Informacionet Historike Në Kuran

Fjala “Haman” Në Kuran

The Word Haman in the Qur'an

Emri “Haman” nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Kur kjo gjuhë u dëshifrua, u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte “përgjegjës i atyre të cilët nxirrnin shkëmbinj”. (Lart tregohen ndërtuesit e lashtë egjiptianë). Në Kuran, Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo nënkupton se ky lajm nuk mund të njihej nga askush në kohën kur u shpall Kurani, aq më tepër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë më e detajuar se Kurani në përshkrimin e ngjarjeve, nuk e përmend një gjë të tillë.

Informacioni i dhënë në Kuran rreth Egjiptit të lashtë nxori në dritë shumë fakte historike, të cilat ishin të pakonfirmuara deri kohët e fundit. Këto fakte na bëjnë të qartë se çdo fjalë në Kuran është shpallur nga një Ekzistencë Inteligjente me Urtësi të përkryer.

Hamani është një person, emri i të cilit përmendet në Kuran së bashku me Faraonin. Ai është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit.

Çuditërisht, emri i Hamanit nuk përmendet fare në Teurat (Tora), megjithëse në të historia e Musait (Moisiut) është dhënë shumë e detajuar. Megjithatë, emrin Haman e gjejmë të përmendur te kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, ku identifikohet si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitëve, afërsisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut.

Disa jomuslimanë deklarojnë se Profeti Muhamed e shkroi vetë Kuranin, duke kopjuar Biblën, mirëpo gjatë këtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura në Bibël.

Absurditeti i këtyre deklaratave u vërtetua përfundimisht pas deshifrimit të alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë dhe në shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Më parë, shkrimet dhe dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë nuk mund të kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit të lashtë ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndër vite me radhë. Sidoqoftë, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit të kulturave të tjera në shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij të hershëm bashkë me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, në të cilin ishte përdorur shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrim i vitit 394 e.s. Më pas, ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atë. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë...

Misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifeve egjiptiane u zgjidh më 1799, pas zbulimit të pllakës Rosetta Stone, e cila i përkiste vitit 196 p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkrimi qëndron në faktin se ai ishte shkruar në tri forma të ndryshme: hieroglife, demotike (një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërijve në Egjiptin e lashtë) dhe greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Përkthimi i dorëshkrimit u bë nga francezi Jean-Françoise Champollion. Kështu, një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të lidhura me të dolën në dritë. Në këtë mënyrë, u përftuan mjaft njohuri mbi qytetërimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë.

Nëpërmjet deshifrimit të hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte përmendja e emrit "Haman" në dorëshkrimet egjiptiane. Ky emër gjendet në monumentin e muzeut Hof Museum, në Vjenë.22

Në fjalorin "Njerëzit në mbretërinë e re", i cili u përgatit duke u bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve, përmendet se Hamani ka qenë "përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj".23

Rezultati nxori në pah një të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëve të Kuranit, Hamani ka jetuar në Egjipt në kohën e Musait, si njeri i afërt me Faraonin dhe ka marrë pjesë në ndërtimet e kryera, siç thuhet edhe në Kuran.

Për më tepër, ajeti kuranor përshkruan ngjarjen ku Faraoni i kërkoi Hamanit të ndërtonte një kullë të lartë.

"Faraoni tha: "O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonjë zot tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman, prodho për mua tulla, duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh zotin e Musait, megjithëse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar." (El Kasas 38)

Si përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë, jo vetëm që i bëri të pavlera thëniet e fabrikuara të mohuesve të Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe një herë faktin se Kura'ni është fjala e Zotit, Zotit të botëve.

Titujt E Sunduesve Egjiptianë Në Kuran

Titles of Egyptian Rulers in the Qur'an

Musai nuk ishte i vetmi profet që jetoi në tokat e Egjiptit gjatë historisë së lashtë të vendit. Profeti Jusuf (Jozef) jetoi në Egjipt shumë kohë para se të vinte Musai.

