Allahu Dërgoi (Profetët) Dhe Librat

Në kapitujt e mëparshëm, kemi dhënë shembuj dhe dëshmi që ndihmojnë të kuptojmë dhe të marrim me mend fuqinë dhe madhështinë e Allahut. Arsyeja pse Allahu n’a ka dhuruar aftësinë e të menduarit dhe arsyes është që të arrijmë t’a njohim Atë. Allahu n’a ka dërguar edhe librat e shpallura përmes të cilit Ai e prezenton Veten. Në këto libra Ai shpall atë çfarë Ai pret nga ne. Allahu porositi dhe dërgoi profetët që u bënë shembull për popujt e vet me sjelljen e tyre shembullore. Përmes profetëve, porosia e qartë dhe shpallja e Allahut shërben si udhërrëfyes për njerëzimin. Është vështirë të dihet saktësisht se sa profetë ka dërguar Allahu, edhepse ka gojëdhëna që tregojnë se, për shembull, kanë qenë 113 të dërguar si dhe një numër shumë më i madh i profetëve gjatë historisë. Ne vetëm i dijmë emrat e profetëve të përmendur në Kur’an, shpalljen e fundit të dërguar nga Allahu. Allahu n’a njohton me jetën e profetëve ashtuqë të n’a lejon të kuptojmë sjelljen e tyre. Përmes të dërguarve, Zoti Ynë n’a tregon mënyrën e drejtë të jetesës si dhe si të sillemi korrektë në këtë botë. Vetëm përmes transmetimeve të Allahut mund të mësojmë se si të sillemi, dhe cilat sjellje janë në pajtim me vlerat e Kur’anit. Vetëm përmes transmetimeve të Allahut mund të mësojmë për sjelljet që fitojmë kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij të pafund si dhe ato sjellje që dërgojnë në dënim.

Palmiye ağaçları

Në Kur’an, Allahu n’a informon se përgjatë historisë Ai dërgoi shumë profetë për të gjithë popujt, ashtuqë t’iu tërheqin vërejtjen. Këta të dërguar ftonin popullin e tyre që të adhurojnë Allahun, që t’i luten Atij dhe që t’iu binden urdhërave të Tij. Ai gjithashtu u bëri atyre të qartë se nëse veprojnë ndryshe do të dënohen. Shkurtimisht, ata tërhoqën vërejtjen jobesimtarëve dhe ata që bënin vepra të liga, dhe gjithashtu japnin lajme të mira besimtarëve për shpërblimin që do t’a merrnin. (Kopshti apo parajsa dhe Zjarri apo ferri do të shqyrtohen më detajisht në seksionet në vijim). Profetin e fundit që Allahu e dërgoi ishte profeti Muhammed, mëshira dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Kur’ani është shpallja e fundit.

Shpalljet e mëparshme të Allahut kishin humbur auteniticitetin e vet, pasiqë injorantët dhe ata që kishin qëllime të kqija kishin futur fjalët e tyre dhe pjesë shtesë në libra. Në këtë mënyrë, origjinalet, shpalljet e vërteta që fillimisht u ishin dërguar popujve, nuk mbijetuan ditën e sotme. Por Allahu n’a e solli Kur’anin, Librin që është e pamundur të ndryshohet.

Profeti Muhammed, bekimi i Allahut qoftë mbi të, si dhe muslimanët tjerë mëvonë e ruajtën Kur’anin. Kur’ani është shumë i qartë për çdokend dhe shumë lehtë kuptohet. Kur t’a lexosh Kur’anin, shpejt kuptohet se është Fjalë e Allahut. Kur’ani, që mbijetoi i padëmtuar, është nën mbrojtjen e Allahut dhe është Libri i vetëm i shpallur për të cilin njerëzit do të jenë përgjegjës deri në Ditën e Gjykimit.

Kuran-ı Kerim

Libri i vetëm i zbritur nga Allahu, që ka mbetur i ruajtur plotësisht, është Kur'ani.

Sot, të gjithë muslimanët, kudo që janë, lexojnë Kur’anin e njejtë; Asnjë kundërthënie nuk mund të gjendet në ndonjë fjalë apo shkronjë. Kur’ani, i shpallur nga profeti, paqja qoftë mbi të, u përpilua nga kalifi, Ebu Bekër dhe më pas është shkruar nga kalifi Utman, paqja qoftë mbi ta, i cili jetoi para 1,400 vjetësh, si dhe Kur’ani që sot e lexojmë janë identikë. Është në përputhshmëri fjalë për fjalë në mes tyre. Kjo, dmth., që nga dita kur profetit Muhammed i është shpallur Kur’ani, paqja qoftë mbi të, ka mbijetuar i pandryshuar. Kështuqë Allahu mbrojti Kur’anin nga njerëzit e ligj që tentonin që t’a ndryshojnë apo të fusin pjesë shtesë në të. Në një ajet, Allahu n’a informon se Ai ruan veçanarisht Kur’anin:

Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
(Hixhr: 9)

Me fjalën “Ne” në këtë ajet, Allahu i adresohet Vetes. Nuk ka zot tjetër përpos Allahut, Ai nuk ka shok. Ai është Allahu i Plotëfuqishëm, Shpikës i çdogjëje dhe i Cili përfshinë çdogjë në dijeninë e Tij. Në disa pjesë të Kur’anit, Allahu i adresohet Vetes me fjalën “Unë”, ndërsa në disa pjesë me fjalën “Ne”. Në gjuhën arabe, që është edhe gjuhë e Kur’anit, fjala “Ne” ndonjëherë i adresohet edhe një personi me qëllim të ngritjes së ndjenjës së respektit dhe fuqisë ndaj ndëgjuesit. Është rasti i njejtë edhe në gjuhën shqipe që kur dikend dëshirojmë t’a respektojmë, i drejtohemi me “Ju”, apo në anglishte “The Royal We” (Ne nga oborri mbretëror). Në seksionet në vijim të këtij libri, do t japim shembuj nga ajetet (paragrafet e Kur’anit) dhe sureve (kapitujve të Kur’anit). Aty janë fjalët më të sakta pasi janë fjalë të Allahut, i Cili n’a njeh neve më mirë se ne vetveten. Në Kur’an, Allahu dëshiron që ne të marrim mësim nga jeta e profetëve. Në një ajet shkruan:

Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes... (Jusuf: 111)

Dikujt që Allahu ia tërheq vëmendjen në këtë ajet është njeriu që di se Kur’ani është Fjalë e Allahut dhe në këtë mënyrë mendon, e shfrytëson mendjen e vet dhe përpiqet që të mësojë Kur’anin dhe të jetojë sipas urdhërave të Kur’anit. Allahu konsideron njerëzit të cilëve Ai i dërgoi si pejgamberë, përgjegjës për bindjen e tyre ndaj urdhërave të Tij. Njerëzve të cilëve u është arritur shpallje nga Allahu, nuk do të kenë arsyetim në Ditën e Gjykimit, për shkak se të dërguarit e Allahut transmetuan popullit të tyre njohuritë për ekzistimin e Allahut dhe çfarë Allahu pret nga njerëzit. Pasiqë dikush njohtohet për këtë porosi, ai do të jetë përgjegjës për të. Kjo tregohet kështu në Kur’an:

Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë. (Nisa: 165)

Allahu ka krijuar shumë grupe njerëzish mbi tokë. Disa nga këto grupe refuzuan të dërguarit e tyre që u janë dërguar dhe i mohuan ata krejtësisht. Pasiqë ata nuk i dëgjuan fjalët e tyre dhe të binden urdhërave të Allahut, ata u dënuan. Përmes të dërguarve të Vet, Allahugjithashtu tërhoqi vërejtjen këtyre njerëzve të pabindur për jetën e tyre të padurueshme. Përpos kësaj, ata vazhduan të kundërshtojnë të dërguarit e tyre saqë shpifnin kundër tyre. Bile bile, ata u bën aq të ashpër saqë në disa raste edhe i vranë. Për këtë shkak, Allahu i dënoi ata me meritë, dhe me kohë, popuj tjerë i zëvendësuan. Në Kur’an, gjendja e këtyre popujve tregohet kështu:

A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) tjerë. (Enam:6)

Në kapitujt e ardhshëm, do të flasim në sjelljen shembullore të profetëve që luftuan kundër këtyre popujve mosbindës.

Yıkıma uğrayan nesiller

Njeriu i parë dhe i dërguari i parë: Ademi

Siç do të kujtohet, derisa ishim duke folur mbi krijimin e njeriut, thamë se njeriu i parë në tokë ishte Ademi, paqja qoftë mbi të. Ademi ishte gjithashtu edhe profeti i parë. Domethënë, Allahu kishte dërguar profetë që në bashkësinë e parë që Ai krijoi në faqen e tokës dhe i mësoi ata dinin (fenë) dhe si të bëhen shërbëtorë të devotshëm të Allahut.

Allahu mësoi Ademin të flasë dhe emrat e të gjitha sendeve. Kjo tregohet në Kur’an si vijon:

E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve)... (Bekare:31)

Kjo sigurisht është gjë shumë e rëndësishme. Në mesin e të gjitha qenieve të gjalla, vetëm njeriu ka aftësi që të flasë. Të folurit është veti e veçantë për njerëzit. Duke iu falenderuar faktit se Allahu fillimisht ia dha këtë aftësi Ademit, u bë e mundur që njeriu të njoh të gjitha sendet përreth dhe t’ia u ven emrin.

Çocuklar Darwin Yalan Söyledi

Në këtë libër, ju mund të lexoni për pavërtetësinë e teorisë së evolucionit, e cila pohon se të gjitha qeniet e gjalla erdhën në jetë rastësisht.

Gjeneratat pas Ademit mund të flisnin gjithashtu, kishin ndjenja, ndienin keqardhje apo të shqetësimit, veshnin tesha, përdornin vegla dhe aparate si dhe kishin telent për muzikë dhe arte. Instrumentet muzikore si flauta, vizatimet në mure dhe objekte tjera ashtuqë shkenctarët kanë gjetur mbeturinat e njeriut të lashtë është gjë që dëshmon se ata ishin njerëz sikur ne. Me fjalë tjera, ndryshe nga pohimet e disa njerëzve, njerëzit e parë kurrë nuk kanë qenë krijesa të egra, gjysëm majmun- gjysëm njeri.

E dini se as majmuni e as ndonjë qenie tjetër nuk mund të flasë, mendojë apo të sillet si njeriu. Allahu ka dhënë këto aftësi ekskluzivisht vetëm njeriut. (Për më shumë informata në lidhje me këtë mund të gjeni në librin “Mrekullitë e krijimit të Allahut” nga Harun Yahya).

Por disa njerëz që nuk kanë dëshirë që të pranojnë faktin se njeriu i parë ishte Ademi, parashtruan disa pohime të veta: Ata shpikën identitet të rremë për njeriun e parë. Sipas këtyre skenareve të imagjinuara, njeriut dhe majmunët rrjedhin nga një qenie e përbashkt, dmth., kanë paraardhës të përbashkët, i cili ka evoluar gjatë kohës deri në gjendjet e sotme. Nëse pyet se si ka ndodhur kjo ngjarje e pazakonshme, ata japin përgjegje themeldaltë dhe bajate: “Ka ndodhur nga rasti.” Kur pyet se a ka ndonjë dëshmi që të vërtetojë këtë pohim, ata nuk mund të sigurojnë asgjë. Si përfundim, nuk ka asnjë mbeturinë që tregon se njeriu ka evoluar nga qenie tjetër.

