Përfundim:Rekomandimepër botën perëndimoredhe për muslimanët

Sot bota perëndimore është e shqetësuar për organizatat që përdorin terrorin nën maskën e Islamit dhe ky shqetësim nuk është krejt i pavend. Është e qartë se ata që kryejnë veprimet e terrorit dhe mbështetësit e tyre duhet të gjykohen sipas kritereve të drejtësisë. Sidoqoftë, një çështje më e rëndësishme t'u trajtuar, janë strategjitë afatgjata që duhet të ndiqen për të zbuluar zgjidhje të qëndrueshme të këtyre problemeve.

Vlerësimet e mësipërme nxjerrin në pah se terrori nuk ka vend në Islam dhe se është një krim kundër njerëzimit. Ato, më tej, tregojnë natyrën kontradiktore të konceptit "terror islamik". Kjo na siguron neve një pikë përparësie të rëndësishme:

  1. Kohët që po vijnë kërkojnë nga të gjithë kombet që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri e urtësi. Skenari i zhveshur që shpaloset me "përplasjen e qytetërimeve", është në të keqen e mbarë botës dhe prej tij nuk përfiton askush. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë mundësitë që ka për të mësuar të jetojë në paqe, duke shkëmbyer e mësuar nga njëri-tjetri, duke studiuar historinë e njëri-tjetrit, duke njohur veçantitë e njëri-tjetrit në fe, art, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji e kulturë dhe kjo do të pasurojë jetët e të gjithëve.
  2. Veprimtaritë që i shërbejnë njohjes me Islamin e vërtetë duhet të përhapen. Zgjidhja e luftës ndaj grupimeve radikale në vendet islame nuk duhet të përbëjë një "sekularizim të detyruar". Përkundrazi, një politikë e tillë do të nxiste reagim te masat e njerëzve. Zgjidhja është përhapja e Islamit të vërtetë dhe shfaqja e shembullit të muslimanit që përqafon vlerat kuranore si të drejtat njerëzore, demokracia, liria, morali i lartë, shkenca, spiritualiteti, estetika dhe që i ofron lumturi e bekim njerëzimit. Muslimanët duhet të shpjegojnë dhe jetojnë me vlerat morale të urdhëruara në Kuran dhe në shembullin e Muhamedit, të Dërguarit të Zotit. Muslimanët kanë përgjegjësinë ta "rrëmbejnë" Islamin nga duart e atyre që e zbatojnë keq atë (gjë që çon në keqkuptime rreth Islamit) dhe ta vendosin në duart e atyre që jetojnë me mësimet e virtytshmërisë islame dhe sipas shembullit të Muhamedit, të Dërguarit të Zotit.
  3. 3)Burimi i terrorizmit është injoranca dhe fanatizmi dhe zgjidhja për terrorizmin është arsimimi. Qarqeve që ndjejnë simpati për terrorin duhet t'u bëhet e qartë se terrori është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe se ai shërben vetëm për të dëmtuar Islamin, muslimanët dhe mbarë njerëzimin.
  4. 4) Duhet të përgatiten zgjidhje kulturore afatgjata për të luftuar terrorizmin që i ka rrënjët në ideologjitë komuniste, fashiste dhe raciste. Sot në vendet anembanë botës, sistemi i arsimimit është i ndikuar nga Darvinizmi. Siç sqaruam më lart, Darvinizmi është një ideologji e rrezikshme që e sheh njeriun si kafshë që u zhvillua në sajë të luftës për mbijetesë. Kjo përbën një bazë të përbashkët për të gjitha format e terrorizmit. Një ideologji që predikon se vetëm ata që janë të fuqishëm mund të mbijetojnë dhe që e konsideron luftën si një virtyt, është si një moçal i tërë që nuk do të reshtë kurrë së zhyturi botën në rrënim. Në këto kushte, krahas masave juridike dhe formave të tjera që do të përdoren për të luftuar terrorizmin, ekziston edhe nevoja për një fushatë të fuqishme arsimimi në të gjithë botën. Zbulimi i fytyrës së vërtetë të mashtrimit darvinist dhe materialist dhe të mësuarit e njerëzve me vlerat më të mira që Zoti ka shpallur për njerëzimin duhet të përbëjnë bazën e këtij arsimimi. Paqja dhe stabiliteti mund të arrihen vetëm duke jetuar në vlerat e fesë së vërtetë. Pa e tharë moçalin darvinist, nuk do të jetë e mundur që bota të shpëtojë nga fatkeqësitë.

Në rrjedhën e historisë, disa njerëz injorantë (si për shembull, kryqtarët) nuk kanë arritur ta kuptojnë këtë fakt dhe kanë shkaktuar konflikte ndërmjet dy feve. Për të parandaluar përsëritjen e këtij skenari, i cili propagandohet me moton si "përplasja e qytetërimeve" apo "Lufta e Shenjtë kundër Perëndimit", të krishterët dhe muslimanët e vërtetë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Në të vërtetë, zhvillimet që pasuan ngjarjet e rënda të terrorit tregojnë se fara e këtij bashkëpunimi është mbjellë. Aktet e rënda të terrorizmit i sollën bashkësitë muslimane dhe të krishtera më afër njëri-tjetrit, nxitën shumë të krishterë që të mësojnë më tepër për Fenë Islame dhe inkurajuan muslimanët të bëjnë përpjekje më të mëdha për të bërë të ditur moralin e vërtetë islam, të përshkruar në Kuran.

Të gjitha këto zhvillime janë lajme të mira që tregojnë se njerëzit do t'i kuptojnë më mirë vlerat islame dhe do të jenë të aftë, ta çlirojnë vetveten nga paragjykimet që mund te kenë pasur. Me vullnetin e Zotit, shekulli i 21-të do të jetë koha kur njerëzit do të kuptojnë se mbjellja e vlerave të Islamit është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e shumëdëshiruar në botë.

"Larg nga të metat je Ti, ne s'kemi dije tjetër veç asaj që na ke mësuar Ti.Me të vërtetë dija dhe mençuria Jote janë të përsosura."
(Kurani 2:32)