Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë

Evolucionistët pretendojnë se jovertebrorët që gjenden në shtresën e Kambrianit evoluan në peshq në dhjetra miliona vjet. Megjithatë, ashtu siç jovertebrorët e Kambrianit nuk kanë paraardhës, ashtu dhe nuk ekziston asnjë lidhje kalimtare që provon se midis jovertebrorëve dhe peshqve ndodhi një evoluim. Duhet theksuar se jovertebrorët dhe peshqit kanë ndryshime strukturale mjaft të mëdha. Jovertebrorët e kanë skeletin të jashtëm, ndërsa peshqit janë vertebrorë që kanë skelet të brendshëm. Një evolucion i tillë gjigand duhet të ketë kërkuar për t'u plotësuar miliona hapa, të cilat duhet të pasqyrohen në miliona forma kalimtare që duhet t'i kenë pasur ato.

coelacanth, fosil coelacanth, balıkçılar canlı coelacanth, canlı balık

Një fosil kolekanthi 410 milionë vjeçar. Evolucionistët deklaronin se ai ishte forma kalimtare që përfaqsonte transformimin nga uji në tokë. Ekzemplarë të gjallë të këtij peshku janë kapur disa herëqe nga viti 1938, fakt që jep një shembull të mirë për spekulimet e evolucionistëve.

Evolucionistët kanë gërmuar në shtresat fosile për 140 vjet duke kërkuar këto forma të supozuara. Ata kanë gjetur miliona fosile jovertebrorësh dhe miliona fosile peshqish, por askush nuk ka gjetur qoftë edhe një formë të ndërmjetme midis tyre.

Një paleontolog evolucionist, Gerald T. Todd, e pranon këtë fakt në artikullin e titulluar "Evolucioni i mushkërive dhe peshqve kockorë".

Të tre nëndarjet e peshqve kockorë shfaqen në të dhënat fosile afërsisht në të njëjtën kohë. Ato janë morfologjikisht shumë divergjente si dhe janë shumë të koracuara. Cili qe fillimi i tyre? Çfarë i bëri ata të ndryshojnë kaq shumë? Si mundën të kenë koraca të rënda? Dhe, pse s'ka gjurmë të formave të ndërmjetme më të hershme?39

Pse Është I Pamundur Kalimi Nga Uji Në Tokë

Evolucionistët thonë se një ditë të bukur disa specie që jetonin në ujë, në një farë mënyre filluan të ecnin në tokë dhe u shndërruan në banore të tokës. Ka shumë fakte që e bëjnë këtë kalim të pamundur.

1. Pesha trupore:

Gjallesat ujore nuk e kanë problem peshën trupore gjatë lëvizjes. Por ato që banojnë në tokë harxhojnë 40% të energjisë së tyre vetëm për të lëvizur. Kështu, këto krijesa që pretendohet të kenë kaluar në tokë, duhet të kishin zhvilluar një sistem të ri muskulor dhe skeletor për t’iu përshtatur kushteve të reja të tokës, por kjo është e pamundur të ndodhë nga mutacione të rastësishme.

2. Ruajtja e temperaturës:

Në tokë temperatura mund të ndryshojë shpejt dhe në një shkallë të gjerë. Gjallesat tokësore kanë një mekanizëm trupor që u përgjigjet këtyre ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Në ujë temperatura ndryshon ngadalë dhe jo në të njëjtën shkallë si në tokë. Një organizëm i gjallë që ka një sistem trupor të rre- gulluar sipas temperaturës konstante të ujit, duhet që ta modifikojë sistemin e tij mbrojtës për të siguruar minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i temperaturës në tokë. Eshtë budallallëk të thuash se peshqit e arritën këtë nga mutacione të rastësishme, sapo dolën në tokë.

3. Përdorimi i ujit:

Eshtë e domosdoshme për procesin e metabolizmit që uji, bile edhe lagështia, të përdoren me kursim për shkak të burimeve të pakta të ujit në tokë. P.sh. lëkura duhet të jetë e atillë që të lejojë humbjen e ujit në një masë të caktuar pa lejuar një avullim të lëngjeve në shkallë të gjerë. Prandaj, krijesat e tokës kanë sensin e etjes, diçka që krijesat e ujit nuk e kanë. Përveç kësaj lëkura e krijesave të ujit nuk është e përshtatshme për një ambjent pa ujë.