Kur lexojmë historitë e Musait dhe Jusufit, ne hasim një lloj paralelizmi. Ndërsa i adresohemi sunduesit të Egjiptit në kohën e Jusufit, gjejmë të përdorur në Kuran epitetin "melik" (mbret):

"Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, që ta bëj prej njerëzve të afërt me mua!" (Kur ia sollën) dhe bisedoi me të tha: "Tani ti ke një pozitë të lartë te ne dhe je i besueshëm. "(Jusuf 54)

Në kontrast, sunduesi në kohën e Musait nuk quhet më mbret por "Fir'aun" (Faraon):

"Ne i dhamë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtë e Israilit (për Musain) kur u erdhi atyre, mirëpo faraoni i tha atij: O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur!" (El Isra 101)

Ngjarjet historike të evidentuara sot na tregojnë shkakun e emërtimit të ndryshëm të këtyre sunduesve. Fjala "faraon" në të vërtetë ishte emri i pallatit mbretëror në Egjiptin e hershëm. Sunduesit e dinastisë së vjetër nuk e përdornin këtë emër. Fjala faraon, si një titull sunduesi, nuk u përdor deri në periudhën e "Mbretërisë së Re" të historisë së Egjiptit. Kjo periudhë filloi me dinastinë e tetëmbëdhjetë (1539-1292 p.e.s.) dhe që prej dinastisë së njëzetë (945-730 p.e.s.) fjala faraon përdorej si një titull nderi.

Kështu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe një herë: Jusufi jetoi në kohën e Mbretërisë së Vjetër dhe atëherë përdorej fjala "melik" (mbret) për sunduesit egjiptianë dhe jo "faraon". Nga ana tjetër, Musai jetoi në periudhën e Mbretërisë së Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin "faraonë".

Nuk ka dyshim se një dallim i tillë mund të bëhej vetëm nga një person që e njihte mirë historinë e Egjiptit. Por për fat të keq, historia e Egjiptit të Lashtë u harrua krejtësisht që prej shekullit IV. Për këtë arsye, hieroglifet nuk mund të kuptoheshin më, ndaj dhe ky fakt nuk mund të zbulohej para shekullit XIX. Si rrjedhim, askush nuk kishte njohuri kaq të thella mbi historinë e Egjiptit të lashtë, në kohën kur u shpall Kurani. Ky është një tjetër fakt që vërteton qartë se Kurani është fjala e Zotit.

Ay yolculuğu

Mrekullitë Matematikore Të Kuranit

Përveç mrekullive që cituam deri tani, Kurani përmban edhe një sërë mrekullish matematikore. Një shembull konkret i këtyre mrekullive është numri i përbashkët që del nga përsëritja e disa fjalëve të caktuara. Këto fjalë, të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën, përsëriten me të njëjtin numër në mënyrë të habitshme. Më poshtë janë përmendur këto fjalë si dhe numrat e përsëritur në Kuran:

Shprehja "shtatë qiej" përsëritet shtatë herë në Kuran. Gjithashtu, edhe shprehja "krijimi i qiejve" përsëritet shtatë herë në Kuran.

Shtatë qiej
(seb'a semavat)
Krijimi i qiejve
(halku's semavat)
7 herë
7 herë

Fjala "ditë", në numrin njëjës, përsëritet 365 herë. Po kjo fjalë, në numrin shumës, përsëritet 30 herë. Ndërsa fjala "hënë", përsëritet 12 herë në Kuran. Nuk duhet të harrojmë se lëvizja e hënës është baza e kalendarit hënor, i cili, ashtu si dhe kalendari diellor, ka 12 muaj.

Ditë
Ditët
Hëna
yevm
eyyam,yevmeyn
şehr
365 herë
30 herë
12 herë

Fjala "tradhëti" dhe fjala "i keq" përsëriten nga 16 herë në Kuran.

I tradhëti
I keq
16 herë
16 herë

Fjalët "bimë" dhe pemë" përsëriten nga 26 herë në Kuran.

Bimë
Pemë
26 herë
26 herë

Fjala "dënim" përsëritet 117 herë në Kuran, ndërsa fjala "falje", e cila është një nga bazat themelore të Kuranit, përsëritet dy herë më tepër, pra 234 herë.

Dënim
Falje
117 herë
2 x 117 = 234 herë

Fjala"thuaj" është përmendur nga 332 herë. Po aq herë është përmendur edhe fjala "thanë".

Thuaj
Thanë
332 herë
332 herë

Fjalët "Dunía" (jeta e kësaj bote) dhe "Ahiret" (jeta e botës tjetër) janë përmendur nga 115 herë secila.

Botë
Botë e përtejme
115 herë
115 herë

Fjalët "shejtan" dhe "ëngjëll" përsëriten nga 88 herë në Kuran.