Nëse pyetni, “Çfarë janë këto mbeturina nga e kaluara?”, ekziston përgjegja e gatshme: Disa qenie të gjalla lënë gjurmë pasiqë të vdesin, dhe këto gjurmë, që ne i quajmë fosile, mbeten të pandryshueshme për miliona vjet pa ndonjë ndryshim. Sidoqoftë, për të ndodhur kjo, ajo qenie e gjallë befas mbulohet dhe mbetet në një ambient pa oksigjen. Për shembull, nëse një zog në tokë befas mbulohet nga një grumbull i madh i zallit para miliona vjetësh, mbeturinat e këtij zogu do të mund të ruhej deri më sot. Ngjajshëm, ekzistojnë substanca që tajitet nga drunjët që quhet rrëshirë. Nganjëherë, substanca në formë të mjaltit mbulon një insekt dhe e shëndërron atë në material të fortë të quajtur qelibar, që ruan insektet e ngordhura për miliona vjet. Në këtë mënyrë mblidhet informata për qeniet e gjalla nga kohërat e lashta. Mbeturinat e tilla quhen “fosile”. Ata që sugjerojnë se njeriu i parë ka lindur nga një krijesë e ngjajshme me majmunin kurrë nuk kanë gjetur asnjë fosil që të dëshmojnë këtë pohim. Me fjalë tjera, askush nuk ka gjetur ndonjë fosil të ndonjë krijese të pazakonshme si gjysëm majmun/gjysëm njeri. Por këta njerëz kanë prodhuar fosile, vizatime dhe piktura false që të mbulojnë këtë falsifikat, bile i kanë vendosur në librat shkollorë. Të gjitha këto mashtrime janë zbuluar një nga një dhe janë bërë publike si mashtrime shkencore. Për shkak se njerëzit e tillë janë të pamatur dhe kokëfortë, është gati e pamundur për ta që të pranojnë ekzistencën e Alahut dhe të kuptojnë se Ai krijoi të gjitha. Edhepse një numri i njerëzve të tillë vazhdimisht është duke u zvogluar, ende ekzistojnë disa që mundohen që t’i shpërndajnë pikëpamjet e tyre me të meta përmes revistave periodike, librave dhe gazetave, e gjithashtu edhe nëpër shkolla. Ashtuqë të bëjnë njerëzit që të besojnë në pikëpamje të tilla me të meta, ata këmbëngulin në argumetet e tyre dhe vlerësojnë se kanë vlefshmëri shkencore. Sidoqoftë, secili hulumtim i kryer dhe dëshmi e siguruar nga shkenctarët intelegjent vërtetojnë se majmuni nuk ka mundur që të evoluohet në njeri.

Fosiller

Midis milingonave, bretkosave, apo peshqve që jetojnë në kohën tonë nuk ka asnjë dallim me të afërmit e tyre fosile të shfaqur në figurat përkatëse.

Ademi, njeriu i parë, të cilin Allahu e krijoi të veçantë, ishte në të gjitha mënyrat i njejtë sikurse edhe njeriu i sotëm; ai nuk ishte ndryshe. Këto janë fakte që Allahu i shpalli neve në Kur’an. Ekziston edhe një çështje tjetër shumë interesante që Allahu na e bën me dije: Tregimi për Ademin dhe Satanin (djallin), si armik i njeriut.

Gün batımı

Armiku më i madh i njeriut: Satani

Sigurisht se keni njohuri për satanin, por a di se edhe ai të njeh shumë mirë ty dhe përdor çdo metodë për të provokuar? A e di se qëllimi i vërtetë i satanit, i cili shtiret që të ka mik, është që të mashtrojë? Të nisemi nga fillimi i parë dhe të sjellim ndër mend pse Satani është armik i yni. Për këtë qëllim, do të kthehemi tek tregimi për Ademin dhe Satanin në Kur’an.

Në Kur’an, satani është emër i përgjithshëm i të gjitha qenieve që kanë dhënë vetes detyrë që t’a largoj njeriun nga udha e drejtë deri në Ditën e Gjykimit. Iblisi është qenia kryesore e ligë i cili ka ngre krye kundër Allahut kur Ai krijoi Ademin. Sipas tregimeve në Kur’an, Allahu krijoi Ademin e mandej thirri engjujt që të përkulen para tij. Engjujt iu bindën urdhërit të Allahut, përpos Iblisit i cili refuzoi që të përkulej Ademit. Ai vlerësoi se ishte më superior se njeriu. Për shkak të mosbindjes së tij dhe sjelljes së tij me përbuzje, ai u dëbua nga mëshira e Allahut. Para se të largohej nga prania e Allahut, Iblisi kërkoi kohë nga Allahu që t’i largojë njerëzit nga udha e drejtë. Qëllimi i Iblisit është që të provokojë njerëzit dhe në këtë mënyrë ata të largohen nga rruga e vërtetë brenda kohës që i është dhuruar. Ai do të bëj çmos që të bëj sa më shumë njerëz për vete. Allahu njofton se Ai do të dërgoj Satanin dhe pasuesit e tij në Zjarr. Këto gjëra tregohen në Kur’an kështu:

Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde. (All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!" (All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar". (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!" (All-llahu) Tha: "Ti je i Afatizuar!"(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!"(All-llahu) Tha: "Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju. (A’raf:11-18)

Pasiqë u dëbua nga msëshira e Allahut, satani ka filluar luftën që do të zgjasë deri në ditën e gjykimit. Deri atëherë, ai në mënyrë tinzare i afrohet njerëzve, planifikon se si t’i largojë nga rruga e drejtë dhe përdorë metoda të pashembullta për këtë qëllim. Pasiqë tani keni kuptuar më mirë, satani është një armik që mund t’i afrohet njeriut shumë tinëzisht. Për këtë arsye, duhet të jesh shumë syçelë që t’i shmangesh atij. Kurrë mos harro se satani shtron kurtha bile edhe tani duke planifikuar që të të mashtrojë. Ai përpiqet që të ndalojë që t’a lexosh këtë libër dhe të mendosh në lidhje për atë çfarë lexove deri më tani. Ai përpiqet që të pengojë që të bësh vepra të mira, dhe që të bëhesh jorespektues dhe i padëgjueshëm ndaj të vjetërve, pengon që të falenderosh Allahun, të falesh dhe të tregosh gjithmonë të vërtetën.

