Motorrët Mikroskopike Të Trupit: Muskujt

sleep

Muskujt janë stacionet e fuqisë së trupit tonë. Ata kanë përsipër detyrën e transformimit të energjisë në fuqi, të cilën ato e kryejnë në mënyrë perfekte gjatë gjithë jetës së njeriut. Ne këtë e vemë re ndonjëherë, por shumicën e kohës nuk jemi koshient për një gjë të tillë. Për shembull, disa muskuj kontraktohen megjithëse ne nuk bëjmë ndonjë përpjekje të ndërgjegjshme. Të këtij lloji janë muskujt e zemrës dhe të stomakut. Veprimi i tyre është jashtë kontrollit tonë.

sleep, heart

Zemra juaj punon në mënyrë të pandërprerë. Ju, madje, nuk e çoni nëpër mend fare nëse ajo po punon apo jo kur jeni duke fjetur.

Muskujt që kontraktohen me vullnetin tonë janë ato që i janë bashkangjitur skeletit. Në trupin e njeriut ekzistojnë 650 muskuj të vullnetshëm. Kur ne lëvizim, këta muskuj kontraktohen dhe çlodhen së bashku me kockat të cilave iu janë bashkangjitur. Muskujt vihen në lëvizje nga enët e gjakut dhe nervat. Enët e gjakut bëjnë transportimin e oksigjenit dhe ushqimit në muskuj, ndërsa nervat kontrollojnë lëvizjen e tyre.

Çfarë do të ndodhte nëse kontrolli i muskujve do t’u lihej plotësisht juve? Për shembull, supozoni që tani e tutje muskujt e zemrës tuaj do të kontraktohen vetëm me anë të kontrollit të ndërgjegjshëm tuajin. Ju nuk do të bënit gjë tjetër por do të përqëndroheshit në kontraktimin dhe relaksimin e muskujve të zemrës tuaj. Kjo për arsye se nëse muskujt e zemrës tuaj nuk do të kontraktoheshin madje edhe për një moment, ju do të vdisnit.

Dhe kur t’ju merrte gjumi vdekja do të ishte e paevitueshme, përderisa ju nuk do të ishit në gjëndje të kontrollonit funksionimin e zemrës tuaj. Mirëpo kjo nuk ndodh asnjëherë pasi juve nuk ju duhet të mendoni për gjëra të tilla falë sistemit të përkryer të kontrollit që gjendet në trupin tuaj.

Ajo çfarë ne duhet të bëjmë, mbi të gjitha, është që ta falenderojmë Zotin tonë të mëshirshëm, i Cili na e ka lehtesuar çdo gjë, dhe të veprojmë në një mënyrë që Ai është i kënaqur me të. Allahu na urdhëron ta adhurojmë vetëm Atë në ajetin e mëposhtëm:

Ky është Allahu, Zoti juaj nuk ka të adhuruar veç Tij, Krijuesi i çdo sendi, pra adhurojeni Atë. Ai është mbikqyrës ndaj çdo sendi. (Sure El-En’am: 102)

Muskujt funksionojnë në mënyrë harmonike

A e dinit që kur ju qeshni në fytyrën tuaj kontraktohen në mënyrë të harmonishme 17 muskuj? Nëse ndonjëri nga këto muskuj nuk do të kontraktohej apo nuk do të funksiononte, ju nuk do të ishit në gjëndje të buzëqeshnit. Veç kësaj, ju do të mbeteshit me një shprehje boshe në fytyrën tuaj.

Muscles Operate Harmoniously

Me anë të tkurrjes së përbashkët të muskujve të fytyrës, fytyra juaj mund të marrë shprehje të ngjashme me këto që shikoni këtu më lart.

Ekzistojnë 28 muskuj që kontrollojnë shprehjen e fytyrës tuaj. Me kontraktimin e përbashkët të këtyre muskujve, ju mund të përftoni qindra mënyra shprehjeje të ndryshme. Në sajë të këtyre muskujve ju mund të shprehni zemërim, hutim, gëzim, argëtim dhe shumë emocione të tjera. Përveç muskujve të fytyrës, në trupin tuaj punojnë në harmoni edhe muskuj të tjerë. Për shembull për të hedhur një hap të vetëm, hyjnë njëkohësisht në veprim 54 muskuj. Në këtë mënyrë ne mund të kryejmë me lehtësi qindra lëvizje, të cilat na duken të zakonshme. Por pasi ka lexuar gjithë këtë, njeriu duhet të ndalet e të mendojë, për arsye se ai nuk kontribuon asgjë në funksionimin e këtyre muskujve. Nëse muskujt nuk do të funksiononin siç duhet, nuk do të ishte e mundur të merrej një hap i vetëm, e jo më të vrapohej, të notohej apo të ngitej një biçikletë. Si rrjedhim ne duhet të ngulisim një të vërtetë të rëndësishme në mendjen tonë: Allahu ka krijuar një sistem të përkryer në trupin e njeriut. Kjo është një dhuratë nga Zoti ynë. Ajo çfarë na takon të bëjmë është që të reflektojmë për mëshirën e pafundme të Allahut, të përkujtojmë madhështinë e Tij dhe ta falenderojmë Atë.