Shejtan
Ëngjëll
88 herë
88 herë

Fjala "besim" dhe fjala "mosbesim" përsëriten nga 25 herë në Kuran.

Besim
Mosbesim
25 herë
25 herë

Fjala "zekat" përsëritet 32 herë. Edhe fjala "begati" përsëritet 32 herë në Kuran. Zekati është nje "taksë" vjetore, e cila është e barabartë me 2,5 % të pasurisë, dhe jepet nga të pasurit për të varfrit. Në shumë ajete kuranore dhe fjalë të Profetit përmendet se Zekati është pastrim dhe begati për pasurinë e njeriut.

Zekat
Begati
32 herë
32 herë

Fjala "të mirët" përsëritet 6 herë, ndërsa fjala "të këqinjtë " përsëritet dy herë më pak, pra 3 herë.

Të mirët
Të këqinjtë
ebrar
fuccar
6 herë
3 herë

Fjalët "verë-ngrohtë" dhe "dimër-ftohtë" përsëriten nga 5 herë në Kuran.

Verë-Ngrohtë
Dimër-Ftohtë
5 herë
5 herë

Gjithashtu edhe fjalët "verë" (pije alkoolike) dhe "dehje" përsëriten nga 6 herë në Kuran.

Verë
Dehje
hımr
sekere
6 herë
6 herë

Fjala "pasuri" përsëritet 26 herë, ndërsa fjala "varfëri" përsëritet dy herë më pak, pra 13 herë.

Pasuri
Varfëri
26 herë/td>
13 herë

Në shumë ajete kuranore janë përmendur edhe fazat e krijimit të njeriut. Për këtë le të marrim për shembull ajetin kuranor të mëposhtëm:

"Ne e kemi krijuar njeriun nga toka. Pataj e bëmë pikë (nutfetun) në një vend të sigurtë (në mitrën e nënës). Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi (mudga) pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, Krijuesi më i mirë." (El-Mu'minun: 10-14)

Pra fazat e krijimit janë: tokë, pikë (farë), diçka e varur, copë mishi, eshtra dhe mish. Po të bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme të përmendjes së këtyre fazave, përftojmë numrin 65. Po kaq herë është përmendur edhe fjala "njeri".

Njeriu
Toka

Pikë

Diçka e varur

Copë mishi

Eshtra

Mishi
Lahm
Turab

Nutfetun

Alek

Mudga

Idham

Lahm
65 kere
17 kere

12 kere

6 kere

3 kere

15 kere

12 kere
65 kere

Mrekullia E Numrit 19 Në Kuran

Një nga mrekullitë matematikore të Kuranit është numri 19, i cili gjendet në një formë të shifruar në shumë ajete kuranore. Ky numër, i cili përmendet në ajetin e 30-të të sures "Muddethir" është shifruar në shumë vende të Kuranit. Më poshtë po japim disa shembuj:

Shprehja "Bismilahi Rrahmani Rrahim" (Me emrin e Allahut, Bëmirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit) përmban në arabisht 19 shkronja.

Kurani përbëhet nga 114 sure (19 x 6).

Surja e fundit e plotë e shpallur (Surja "Nasr") përbëhet, gjithashtu, nga 19 fjalë.

Kurani përbëhet nga 114 sure (19 x 6).

Ajetet e para të zbritura nga Kurani, i përkasin sures së 96-të, e cila është e 19-a nëse fillojmë numërimin nga fundi i Kuranit. Numri i përgjithshëm i fjalëve të këtyre ajeteve është 19.

Surja e parë e shpallur (Surja "Alek") përbëhet nga 19 ajete.

Surja e fundit e plotë e shpallur (Surja "Nasr") përbëhet, gjithashtu, nga 19 fjalë.

Ayrıca Nasr Suresi'nin Allah'ın Në mënyrë të veçantë, ajeti i parë i kësaj sureje, që flet për ndihmën e Allahut, përbëhet nga 19 shkronja. söz eden ilk ayeti de 19 harftir.

Në Kuran, shprehja "Bismilahi Rrahmani Rrahim" është përmendur 114 herë. Pra 6-fishi i 19-s.