Kurrë mos lejo që të mashtrojë satani dhe të pengojë që të bëhesh një njeri me karakter të mirë si dhe të dëgjosh ndërgjegjen tuaj. Duhet që të këkosh strehim në Allahun dhe që të kërkosh ndihmë nga Ai kur të lajmërohen mendime të liga apo kur të jesh me pavullnet për të punuar punë të mira, pasiqë të gjitha këto janë triqe tinzare të satanit. Kurrë mos harro se satani nuk mund të bëj asgjë atyre që janë besimtarë të fortë.

Profeti Nuh (Noa)

Nuhu, paqja qoftë mbi të, sikurse të gjithë profetët tjerë, i ka ftuar njerëzit e tij në rrugë të drejtë. Ai iu tha atyre se duhet që të kenë besimin në Allahun, se Ai është Krijues i çdogjëje, se duhet adhuruar vetëm Ai, se përndryshe do të dënohen. Kjo tregohet në Kur’an në këtë mënyrë:

Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t'u thotë): Unë ju tërheq vërejtjen haptazi. Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme. (Hud:25-26)

Përkundër të gjitha paralajmërimeve, vetëm disa njerëz i besuan Nuhut. Pas kësaj, Allahu urdhëroi Nuhun që të ndërtojë një anije të madhe. Allahu e njoftoi atë se besimtarët do të shpëtojnë në atë anije.

Nuhu filloi që të ndërtojë një anije përkundër faktit se në atë rajon nuk kishte det saqë i befasoi ata njerëz që nuk besonin Allahun, dhe filluan që t’a përqeshnin. Ata që nuk besonin nuk e dinin se çfarë do t’u ndodhte, por Allahu e dinte. Kur u krye ndërtimi i anijes, filloi të binte një shi i rrëmbyeshëm për shumë ditë saqë uji arriti shumë mbi tokë, dhe vërshoi gjithçka. Kjo fatkeqësi historike u vërtetua prej shumë shkenctarëve.

Hz. Nuh'un gemisi

Në Lindjen e Mesme, është dëshmuar se malet e sotme dikur ishin të mbuluar me ujë. Në televizion, sigurisht se keni parë shumë vërshime në skaje të ndryshme të botës. Njerëzit zakonisht kur përballen me këtë fatkeqësi, ngjiten mbi pullaz dhe presin për ndihmë. Në këso raste vetëm barka apo helikopteri mund të jetë si ndihmë. Në kohën e profetit Nuh, paqja qoftë mbi të, sido që të jetë, vetëm anija mund të ishte shpëtim. Kjo fatkeqësi e quajtur “Vërshimi i Nuhit”, në të vërtetë ishte një dënim i përgaditur nga Allahu, ashtu që të dënohen njerëzit që nuk i besuan Nuhut. Pasiqë ata pritnin ndihmë tjetër e jo të Allahut, asnjëri nga këta njerëz përbuzës që nuk dëgjonin për paralajmërimet e Allahut, nuk hipën në anijen e Nuhut. Ata nuk u mbështetën në Allahun, por në qeniet tjera.

Tufan

Vetëm nëse Allahu do, mund të n’a mbrojë. Njerëzit në atë kohë që mohonin këtë gjë, hipën mbi male apo shkuan në vende më të larta, por prapëseprapë nuk mundën që të shpëtonin nga përmbytja. Vetëm disa njerëz besuan Allahun, ashtuqë ky besim i bëri ata që të hipin në anije dhe së bashku me Nuhun, shpëtuan. Duke iu bindur urdhërave të Allahut, ata morën çiftet nga çdo lloj të kafshëve me vete. Kjo tregohet kështu në Kur’an:

Hz. Nuh'un gemisi

Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim. E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!" Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara. Që lundronte në mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur). Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim? E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
(Kamer:9-19)

Të gjithë të dërguarit u janë dërguar popujve të veçantë dhe komunikonin kryesisht mësimet e njejta dhe ftonin popullin e tyre që të adhurojnë Allahun dhe t’i binden profetëve. Si shpërblim për shërbimet e veta, ata nuk kërkonin rrogë pasiqë njerëzit e dërguar nga Allahu për të shpallur Fjalën e Tij nuk bëjnë gjë të tillë. Bëjnë shërbimet e tyre vetëm për hir të Allahut dhe i frikësohen Atij. Ndërkohë, ata përballen me shumë vështirësi: populli i tyre i përgojonin dhe i torturonin. Përveç kësaj, disa njerëz mundoheshin edhe bënin intriga për t’i vrarë profetët që u ishin dërguar atyre, e disa prej tyre bile morën guximin që edhe t’a bëjnë. Sidoqoftë, pasiqë profetët frikoheshin vetëm Allahut dhe askuj tjetër, asnjë vuajtje nuk i zbrapsi. Ata kurrë nuk harruan se Allahu do t’i shpërblej shumë në këtë dhe jetën e pastajme.

Profeti Ibrahim

Në këtë seksion, do të ndalemi në vetitë e ndryshme të disa profetëve për të cilët edeh Allahu n’a e tërhjek vërejtjen në Kur’an.