Duart kryejnë çdo gjë me mjeshtëri

Shfletimi i faqeve të një libri, hapja e derës së makinës, larja e duarve… Këto janë vetëm pak nga gjërat që ne kryejmë shpesh me duart tona, pa hasur asnjë vështirësi. Ne i përdorim duart tona për të kryer gjithashtu qindra veprime të tjera.

babies, children, hands

Dora e njeriut është aq e fortë saqë ajo mund të ushtrojë një presion prej 45 kg mbi një objekt madje edhe pa u mbledhur grusht. Pavarësisht nga një forcë e tillë, ne mund t’i përdorim duart tona edhe në veprime shumë delikate dhe të imta, si qepja me gjilpërë, sa herë që dëshirojmë një gjë të tillë. Ndërsa një grup veprimesh kërkojnë shumë forcë, të tjera veprime kërkojnë saktësi preçize. Megjithatë ne madje nuk arrijmë ta marrim me mend se sa të mrekullueshme janë veprat që duart tona sjellin në jetën reale. Ne asnjëherë nuk vendosim në mënyrë të vetëdijshme të ushtrojmë një forcë prej 500 gramësh për të ngritur një copë letër nga tavolina apo të ushtrojmë një forcë prej 5 kg që të gjuajmë një top. Ne i kryejmë të gjitha këto gjëra automatikisht pa menduar në mënyrë të vetëdijshme, pasi Allahu na krijoi në mënyrë të përkryer. Aftësia e mrekullueshme e duarve tona është rezultat i krijimit të pashoq të Allahut.

robot hand

A e dini që shkencëtarët kanë bërë një përpjekje të madhe për të bërë një dorë artificiale të ngjashme me atë të njeriut? Duart e robotëve të bëra deri më tani kanë qenë ekuivalente me dorën e njeriut vetëm përsa i përket forcës, por nuk është mundur të realizohet shqisa e të prekurit dhe as aftësia e kryerjes së disa detyrave të ndryshme në të njëjtën kohë.

Me thënë të drejtën, është opinioni i shumë shkencëtarëve që thonë se nuk mund të ndërtohet një dorë rroboti që të mund të zotërojë të gjitha funksionet e dorës së njeriut. Inxhinieri që ka projektuar dorën e robotit të njohur si “Dora Karlsruhe” Hans J. Schneebeli ka thënë se sa më shumë që ai punon në projektimin dhe realizimin e duarve robotike aq më shumë ai e admiron dorën njerëzore. Ai shton se atyre u duhet akoma shumë kohë që të jenë në gjëndje të realizojnë vetëm pak nga punët që është në gjëndje të kryejë dora e njeriut.

hands, robot hand, human hand

Ju mund të kryeni lirisht çfarë të dëshironi duke përdorur duart tuaja. Mund të shkruani, të hani ushqim, të lani fytyrën, të mbani një top, e kështu me radhë. Veç kësaj, ju i kryeni të gjitha këto gjëra pa hasur asnjë vështirësi. Megjithatë, duart artificiale, të cilat shkencëtarët dhe teknikët i kanë prodhuar pas shumë vitesh studimi, mund të kryejnë vetëm një numër të kufizuar detyrash.

Duart tona të cilat nuk mund të imitohen madje as nga teknologjia bashkohore, janë projektuar nga Allahu. Ato manifestojnë përsosmërinë në mjeshtërinë e krijimit të Allahut.

children

Nuk ka krijues tjetër veç Allahut. Në ajetin e mëposhtëm, Allahu na informon që nuk ka zot tjetër veç Tij dhe u drejtohet atyre që nuk e shohin këtë fakt:

Thuaj: “Kush është zoti i qiejve dhe i tokës?” Thuaj: “Allahu.” Thuaj: “ A keni pranuar veç tij zotëra, që nuk kanë mundësi t’i sjellin as dobi as dëm vetvetes?” Thuaj: “A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose a janë të njëjta errësirat me dritën? A mos i kanë bërë Allahut shokë (idhuj) që krijojnë ashtu si Ai krijon dhe atyre u është bërë i ngjashëm krijimi? Thuaj: “Allahu është krijuesi i çdo sendi, Ai është i Vetëm, Nënshtruesi.” (Sure Er Rr’ad: 16)