Në Kuran, 113 sure fillojnë me "Bismilahi Rrahmani Rrahim". E vetmja sure që nuk fillon me këtë shprehje është surja e nëntë, e titulluar "Et-Teube". Por shprehja "Bismilahi Rrahmani Rrahim" përmendet dy herë në suren "En-Neml": një herë në fillim dhe një herë në ajetin e 30-të. Kur fillojmë numërimin nga surja "Et-Teube", e cila fillon pa "Bismilah", shohim se sura "En-Neml" gjendet e 19-ta në radhë.

E vetmja sure që nuk fillon me këtë shprehje është surja e nëntë, e titulluar "Et-Teube"

Por shprehja "Bismilahi Rrahmani Rrahim" përmendet dy herë në suren "En-Neml": një herë në fillim dhe një herë në ajetin e 30-të.

Kur fillojmë numërimin nga surja "Et-Teube", e cila fillon pa "Bismilah", shohim se sura "En-Neml" gjendet e 19-ta në radhë.

Kur fillojmë numërimin nga surja "Et-Teube", e cila fillon pa "Bismilah", shohim se sura "En-Neml" gjendet e 19-ta në radhë.

Por shprehja "Bismilahi Rrahmani Rrahim" përmendet dy herë në suren "En-Neml": një herë në fillim dhe një herë në ajetin e 30-të.

Në suren "En-Neml" me numër 27, që vjen 19 sure pas sures "Et-Teube", shprehja "Bismilahi Rrahmani Rrahim" gjendet edhe në fillim të kësaj sureje, edhe në ajetin e 30. Kështu pra, gjenden dy "Bismilah..." në suren e 27-të. Në këtë mënyrë plotësohet numri 114 (i cili është dhe numri i sureve të Kuranit). Kur mbledhim numrin e ajeteve me numrin e sureve, pra 27 + 30, rezulton numri 57, i cili është tre fishi i numrit 19.

Në Kuran përmenden 30 numra të ndryshëm.

Shuma e të gjithë këtyre numrave që përmenden në Kuran (pa marrë parasysh përsëritjet) është numri 162146, i cili 8534-fishi i 19.

1+2+3+4+5+6+7+8+9+10+11+12+19+20+30+40+50+60+70+80+99+100+200+300+1.000+2.000+3.000+5.000+50.000+100.000=162.146 (19 x 8.534)

Surja e parë që përmban 19 ajete është surja "Infitar". Një veçanti tjetër e kësaj sureje është se fjala e fundit e saj është fjala "Allah". Në të njëjtën kohë, kjo është e 19-a herë e përmendjes së fjalës "Allah", nëse fillojmë numërimin nga fundi i Kuranit.

Në Kuran gjendet një numër suresh që fillojnë me përmendjen e një shkronje të vetme. Surja e 50-të e Kuranit fillon me shkronjën "Kaf" dhe ka 57 shkronja të tilla. Po ashtu, në suren e 42-të, e cila fillon me shkronjën "Kaf", gjenden 57 shkronja të tilla. Shkronja "Kaf" është shkronja me të cilën fillon fjala Kuran. Po të mbledhim numrin e shkronjave "Kaf" të të dy sureve del shuma 114, aq sa sure ka edhe Kurani.

Surja e 50-të përmban 45 ajete. Nëse mbledhim këto dy shifra, na del numri 95, pra (19 x 5). Sura e 42-të përmban 53 ajete. Gjithashtu, po ti mbledhim këto dy shifra na del numri 95, pra (19 x 5).

Kur mbledhim numrin e ajeteve të sures "Kaf, në të cilat gjenden shkronjat "Kaf", del shuma 798, pra 42-fishi i numrit 19. Numri 42 është numri i sures tjetër, e cila fillon me shkronjën "Kaf".

Surja "El Kalem" është surja e vetme e Kuranit, e cila fillon me shkronjën "Nun". Shuma e shkronjave "Nun" në këtë sure është 133, pra 19 x 7.

Footnotes

140. http://monak2.tripod.com/Peaceonline/id1.html

141. İsmail Yakıt, Türk-İslam Kültüründe Ebced Hesabı ve Tarih Düşürme, s. 36.

142. İsmail Yakıt, Türk-İslam Kültüründe Ebced Hesabı ve Tarih Düşürme, s. 56.

143. Sahih-i Buhari ve Tercemesi, c. 8, no. 88.

144. http://www.iol.ie/~plugin/stonecal.htm

145. http://antwrp.gsfc.nasa.gov/apod/halley.html