Gün batımı

Ibrahimi, paqja qoftë mbi të, ishte njëri nga ata profetë. Kur ishte i ri dhe askend nuk e kishte pranë që të përmendtte ekzistimin e Allahut, ai vështroi qiellin dhe tokën dhe në këtë mënyrë doli në përfundim se Allahu ka krijuar çdogjë. Kjo tregohet në Kur’an kështu:

E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:" Unë nuk i dua ata që humbën". Kur e pa hënën të posa lindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!" Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!" Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok! (En’am: 76-79)

Ibrahimi, paqja qoftë mbi të, iu tha njerëzve që mos t’a adhurojnë askend përpos Allahut:

Ateş

Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?" Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!" Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?" Ose, "A u sjellin juve dobi apo dëm?" Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!" Ai tha: "A po shihni se ç'po adhuroni?" Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm, Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mij, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë). Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua, Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë, Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall, Ai tek i cili kam shpresë se do të m'i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit. (Shuara:69-82)

Armiqtë e Ibrahimit u përpiqën që t’a vrasin atë kur ai i ftonte në besimin në Allahun. Ata ndizen një zjarr të madh dhe e hodhën aty. Por Allahu e mbrojti atë dhe e rauajti nga zjarri. Kjo në Kur’an tregohet kështu:

Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: "Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse. (Ankebut:24)

Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!" (Enbija:69)

Allahu është Ai që krijon dhe kontrollon çdogjë. Me vullnetin e Allahut flaka nuk e dogji Ibrahimin. Kjo është një mrekulli e Allahut dhe një manifesim e fuqisë së Tij. Çdogjë në tokë ngjan me vullnetin e Allahut. Asgjë nuk ndodh pa vullnetin dhe kontrollin e Tij. Nëse Ai nuk dëshiron, asgjë nuk mund të bëj dëm apo të vrasë ndonjë njeri. Për këtë Allahu n’a njofton në Kur’an:

Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar (Ali Imran:145)

Ai nuk vdiq edhe pse ishte hedhur në zjarr, pasiqë afati i caktuar për vdekje nga Allahu nuk i kishte ardhur.

Kelebek

Allahu e kishte shpëtuar nga zjarri. Në një ajet, Allahu tregon se Ibrahimi kishte një karakter shembullor:

Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm. (Hud:75)

Allahu i do njerëzit që janë të devotshëm ndaj Tij me plotë zemrën. Siç sqaron ajeti, të mosqenurit kryelartë, me karakter të mirë dhe i nënshtruar ndaj urdhërave të Allahut janë ndër vetitë më të levërdishme para Allahut.

Profeti Musa

Tevrat

Pas vdekjes së Musait, disa njerëz qëllimkëqij e ndryshuan Teuratin. Kjo është edhe arsyeja pse Teurati dhe Testamenti i Vjetër, të cilin e lexojnë njerëzit sot, ndryshojnë shumë nga libri origjinal që iu zbrit Musait, paqja qoftë mbi të.

Musa, paqja qoftë mbi të, është profeti që Allahu shpesh e përmend në Kur’an. Allahu ia shpalli Musasë Tevratin. Por sot, Tevrati i çifutëve dhe Dhjata e Vjetër e Biblës krishtere kanë humbur origjinalitetin e tyre, pasiqë janë futur më vonë fjalë të reja dhe kështu i janë mbetur në to. Por çifutët dhe krishterët ende sot i lexojnë këto libra të ndryshuar duke menduar se janë libra origjinalë të shpallur nga Allahu. Çifutët kanë devijuar nga rruga e drejtë pasi në librin që ata besojnë, nuk është libri i sjellur nga profeti Musa, paqja qoftë mbi të.

I dijmë të gjitha për jetën dhe karakterin e mirë të Musait nga Kur’ani. Siç na njofton Kur’ani, mbretërit e Egjiptit të vjetër quheshin “faraonë”. Shumica e faraonëve ishin njerëz shumë mendje-mëdhenj që nuk besonin Allahun dhe i konsideronin vetveten zotëra. Allahu dërgoi Musanë tek njëri ndër sundimtarët më mizorë. Një pikë e rëndësishme që duhet të ndalemi deri sa lexohen ajeten për jetën e Musasë është “fati”. Ngjarjet në vazhdim e dërgojnë atë në pallatin e faraonit:

Kur u lind Musa, faraoni dha urdhër ushtarëve të tij që të mbysin çdo foshnjë mashkull që lindej në vendin e tij. Musa, paqja qoftë mbi të, ishte njëri ndër ato foshnje që ishin në rrezik. Allahu i tha nënës tij që t’a vendosë në një arkë në lum dhe i ka siguruar asaj se ai do t’i kthehej asaj sikur profet. Nëna e tij e la Musanë në një arkë dhe e la në lum. Kjo arkë lëvizte mbi ujë derisa arriti afër pallatit të faraonit, dhe gruaja e tij e gjeti. Ajo mori fëmijën dhe vendosi që t’a sjell në pallat. Në këtë mënyrë, pa dijeni, faraoni mori përsipër që kujdesej për njeriun i cili më vonë do të kumtojë shpalljen e Allahut atij dhe do t’i kundërshtojë pikëpamjet e tij të gabuara. Allahu përfshinë gjithçka me dijeninë e Tij, dhe Ai e ka ditur gjithashtu se faraoni do t’a gjej Musanë, paqja qoftë mbi të, dhe se do t’a dërgojë në pallatin e tij.

Firavun

Në Egjiptin e lashtë mbreti quhej Faraon. Shumica e faraonëve ishin njerëz shumë arrogantë, të cilët nuk i besonin Allahut dhe e quanin veten e tyre të shenjtë.

Kur u lind Musaja, Allahu e dinte se do të braktisej në lum, se faraoni do t’a gjej dhe Musa përfundimisht të bëhej profet. Kështu e kishte përcaktuar Allahu fatin e Musasë dhe Ai e lajmëroi nënën e tij. Në këtë pikë duhet pasur vëmendjen ndaj faktit se çdo detaj që ka ndodhur në jetën e tij është në pajtim me fatin që Allahu e kishte paracaktuar.

