Ketrat e Lezetshëm Bishtgjatë

Bilali dhe Daudi ishin dy shokë që shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin. Ata sapo kishin mbaruar së lexuari një libër që bënte fjalë për jetën e kafshëve dhe ishin kënaqur shumë me të. Sa kënaqësi është të mësosh gjëra të reja dhe interesante për kafshët! Një mbrëmje ata folën me familjet e tyre dhe ua mbushën mendjen të shkonin një udhëtim në fshat në fundjavë. Rrugës ata i bënin pyetje njëri-tjetrit për kafshët që do të shikonin atje. Sapo dolën nga makina, filluan të vraponin të gëzuar midis pemëve. Prindërit e tyre u ulën nëpër stola dhe filluan të bisedonin. Bilali dhe Daudi u morën leje për të shëtitur përreth, pasi mezi prisnin të shihnin disa kafshë.

Pasi ecën pak, ndien një lëvizje nëpër gjethet e pemëve aty afër.

"Daud, shiko atje! tha Bilali. Them se është ketër!"

“Eja, tha Daudi,"Ju dukeni djem shumë kuriozë. Unë e di se çfarë doni të dini."

Ishte vërtet një ketër që u foli: "Ju dukeni djem shumë kuriozë. Unë e di se çfarë doni të dini."

“Hë, të lutem na trego!” i tha Daudi.

"Unë po mendohem pse ke një bisht aq të gjatë." tha Bilali.

Ketri filloi të fliste për t'i shuar kuriozitetin djemve: -"Unë mund të ngjitem në shumë drejtime lart në pemë. Për shembull, unë mund të ngjitem në pemë shumë lehtë me kthetrat e mia të mprehta. Vrapoj nëpër degë, kolovitem me kokë poshtë, dhe madje eci po ashtu. Kushërinjtë e mi dhe unë quhemi "ketrat gri". Ne mund të kërcejmë me lehtësi nga maja e një peme në tjetrën deri në 4 metra larg. Kërcejmë në ajër sikur të fluturonim, më pas i hapim krahët dhe këmbët dhe shkasim në ajër. Bishtin e drejtojmë për të mbajtur ekuilibrin dhe e përdorim atë si një timon që mban drejtimin."

Daudi, pasi dëgjoi ketrin e pyeti sërish: "Kam lexuar në një libër se disa ketra fluturojnë. A kanë nevojë ata për diçka tjetër përveç bishtit të gjatë?"

"Po. u përgjigj ketri. Në Australi, ka disa lloje ketrash të cilët mund të fluturojnë. Ata janë nga 45 deri në 90 cm të gjatë. Ata zhvendosen nga një pemë në tjetrën me kërcime të gjata. Në vend të krahëve ata kanë një membranë rrëshqitëse dhe fluturojnë nga një pemë tek tjetra si avionë pa motor. Për shembull, membrana fluturuese e tyre shtrihet nga këmbët e parme deri në ato të pasme. Një ketër fluturues mund të kërcejë nga trungu i një peme me lëkurën e trupit të tij të tendosur dhe, ashtu si avion, ai është në gjendje të udhëtojë rreth 30 metra në një kërcim të vetëm. Ndonjëherë ata janë vënë re të fluturojnë në ajër në një distancë, jo pak, por 530 metra në 6 kërcime njëri pas tjetrit."

sincap

“Po si e llogaritin largësinë kur kërcejnë midis pemësh që janë aq larg njëra nga tjetra? pyeti me habi Bilali. Atyre iu duhet të bëjnë llogarritje me qëllim që të ulen në vendin e caktuar. Vetëm një gabim i vogël do të mjaftonte për të rënë në tokë.”

“Po, tha ketri, është shumë e vërtetë. Kur kërcejmë, ne synojmë të arrijmë degët e holla dhe na duhet të kërcejmë me kujdes për t’u ndalur në vendin e duhur. Për ta arritur këtë, ne përdorim këmbët tona të pasme, sytë tanë të mprehtë, të cilët janë shumë të saktë për të shquar largësinë, kthetrat tona të forta dhe bishtin, i cili na ndihmon të mbajmë ekuilibrin. Ai që na ka dhënë ne këto aftësi dhe që na ka udhëzuar si t’i përdorim është Zoti ynë i Plotfuqishëm. Përndryshe, për ne do të ishte e pamundur të përdornim metër për të matur lartësinë e pemëve dhe distancat ndërmjet degëve të tyre.”

Daudi, i cili ishte zhytur i tëri në këtë dituri interesante, e pyeti: "Përse e përdorni tjetër bishtin?"

