Hyrje: Kthesë e Madhe në Historinë e Njerëzimit

Sot është dita e një kthese të madhe në histori. Filozofia materialiste, e cila njëherë i qe imponuar njerëzimit nën trajtën e shkencës, ironikisht po rrëzohet sot nga vetë shkenca. Materializmi, filozofia sipas së cilës gjithqka është e përbërë nga materia dhe i cili e mohon ekzistencën e Perëndisë, është në fakt një version bashkëkohor i paganizmit. Paganët e vjetër i adhuronin gjësendet e vdekura siç ishin idhujt nga druri apo guri dhe i konsideronin ato për qenie hyjnore. Filozofia materialiste, në anën tjetër, e bazon pohimin e saj në besimin se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera janë të krijuara vetëm nga atomet dhe molekulat. Sipas kësaj pikëpamjeje supersticioze, atomet jo të gjalla në njëfarë mënyre e organizuan vetveten dhe me kohë fituan jetë e vetëdije, duke e sjellur finalisht kështu në ekzistencë njeriun.

Ky besim suepersticioz i bazuar në materializëm quhet ‘evolucion’. Besimi në evolucionin, i paraqitur për herë të pare në kulturat pagane të Sumerianëve të vjetër dhe të Grekëve antikë, në një mënyrë u ringjall në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga një grup i shkencëtarëve materialistë, dhe kështu u soll në agjendën botërore. Charles Darwin është më i njohuri nga këta shkencëtarë. Teoria e evolucionit të cilën ai e zhvilloi e humbi kot kohën e botës së shkencës për 150 vite, dhe megjithë natyrën e saj me të meta, gjë kjo gjërësisht e pranuar, ajo mbijetoi deri tash vonë për arsyera thjeshtë ideologjike.

Sidoqoftë, siç u përmend edhe më herët, sot materializmi po falimenton me një zhurmë gjëmuese. Shpesh thuhet se ishin tre teoretë të njohur materialistë të cilët manovruan shekullin XIX: Frojdi, Marksi dhe Darvini. Teoritë e dy të parëve u studiuan, testuan dhe duke u vërtetuar për jovalide, u mohuan pastaj në shekullin e njëzetë. Tashmë, edhe teoria e Darvinit po kapitullon në të njëjtën mënyrë.

Darwin,marx
Charles Darwin
Karl Marx
Sigmund Freud

Disa zhvillime të rëndësishme në Qershorin e vitit 2000 e lehtësuan këtë rrëzim të madh të materializmit.

Së pari, disa shkencëtarë të cilët po kryenin disa eksperimente për të thyer shpejtësinë e dritës, bënë një zbulim që ndryshoi tërësisht drejtimin e të gjitha premisave shkencore. Në një eksperiment ku u thye shpejtësia e dritës, shkencëtarët observuan me mahnitje se efekti i eksperimentit ngjau para shkakut të tij. Kjo do të thoshte disfatë për qëndrimin e “shkakësisë-kauzalitetit”, i cili qe vendosur në themele të pikëpamjeve materialiste në shekullin 19. Në shumë publikime shkencore u raportua se “ky eksperiment vërtetoi se është i mundshëm efekti-pasoja pa shkak dhe se fundi i një ngjarjeje mund të ndodhë para fillimit të saj.” Në të vërtetë, të ndodhurit e efektit të një veprimi para veprimit që duket të jetë shkaku i tij, është fakt shkencor se të gjitha ngjarjet janë krijuar individualisht. Kjo tërësisht e shembë dogmën materialiste.

Disa javë më vonë u zbulua se Arheopteriksi, shpendi fosil i paraqitur si ‘ fakti më i rëndësishëm fosil’ nga Darvinistët për më shumë se një shekull, ishte në të vërtetë jo fakt, por goditje fatale për teorinë e evolucionit. Kur u zbulua një fosil tjetër që nuk kishte dallim nga shpendtë e tashëm dhe ishte nja 75 milion vite më i vjetër se ky fosil (Arheopteriksi) që gjoja është ‘paraardhësi primitiv i shpendëve’, evolucionistët u shokuan. Shumë revista që e kishin paraqitur më herët Arheopteriksin si ‘paraardhësin primitiv të shpendve’ u detyruan tash të raportojnë se ‘Paraardhësi si shpendëve u vërtetua të jetë shpend’.

Përfundimisht, projekti i gjenomit njerëzor - një përpjekje për të krijuar hartën e përafërt të gjenomit njerëzor, u konkludua dhe kështu u bënë të njohura për njerëzimin detajet e ‘informacionit gjenetik’ të cilat e bënë të njohur faktin se sa i madhërishëm është krijimi i qenieve të gjalla nga Perëndia. Sot, secili që i mer në konsideratë rezultatet e këtij projekti dhe që e sheh se një qelizë e vetme njerëzore përmban mjaft informata sa për tu deponuar në mijëra faqe enciklopedishë, e kupton se qfarë mrekullie e madhe e krijimit është kjo.

Prapëseprapë, evolucionisët përpiqen që ti keqinterpretojnë zbulimet e fundit, të cilat në fakt flasin kundër tyre, dhe ti paraqesin ato si fakt për “ evolucionin”. Të paaftë për të sqaruar se si e ka origjinën qoftë edhe zingjiri i AND-së së një bakteri të vockël, evolucionistët tentojnë të përhapin mesazhe si ky “ gjenet njerëzore u përngjajnë gjeneve shtazore”. Mesazhet e tilla janë të pasakta dhe nuk kanë ndonjë vlerë shkencore. Këto mesazhe janë dizajnuar për të udhëzuar mbrapsht shoqërinë. Në ndërkohë, disa institucione shtypi, për shkak të injorancës së tyre ndaj kësaj teme dhe për shkak të qasjes së njëanshme, supozojnë se Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqet ‘fakte për evolucionin’ dhe mundohen ta prezantojnë këtë në atë mënyrë.

Në këtë libër janë sqaruar keqinterpretimet e mësipërme evolucioniste dhe është qartësuar natyra e cektë dhe iracionale e vërejtjeve të ngritura ndaj qështjes së krijimit. Përveq kësaj këtu është zbuluar në mënyrë eksplicite ashpërsia e rrënimit të Darvinizmit me zbulimet e fundit.

Kur ti e lexon këtë libër, do ta shohësh gjithashtu se filozofia materialiste e cila e mohon Perëndinë po e arrin fundin e saj dhe se në shek. 21 njerëzimi do ti kthehet pranimit të qëllimit të njëmendtë të krijimit duke u çliruar nga mashtrimet si evolucioni.