Kur u rrit, Musa u largua nga Egjipti. Pas një kohe, Allahu e bëri atë profet dhe të dërguar dhe si përkrahje iu dha vëllau i tij, Haruni, paqja qoftë mbi ta.

Firavun yönetimi

Bijtë e Israelit u kthyen në skllevër nga Faraoni në Egjipt. Në foton më sipër mund t'i shihni këta njerëz, të cilët ishin të detyruar të kryenin punë tepër të rënda.

Të dy së bashku shkuan te faraoni dhe ia shpallën atij porosinë e Allahut. Kjo ishte një detyrë shumë e vështirë pasiqë pa ngurrim ata thirrën sunduesin mizor që të besoj në Allahun dhe t’a adhurojë Atë. Këtë thirrje të profetit Musa, paqja qoftë mbi të, tregohet kështu:

Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatërruesve? Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve". Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!" (A’raf:103-105)

Faraoni ishte një njeri kryelartë dhe mendjemadh. Duke menduar se ai ka çdo send nën kontrollin e tij, ai ngre krye kundër Allahut. Allahu i dhuroi atij të gjithë pasurinë e tij, fuqinë dhe tokat, por faraoni ishte i padijshëm, dhe nuk mund t’a kuptojë këtë gjë.

Kölelik

Faraoni i i pashpirt i arrestoi ata njerëz që i besuan Musait (paqja qoftë mbi të) dhe i ktheu ata në skllevër.

Faraoni kundërshtoi Musanë dhe nuk besonte në Allahun, dhe ishte, siç e përmendëm më lartë një njeri shumë mizor. Ai i bëri Bijtë e Izraelit (Beni Izraelitët) robër të vet. Kur u bë e qartë se faraoni kishte për qëllim që t’i shfaroste Musanë dhe të gjithë besimtarët, ata u larguan nga Egjipti nën udhëheqjen e Musasë. Musa, paqja qoftë mbi të, dhe Bijtë e Izraelit ishin zënë mes detit dhe ushtarëve të faraonit që i ndiqnin ata. Por edhe në atë situatë aq të pashpresë, Musa nuk u dëshpruar dhe fare nuk e humbi besimin që kishte në Allahun. Allahu në mënyrë të mrekullueshme ndau detit në dy pjesë dhe hapi rrugën në det për Bijtë e Izraelit dhe e kaluan atë. Kjo ishte njëra ndër mrekullitë më të mëdha që Allahu ia dhuroi Musasë. Si arritën bregun tjetër Bijtë e Izraelit, deti u kthye prapë në vendin e vet, duke përmbytur faraonin dhe ushtarët e tij.

Göç

Kur iu bë e qartë se Faraoni po bënte plane për të zhdukur të gjithë besimtarët nga faqja e dheut, ata u larguan për në Egjipt nën udhëheqjen e Musait, (paqja qoftë mbi të).

Allahu tregon këtë ngjarje të mrekullueshme në Kur’an në këtë mënyrë:

Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre. (Enfal: 54)

Në momentin kur faraoni kuptoi se do të vdesë, ai deklaroi se beson në Allahun në mënyrë që t’a shpëtojë vetveten. Nuk e dimë nëse ky pendim i tij në çastin e fundit kishte ndonjë dobi, pasiqë Allahu fal vetëm kur pendimi ynë është i sinqertë dhe para se të vie çasti i vdekjes. Allahu është i Gjithë-Mëshirshëm. Nëse pendimi bëhet në çastin e vdekjes, natyrisht, nëse nuk është i sinqertë, pendimi i tillë nuk do t’a shpëtojë njeriun. Njejtë mund të ishte edhe me faraonin. Por për këtë gjë vetëm Allahu e di. Siç shihet nga ky tregim, ne duhet jetuar që t’a fitojmë kënaqsinë e Allahut gjatë jetës sonë dhe mos të bëjmë gabimin e njejtë si faraoni. Nëse dështojmë në këtë, pendimi në çastin e vdekjes mund të mos ketë dobi.

Hz. Musa - denizin yarılması

Musai dhe Bijtë e Israelit mbetën midis valëve të detit dhe ushtarëve të Faraonit që i ndiqnin këmba-këmbës. Por, edhe në këtë situatë të dëshpëruar Musai nuk ngushtua dhe nuk e humbi besimin tek Allahu. Madhërishëm, Allahu e ndau detin më dysh dhe hapi në të rrugë për Bijtë e Israelit. Kjo ishte një nga mrekullitë më të mëdha që Allahu i dha Musait. Sapo Bijtë e Israelit arritën në bregun tjetër, deti u mbyll duke mbytur kështu Faraonin dhe ushtarët e tij.

Profeti Junus

Pa marrë parasysh sa e pashpresë dhe e vështirë të jetë situata, njeriu duhet gjithmonë të ketë besim në Allahun dhe të kërkojnë ndihmë nga Ai. Siç përmendëm në seksionin e mëlartë, Musa, paqja qoftë mbi të, kurrë nuk humbte shpresën edhepse ishte zënë mes ushtrisë së faraonit dhe Detit të Kuq, por ai kishte besimin në Allahun.

