Allahu paralajmëron njerëziminme Kur'an

"Ai (All-llahu) ia shpalli (Kur'anin) të saktë (pa shmangje), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm." (Sure Kehf: 2)

Vargjet që paralajmërojnë njerëzimin për vuajtjet e Ferrit janë njëra prej vetive më të rëndësishme të Kur'anit. Ata të cilët paralajmërohen kuptojnë plotësisht se si të bëjnë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës, të mirës dhe të keqes. Kjo veti rrëfehet si vijon:

"Ai (All-llahu) ia shpalli (Kur'anin) të saktë (pa shmangje), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm." (Sure Kehf: 2)

"Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqësh vërejtjen një populli që ëshë kryeneç." (Sure Merjem: 97)

Siç sugjeron vargu në: "Mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ju tërheqë vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit)" (Sure En'am: 19), Profeti ynë (saas) mori përgjegjësinë që të paralajmërojë çdokend që mund të arrinte. Në një varg tjetër, Allahu pohon se Ai ia shpalli Kur'anin Profetit tonë (saas) në mënyrë që ai të mund t'i paralajmëronte njerëzit:

"Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'an Arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Mekën) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqësh vërejtjen për Ditën e Tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në Xhennet, kurse një grup për në Zjarr." (Sure Shura: 7)

Siç pohojnë këto vargje, Allahu përshkruan në Kur'an momentin e vdekjes, mënyrën se si engjujt do ta nxjerrin shpirtin e personit të ndjerë, mënyrën se si njerëzimi do të tubohet, mënyrën se si do të zhvillohet dhënia e llogarisë, ngjarjet në lidhje me Ditën e Gjykimit, mënyrën se si njerëzit do të dërgohen në Ferr të shoqëruar pas dhënies së llogarisë, për atë se çfarë do të përjetojë secili shpirt atë ditë, vuajtjet e përjetshme në Ferr, vuajtjet shpirtërore dhe materiale dhe dhimbjen që banorët e tij do të vuajnë si edhe bukurinë dhe mirësitë e pashembullta të Parajsës dhe paralajmëron njerëzit për Ditën e Gjykimit.

Me të vërtetë, shumë vargje përshkruajnë mënyrën se si njerëzit në Ferr bisedojnë me njëri tjetrin, jetën e tyre shoqërore dhe mënyrën se si do të vazhdojnë të fjalosen përkundër gjithë vuajtjes së tyre. Disa vargje madje përmendin argumentet e tyre, si vijon:

Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë, na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të Dërguarit!" Do t'u thuhet: "A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?" (Sure Ibrahim: 44)

Ai (All-llahu) thot: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit". (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thot: "A ka ende?" (Sure Kaf: 28-30)

Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)." E sikur t'i shihje zullumqarët kur të dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!" (Sure Sebe': 31)

Posa të gllabërohen nga vuajtjet, nuk do të ketë shpëtim për ata që ua kthyen shpinën paralajmërimeve të Kur'anit. Ata do të pendohen kur do të shohin Engjujt e Vdekjes duke ardhur për ta. Mirëpo, një pendim i tillë i madh nuk do t'u sjell dobi atyre, sepse këta njerëz zgjodhën rrugën e mosbesimit kur të Dërguarit e komunikuan porosinë e Allahut. Një varg lexon:

"Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxjerrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe Pejgamberi (Paralajmëruesi), pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar." (Sure Fatir: 37)

Besimtarët të cilët kalojnë çdo moment të jetës së tyre për të fituar kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut, dhe të cilët jetojnë në pajtim me ndërgjegjet e tyre, shpërblehen me Parajsë në Jetën e Përtejme. Kur'ani rrëfen se Engjujt e Vdekjes do t'i marrin shpirtërat e njerëzve të tillë të virtytshëm në Parajsë në grupe në mënyrën e dhënë në vazhdim:

"Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit. Të cilët duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Esselamu alejkum (Paqja qoftë mbi ju!)" Hyni në Xhennet, për hir të asaj që vepruat." (Sure Nahl: 31-32)

Kur'ani poashtu përcjellë fjalët e besimtarëve, të cilëve u japet një pozitë e nderuar dhe e lartë në Parajsë. Ata gjithmonë lartësojnë/lavdërojnë Allahun në bisedat e tyre, të cilat janë gjithmonë të bazuara në temat e bukurisë, dashurisë, paqes dhe mirësisë:

"E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është Bamirës. i Cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje." (Sure Fatir: 34-35)

E ata (të Xhennetit) thanë: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili premtimin e Vet e bëri realitet ndaj nesh dhe na la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim i mirë është i atyre që vepruan drejtë." (Sure Zumer: 74)

(Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është Bamirës, Mëshirues."(Sure Tur: 26-28)

Siç bëhet e qartë në këto vargje, besimtarët janë të vetëdijshëm se mund të arrijnë këtë fund të lumtur vetëm me Vullnetin dhe Mëshirën e Allahut. Duke marrë parasysh të kuptuarit e tyre se vetëm Mëshira dhe mbrojtja e Allahut mund t'i udhëzojë ata në rrugën e drejtë, besimtarët gjithmonë falënderojnë Allahun në Parajsë, pikërisht sikurse e falënderojnë në këtë jetë.