtëror i kësaj bote si shpagim për mungesën e besimit në All-llahun. Bile, këtë gjë e bëjnë me qëllim:

All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre. (Junus, 10:44)