Ndërsa Bilali shtoi: "Unë kam parë njëherë një film dokumentar, i cili tregonte se, kafshët e vogla e humbin temperaturën e trupit kur nuk lëvizin. Në mot të ftohtë, jeta e tyre vihet në rrezik nga ngrica, veçanërisht kur ata janë në gjumë. Si me të gjitha llojet e kafshëve, edhe me edhe me ju ketrat, Allahu ka krijuar mbrojtje në kushte të vështira. Ketrat kanë bishta të trashë dhe me push, të cilët i mbështjellin rreth vetes dhe flenë të mbledhur tamam si një top. Ky bisht i trashë është si një pallto dimri që i mbron ata nga ngrirja gjatë gjumit, kur moti është i ftohtë."

sincap

“Po. pohoi ketri. Bishti na mban ngrohtë kur temperatura është e ulët. Por bishtin ne e përdorim edhe për diçka tjetër. Ashtu si kafshët e tjera, edhe ne ketrat kemi mënyra të ndryshme komunikimi me njëri-tjetrin. Për shembull, ketrat e kuq, kur vërejnë një armik, tundin bishtin dhe lëshojnë disa tinguj ngacmues.”

Daudi tregoi me gisht: "Sa lajthi paske mbledhur! Duhet të jesh mjaft i uritur."

Ketri:-"Në dimër ne e kemi të vështirë të gjejmë ushqim, kështu që përgatitemi që në verë duke e mbledhur atë. Ne jemi shumë të kujdesshëm kur grumbullojmë ushqimin. Nuk mund të ruajmë fruta, sepse ato prishen shpejt. Që të mos mbetemi të uritur në dimër, ne mbledhim vetëm lajthi, stika pishe dhe ushqime të tjera që rrojmë. A e kupton? Unë do t'i ruaj këto lajthi për t'i ngrënë në dimër."

Daudi shtoi: "Është Allahu Ai që ia mëson çdo krijese si të gjejë dhe si të depozitojë ushqimin; është Ai që ia jep çdo gjallese ushqimin e përditshëm. Njëri nga emrat e bukur të Tij është

"Furnizuesi", sepse Ai e ushqen çdo gjë të gjallë që ka krijuar. Kurani na tregon se sa i mëshirshëm dhe i dhembshur është Allahu: "Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ata, edhe juve. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi."
(Ankebut: 60)

Ketri vazhdoi të fliste: "Allahu i ka dhënë çdo krijese cilësi, të cilat e ndihmojnë atë për t'ju përshtatur ambientit ku ajo jeton. Për ne ketrat nuk është e mjaftueshme vetëm të gjejmë ushqim dhe ta ruajmë atë; kur vjen dimri, ne na duhet të gjejmë edhe vendin ku e kemi ruajtur ushqimin. Ne e bëjmë këtë në sajë të shqisës së mrekullueshme të të nuhaturit që na ka dhënë Allahu. Ne jemi në gjendje të nuhasim lajthitë e mbuluara nga një shtresë 30 cm nën dëborë.

Ushqimin që mbledhim e ruajmë në vende të ndryshme. Por më vonë, harrojmë ku e kemi vendosur. Por Allahu na bën të harrojmë me një qëllim të caktuar. Gjatë kësaj kohe, farat që kemi ruajtur nën tokë do të mbijnë dhe prej tyre do të dalin pemë të reja.”

Bilali që kishte rënë në men dime e pyeti i habitur: "Lajthitë dhe gështenjat kanë lëvozhga mjaft të forta. Ne përdorim arrëthyese për t'i çarë. Po ju ketrat mund t'i çani ato pa arrëthyese?"

“Ne kemi dhëmbë që janë më të mprehtë dhe më të fortë se dhëmbët e njeriut. i shpjegoi ketri. Dhëmbët tanë të përparmë, të quajtur dhëmbë prerës, na lejojnë të presim materiale të forta, prapa tyre gjenden dhëmbët bluajtës. Falë dhëmbëve tanë të mprehtë ne mund të thyejmë lëvozhgën e çfarëdolloj lajthie, sado e fortë qoftë.”

sincap

-“Po, a nuk u dëmtohen dhëmbët?” desh të dinte Daudi.

“Këtu, gjithashtu, ju mund të shihni harmoninë e përsosur që është vendosur në çdo gjë në mjeshtërinë e lartë krijuese të Zotit tonë. Nëse na prishen apo na thyhen dhëmbët, na dalin të tjerë në vend të tyre. Allahu ia ka dhënë këtë aftësi të gjitha krijesave që e shpojnë dhe e përtypin ushqimin.” i shpjegoi ketri.

Bilali shtoi:

"Kurani na tregon për bukurinë dhe përsosmërinë e gjallesave që ka krijuar Allahu: "Në krijimin tuaj dhe në krijimin e të gjitha gjallesave që Ai ka shpërndarë ka shenja për njerëzit që janë të bindur."
(Xhathije: 4)

Daudi pohoi duke thënë: "Ne duhet të sjellim gjithmonë ndër mend se Allahu e ka nën kontroll çdo gjallesë në çdo moment. Ne duhet ta falënderojmë Atë për të gjitha mirësitë që na ka dhënë, të lutemi që të bëhemi robërit e Tij të dashur dhe përherë t'i kërkojmë falje."

“Po, ke të drejtë.” tha Bilali.

“Na u bë vonë, Daud. Tani është më mirë të kthehemi. Ne të falënderojmë për të gjitha ato gjëra të bukura që na mësove, o ketër i bukur.”

-"Mirupafshim, mirupafshim, miqtë e mi të vegjël." ua bëri me dorë ketri dhe u largua.