Junusi, paqja qoftë mbi të, gjithashtu është shembull i një karakteri të mirë. Edhepse ishte caktuar nga Allahu që t’a paralajmëroj popullin e vet, Junusi, paqja qoftë mbi të, e la popullin e vet pa paralajmërim. Kështuqë, Allahu atë e sprovoi në mënyra të ndryshme: së pari, ai ishte hedhur në det nga anija në të cilën lundronte. Pastaj një peshk i madh e gëlltiti. Kjo bëri që të ndiej pendim të thellë për sjelljet e veta; ai me pendim u kthye tek Allahu, kërkoi strehim tek Ai dhe iu fal Atij. Kjo tregohet kështu në Kur’an:

(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!" Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. (Enbija:87-88)

Në Kur’an, Allahu tregon se çfarë do t’i ndodhte atij nëse nuk do të kishte besim në Allahun dhe nuk do të falej:

E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t'i bëjë hije) nga kungulli. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë. (Saffat:143-147)

Allahu shpëtoi Junusin nga një situatë me të vërtetë të pashpresë. Kjo është një shenjë e qartë se askush nuk duhet që të humbë besimin në ndihmën e Allahut. Përjetimi i Junusit, paqja qoftë mbi të, janë mësim për të gjithë besimtarët: ne nuk duhet kurrë që të bëhëmi të plogshtë, pa marrë parasysh se me çfarë vështirësie ballafaqohemi, por ne duhet çdoherë që t’i lutemi Allahut dhe të kërkojmë ndihmë nga Ai.

Balina

Junusi u hodh nga një anije në det. Më pas, e gëlltiti një peshk gjigand. Allahu e shpëtoi Junusin (paqja qoftë mbi të) nga ajo gjendje e pashpresë.

Profeti Jusuf

Në Kur’an, mund të gjejmë tregimin në detaje për përjetimet e Jusufit, paqja qoftë mbi të. Këtu mund të përshkruajmë shkurtimisht këto përjetime dhe të shohim karakterin shembullor të Jusufit.

Jusufi ishte njëri nga bijtë e Jakubit, paqja qoftë mbi ta. Kur ishte shumë i ri, vëllezërit e tij e hodhën në pus, pasiqë ia kishin zili, dhe i kanë thënë të jatit se e kanë ngrënë ujqërit. Udhëtarët e një karavani e gjejnë atë në pus dhe e shitën atë në pallatin e një njeri fisnik në Egjipt. Atje, më vonë kanë shpifur kundër tij dhe e kanë futur në burg, ku ka qëndruar me vite.

Develer

Udhëtarët e një karvani e gjetën Jusufin në një pus dhe e shitën në pallatin e një fisniku në Egjipt.

Më në fund shpallet i pafajshëm dhe lirohet. Duke qenë një njeri i mençur dhe i besueshëm edhe për shkak se ai ishte krejtësisht i pafajshëm, sunduesi i Egjiptit i vendosi pasuritë dhe depot nën autoritetin e tij.

Më në fund, Jusufi i fal vëllezërit e tij të cilët e vënë në mizori dhe i mori ata si dhe nënën dhe babain që të jetojnë me të. Jusufi, paqja qoftë mbi të, kishte një karakter shembullor. Allahu e vuri atë në sprova të ndryshme, e shpëtoi nga pusi në të cilin ishte e pamundur që të dilej, e shpëtoi nga situata e ligë me dërgimin e e tij në burg e pastaj e shpëtoi atë nga burgu dhe e kthei namin e tij, dhe përfundimisht duke i dhuruar shkallë të lartë. Në çdo situatë, Jusufi, paqja qoftë mbi të, i kthehej Allahut dhe i lutej. Përkundër pafajsisë së tij ai qëndroi në burg për disa vite, pa marrë parasysh ai gjithmonë ishte në dijeni se ishte vetëm një test nga Allahu. Besnikëria e tij dhe besimi në Allahun nën kushte aq të ashpra tregojnë për karakterin e tij të shkëlqyeshëm.

Profeti Ejub

Duke qenë i patundur në të gjitha përjetimet është një veti e rëndësishme tipike për muslimanët. Ejubi, paqja qoftë mbi të, ishte sprovuar me humbje të familjes dhe pasurisë së tij, dhe një sëmundje serioze i solli shumë vuajtje. Ejubi, vetëm kërkonte ndihmën e Allahut dhe mbështetej në Të. Allahu iu përgjegj lutjeve të tij dhe e mësoi atë se si të shërohej. Karakteri shembullor i Ejubit, paqja qoftë mbi të, si dhe lutja e tij tregohet në Kur’an kështu:

Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!" Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata. E, merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti. (Sad: 41-44)

Shumë shpejt pasiqë neve n’a kaplon sëmundja, vështirsitë apo problemet, menjëherë n’a kaplon mërzia. Bile disa njerëz bëhen kryelartë ndaj Allahut. Pa marrë parasysh, këto qëndrime shkaktojnë pakënaqësi tek Allahu. Siç tregon shembulli i Ejubit, Allahu mund që të sjell probleme të ndryshme robërve të Vet, por shqetësimet e tilla forcojnë besimtarin dhe sprovon devotshmërinë ndaj Allahut.

Akarsu

Gjatë përjetimit të shqetësimeve duhet lutur dhe pasur besim tek Allahu. Duhet që të jemi të durueshëm sikurse Ejubi, paqja qoftë mbi të, dhe t’i drejtohemi Allahut. Vetëm atëherë, Allahu do të n’a i lehtësojë shqetësimet dhe n’a shpërblen në të dyja botërat, në këtë dhe në atë të pastajmen.

Profeti Isa (Jezusi)

Allahu krijoi Isanë, paqja qoftë mbi të, në një mënyrë të veçantë. Sikurse në rastin e Ademit, Allahu e krijoi pa baba. Kjo tregohet kështu në Kur’an:

Çiçekler

Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha "Bëhu!" ai u bë. (Ali-Imran: 59)

Në Kur’an Isa, paqja qoftë mbi të, quhet edhe “i biri i Mejremes (Marias)”. Mejremja ishte një grua fisnike që nga Allahu është dhënë si shembull për të gjitha gratë. Ajo ishte grua e pastër dhe besimtare e devotshme në Allahun. Allahu ia dhuroi asaj Isanë përmes engjullit Xhibril, në mënyrë të mrekullueshme pa baba, si dhe lajme të mira se djali i saj do të bëhej profet.

