logo HARUN YAHYA

Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët

Sekreti Se Pse Allahu Nuk İ Dënon
Menjëherë Jobesimtarët

Një nga sekretet e shpallura në Kur’an, është se njerëzit nuk janë menjëherë të ndëshkuar për veprimet e këqija që ata i kryejnë, por dënimi është shtyrë deri në kohë të caktuar. Kjo është shpallur në ajetin në vijim:

E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqia) të tyre, nuk do të mbetej asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet! (Fatir: 45)

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngute atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim. (Kehf: 58)

Se shumë njerëz nuk janë ndëshkuar menjëherë për veprimet e tyre të këqija mund t’i drejtoj ata të mendojnë se ata kurrë nuk do të mbahën përgjegjës për punë e tyre të liga. Ky supozim i pengon ata nga kërkimi i pendimit, ndjimit keqardhje dhe korrigjimin e gabimeve të tyre. Gjithashtu, kjo u shton pafytyrësinë e tyre. Të qenurit pa urtësi, ata nuk mund të parashikojnë se kjo do te ju sjell dënimin e tyre edhe më shumë të padurueshëm në ahiret. Në Kur’an, Allahu thotë:

Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues. (Ali 'Imran: 178)

Kjo është një vonesë e krijuar nga Allahu vetëm ta vë njeriun në sprovë. Mirëpo, sigurisht është një kohë e caktuar në shikimin e Allahut që secili njeri do të shpaguaj për çka ai ka qënë i zënë. Kur kjo kohë e caktuar mbaron, nuk mund të ketë vonesë as të afrohet më afër, as për një moment. Allahu na informon neve se secili sigurisht do të shpaguhet:

E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Allahu yt, dënimi do t'i kapte ata. (Ta Ha: 129)

Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.. (A'raf: 183)

SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code
Shkarkimet
Përmbajtje Parathënie Allahu i përgjigjet lutjes se secilit lutës Allahu e shton bekimin e tij mbi ata që janë mirënjohes Sekretet e besimit të njërit në fatin dhe mbështetja e tij në Allahun Në çdo ngjarje ka të mira Allahu e turbullon të kuptuarit e jobesimtarëve Allahu shpërndan kuptimin në ata që i frikohen atij Ata që bëjnë mirë takojnë mirësinë Në fytyrat e besimtarëve ka shkëlqim, por në fytyrat e jobesimtarëve ka turpërim Sekreti që Allahu i fshin punët e këqija Qëllimi i shenjët në shpenzimin në rrugën e Allahut Efekti i punëve të mira dhe fjalëve të mira Sekreti që Allahu i pajisë njerëzit me vend Allahu sigurisht u ndihmon atyre të cilët e ndihmojnë fenë e tij Përçarjet shkaktojnë humbjen e fuqisë Vetëm në përkujtimin e Allahut zemrat gjejnë kënaqësi Dinakëria e djallit është e dobët Dëgjimi i shumicës e largon njeriun nga udha e drejtë Sekretet në zgjerimin dhe zvoglimit të bekimeve Bndja ndaj të dërguarit është bindje ndaj Allahut Një numër i vogël i besimtarëve mund ta mposht shumicen jobesimtare Allahu e bënë fenë e tij më të lartë kur ndonjëri e adhuronë vetëm atë Jeta e kësaj bote është në fakt shumë e shkurtër Në zemrat e jobesimtarëve Allahu hedh frikë Urtësia dhe fjalimet bindëse janë bekim nga Allahu Njeriu gjithashtu do të përgjegjet për mendimet dhe qëllimet e tij Allahu është ai i cili vendos dashurinë në zemërat e njerëzve Vdekja e besimtarëve dhe jobesimtarëve nuk do të jetë e njëjtë Lutja e largon njeriun nga e keqja Ata që janë mbytur në rrugen e allahut nuk janë të vdekur Allahu është dhuruesi i nderit Sekretet e zbulimit të rrugës së drejtë Uni i njeriu urdhëron punë të këqija Sekretet e begatisë dhe pasurisë të caktuara për njerëzit Sekreti se pse Allahu nuk i dënon menjëherë jobesimtarët Përfundim