Frymëzimi i All-llahut Në Cdo Njeri: Ndërgjegjja

Ndërgjegjja është cilësi shpirtërore që e urdhëron njeriun për sjellje dhe mendime të mira dhe e ndihmon atë të mendoj drejtë dhe të dalloj të drejtën nga e gabuara.

Një nga aspektet e rëndësishme të ndërgjegjes është se ajo është e përbashkët për të gjithë njerëzit. Me fjalë të tjera, ajo që ndërgjegjja e një njeriu e ndien si të drejtë, ndërgjegjet e gjithë të tjerëve e ndiejnë si të drejtë me kusht që të ekzistojnë rrethanat e njëjta. Ndërgjegjja e një njeriu kurrë nuk bie në kundërshtim me atë të dikujt tjetër. Arsyeja qëndron në burimin e ndërgjegjes: ajo është frymëzim i All-llahut. Përmes ndërgjegjes, All-llahu na bën me dije për sjelljen më të bukur që duhet të përvetësojmë, e cila do ta kënaqë Atë:

Se ndërgjegjja është frymëzim prej All-llahut përmendet në Kur'an, në Suren Shems:

"Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë."(Sure Shems: 7-10)

Në vargjet e mësipërme, All-llahu shpall se Ai e ka frymëzuar veten me shthurje (që të sillet në mënyrë mëkatare, të jetë e pabindur, të devijojë, të gënjejë, t'ia kthej shpinën drejtësisë, të shkaktoj telashe, të ketë rënie në mirësjellje). E kundërta është takva (frikë-respekti apo frika ndaj All-llahut e cila e frymëzon një njeri që të ruhet nga veprimet e gabuara dhe të jetë i etur për vepra të cilat e kënaqin Atë). Pikërisht kjo ndërgjegje është ajo që e bën njeriun që të ruhet nga veprat e këqija dhe të gjejë rrugën e drejtë.

Një nga aspektet më të rëndësishme të ndërgjegjes është se ajo e ndihmon njeriun që të zbulojë atë që është e drejtë me vullnetin e tij. Kjo do të diskutohet në mënyrë më të hollësishme në kapitujt e ardhshëm. Ndërgjegjja do t'i tregojë pa dyshim njeriut atë që është e drejtë, madje edhe nëse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë. Sidoqoftë, ajo që ka rëndësi për njeriun është që të mbështetet në vet ndërgjegjen e tij, të dëgjojë se çfarë i thotë ajo dhe të veprojë sipas saj. Për këtë arsye, mund të themi se ndërgjegjja është elementi kryesor i fesë.

Mbi të gjitha, ka një gjë që duhet ta kemi në mendje; çdo njeri, që nga momenti i fitimit të ndërgjegjes, është përgjegjës për atë me çka e frymëzon All-llahu dhe atë që i thotë ndërgjegjja e tij. Që nga momenti që ai fillon t'i kuptojë ato që ndodhin rreth tij dhe bëhet i aftë për të gjykuar vet, ai pritet që të ketë dhe të jetë në gjendje të përdor aftësinë për të dëgjuar dhe për të dalluar zërin e ndërgjegjes së tij dhe të ketë vullnet për ta pasuar atë. Që nga ky moment e tutje, ai do të pyetet për veprimet që i ndërmerr gjatë jetës së tij. Nëse e pason ndërgjegjen e tij, ai do të shpërblehet me një jetë të përjetshme në parajsën e All-llahut, por nëse e pason veten e tij, ai do të takojë një kube të mbyllur flake të përjetshme.