Allahu e bëri Isanë profet dhe i shpalli atij Inxhillin, njëri ndër librat që Allahu i shpalli njerëzimit. (Pas Isasë, Inxhilli gjithashtu është ndryshuar nga njerëzit. Sot, nuk e kemi Inxhillin e vërtetë, dhe librat që të krishterët i quajnë Ungjill nuk janë të besueshëm.) Allahu urdhëroi Isanë që të ftojë njerëzit në rrugë të vërtetë dhe i dhuroi shumë mrekullira. Ai fliste sa ishte në djep dhe u fliste njerëzve për Allahun. Isa gjithashtu jepte lajme të mira për Muhammedin (Ahmedin), Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqë dhe mëshirë, të dërguarin e Allahut që do t’a pasonte, e që tregohet në Kur’an kështu:

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". (Saff: 6)

Në kohën e tij, ishin vetëm disa njerëz që i besonin Isasë apo e ndihmonin atë. Armiqtë e Isasë bënin plane që t’a vrasin. Ata mendonin se e kanë zënë dhe e kanë kryqëzuar. Por në Kur’an, Allahu n’a tregon se ata nuk e kishin vrarë atë:

Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. (Nisa:157)

Pas Isasë, paqja qoftë mbi të, armiqtë e tij u përpiqën që t’a ndërronin shpalljen që ai solli. Ata filluan që t’a portretojnë Isanë dhe Mejremin si qenie mbinatyrore, bile edhe si “zotëra”. Ende edhe sot, ka njerëz që ende besojnë në këto besime të gabuara. Për fjalët e Isasë, Allahu n’a njofton në Kur’an se këto janë besime të gabuara:

Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka në mua, e unë nuk di ç'ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!" Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove;ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!" (Maide:116-117)

Pas Isasë, numri i njerëzve që besuan në të u rrit, por edhe sot janë në rrugë të gabuar pasiqë ata pasojnë Biblën, e cila ka pësuar ndryshime përmes shtesave dhe fshirjeve. E vetmja rrugë që sot ka mbetur, është rruga e profetit Muhammed, paqja qoftë mbi të, n’a fton të gjithë neve të besojmë në Kur’an, pasiqë është e vetmja shpallje e pandryshuar e Allahut.

Çiçekler

Der Abgesandte Allahs: Muhammad

Ne dijmë më shumë për të dërguarin e Allahut, Muhammedin, paqja qoftë mbi të, pasiqë është profeti i fundit dhe ka jetuar para 1.400 vjetëve. Njerëzit ndryshuan dhe e shtrembëruan të gjitha fetë që Allahu i shpalli para tij. Ja pse Libri i fundit për të cilin njerëzit mbajnë përgjegjësi deri në ditën e gjykimit i ishte sjellur profetit tonë: që të përmirësojë të gjitha lajthitjet që kishin hyrë në fetë e vjetra. Allahu njoftoi se çfarë Ai kërkon nga robët e Vet përmes Kur’anit. Profeti ynë, paqja qoftë mbi të, gjithashtu ka hasur shumë vështirësi derisa komunikonte porosinë e Allahut popullit të tij.

Shumë akuza të pabaza që i ishin bërë kundër tij, përkundër faktit se ai nuk këkonte që të paguhej nga njerëzit dhe se nuk kishte interesa të kësaj bote. Ai ishte detyruar që të shpërngulej nga Meka, qyteti i lindjes.

Çiçekler

Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. (Teube:128)

Muslimanët e parë që e pasuan ishin gjithashtu të ndjekur, bile disa edhe të torturuar dhe nënshtruar keqtrajtimeve të egra. Por Allahu nuk lejoi që jobesimtarët të dëmtojnë fenë islame, që ka mbetur e pandryshuar deri në ditët e sotme. Në pajtueshmëri me premtimin e Allahut, çdo fjalë në Kur’an ka mbijetuar krejtësisht e paprekur.

Thirrja e profetit Muhammed, paqja qoftë mbi të, gjithashtu iu drejtohet edhe njerëzve të sotit. Allahu ka urdhëruar të gjithë njerëzit që t’iu binden të dërguarve dhe, në shumë ajete, thekson se duke iu bindur të dërguarve të Tij në të vërtetë iu binden Atij. Për këtë shkak, duke iu bindur profetit tonë është njëra ndër parimet më të rëndësishme dhe thelbësore islamike. Bindja e sinqertë ndaj urdhërave të profetit tonë, paqja qoftë mbi të, sigurisht është manifestim i bindjes së dikujt ndaj Allahut.

Në Kur’an, Allahu prezenton vetitë e mrekullueshme të profetit tonë, që është shembull për të gjithë njerëzit. Ja disa ajete në lidhje me këtë:

Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send. (Ahzab:40)

Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur. (Ali Imran: 164)

Në ajetet kur fillohet me fjalën, “Thuaj...,” Allahu urdhëron profetin Muhammed se si të komunikojë porosinë e Tij. Përmes këtyre ajeteve dhe ajeteve tjera, profeti ynë, paqja qoftë mbi të, komunikoi njerëzve porosinë e Allahut. Gruaja e tij, Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë, “Karakteri i tij ishte Kur’ani”. Ajo mendonte se ai krejtësisht ishte i mishëruar me Kur’anin, dhe e dijmë se Syneti është mënyra në praktikë se si të zbatohet Kur’ani. Në një ajet, Allahu thotë se ata robër që kanë frikë Allahun dhe dëshirojnë që të falen duhet që të binden të dërguarit të Allahut, paqja qoftë mbi të:

Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran:31)

Siç përmendëm në ajetin e mësipërm, nëse dojmë që Allahu të n’a dojë, ne duhet që të përmbushim atë çfarë profeti ynë n’a ka ftuar dhe t’a praktikojmë me përpikëmëri.

Filler