Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë
Profeti Ynë (savs) Këshilloi Dashurinë E Ndërsjellë
I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: "Shtrëngoni duart dhe mëria do të zhduket. Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe duajeni njëri tjetrin dhe armiqësia do të zhduket.3
![]() |
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve. E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.(Surat al-Isra', 37-38)
Profeti (savs) ka thënë: "Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe atëherë do të ndieni dashuri për njëri tjetrin.4
Sjellja e mirë është burimi i dashurisë për njëri tjetrin dhe sjellja e keqe është burimi i urrejtjes, zilisë dhe armiqësisë. 5
Profeti (savs) ka thënë: "Nëse dy vëllezër takohen me njëri tjetrin, ata janë si dy duar, njëra prej të cilave e fshinë pluhurin nga dora tjetër. 6
Mos kini zili njëri tjetrin, mos e urreni njëri tjetrin, mos i ktheni shpinën njëri tjetrit (në shenjë pakënaqësie), dhe jini robërit e Allahut si vëllezër. 7
A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm. (Kur'an, 31: 20) ...Përkujtoni të mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atë që ju shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dine se All-llahu është i Gjithëdijshëm për çdo send. (Kur'an, 2: 231) |
Duajeni Allahun, sepse Ai ju ushqen dhe mban gjallë. Më duani, sepse Allahu më do mua. 8
Profeti (savs) ka thënë: "Allahu e ngritë atë i cili përulet për Allahun. Ai poshtëron atë i cili është përbuzës. Allahu e do atë i cili e përkujton Atë shumë. 9
Fusnotat
2- Tirmidhiu dhe Sunan Abu Davud
4- Imam al-Ghazzali, Ihya' `Ulum ad-Din
5- Imam al-Ghazzali, Ihya' `Ulum ad-Din
6- Imam al-Ghazzali, Ihya' `Ulum ad-Din