4. Veshkat:

Gjallesat e ujit mund të shkarkojnë lehtësisht materialet e padëshiruara, veçanërisht amoniakun, në trupin e tyre duke i filtruar ato, meqenëse gjendet ujë i bollshëm në ambjentin e tyre. Në tokë, uji duhet të përdoret me kursim. Kjo është arsyeja pse gjallesat banore të tokës kanë sistemin e veshkave. Falë këtyre veshkave, amoniaku magazinohet duke u shndërruar në ure, duke përdorur minimumin e sasisë së ujit gjatë daljes së tij. Për më tepër, sisteme të tjera janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e veshkave. Shkurt, për kalimin nga uji në tokë duhej që gjallesat patjetër të kishin veshka, të cilat duhet të ishin formuar menjëherë sapo ato të shkelnin në tokë.

5. Sistemi i frymëmarrjes:

Peshqit “marrin frymë” duke absorbuar oksi- gjenin e tretur në ujin që kalon në velëzat e tyre. Ata nuk mund të rrojnë më shumë se disa minuta jashtë ujit. Që të jetojnë në tokë, ata duhet të pajiseshin me mushkëri perfekte menjëherë.

Eshtë më shumë se e pamundur që të gjitha këto ndryshime kolosale të kenë ndodhur në të njëjtin organizëm në të njëjtën kohë, të gjitha rastësisht.

Skenari evolucionist shkon një hap më tej dhe thotë se peshqit, që evoluan nga jovertebrorët, u transformuan më vonë në amfibë. Por edhe kësaj thënieje i mungojnë provat. Nuk ekziston as edhe një fosil që vërteton se një gjallesë gjysmëpeshk-gjysmëamfib ka ekzistuar ndonjëherë. Ky fakt konfirmohet nga autoriteti i njohur evolucionist Robert L. Caroll, i cili është autori i librit "Paleontologjia vertebrore dhe evolucioni".

Ne nuk kemi fosile të ndërmjetme midis peshqve krosopterigë dhe amfibëve të hershëm.40Dy paleontologë evolucionistë, Colbert dhe Morales, thonë kështu për tre klasat bazë të amfibëve: bretkosat, salamandrat dhe amfibët pa këmbë:

Nuk ka prova që ndonjë amfib i erës Paleozoike të ketë karakteristikat që duhet të ketë një stërgjysh i përbashkët. Bretkosat, salamandrat dhe amfibët më të vjetër që njihen janë shumë të ngjashëm me pasardhësit e tyre që jetojnë sot.41

Breshkat Kanë Qenë Gjithmonë Breshka

 kaplumbağa fosili, fosil

Ashtu siç nuk mund të japë asnjë shpjegim për grupet bazë të gjallesave, si peshqit apo zvarranikët, teoria e evolucionit nuk mund të shpjegojë gjë edhe për origjinën e specieve brenda këtyre grupeve. P.sh. breshkat, të cilat janë zva- rranikë, shfaqen në të dhënat fosile krejt papritur me zhguallin e tyre unik. Le të ci- tojmë një burim evolucionist: “…nga mesi i Periudhës Triasike (rreth 175 000 000 vjet më parë) numri i tyre (breshkave) ishte i konsiderueshëm dhe ato kishin karakteristikat bazë të breshkave. Lidhjet midis breshkës dhe kotilosaurit, prej të cilit mendohet se kanë ardhur breshkat, mungojnë pothuajse krejtësisht.” (Enciklopedia Britanike, 1971, vol. 22, fq. 418)

Nuk ka asnjë ndryshim midis fosileve të breshkave lashta dhe atyre të sotme. Pra, thjesht ato nuk kanë evoluar. Ato gjithmonë kanë qenë breshka, sepse ashtu janë krijuar.

Një fosil breshke 100 milionë vjeçar: Asnjë ndryshim nga breshkat e sotme. (The Dawn of Life, Orbis Pub., London 1972)

Deri rreth 50 vjet më parë, evolucionistët mendonin se një krijesë e ti- llë ekzistonte me të vërtetë. Peshku i quajtur Kolekanth, që është vlerësuar të jetë 410 milionë vjeçar, është konsideruar si një formë kalimtare me mushkëri primitive, tru të zhvilluar, me sistem qarkullimi dhe tretjeje gati për të funksionuar në tokë. Bile edhe me një mekanizëm primitiv ecjeje. Këto interpretime anatomike ishin pranuar si të vërteta të pamohueshme nga qarqet shkencore deri në fund të viteve 1930.

Kolekanthi u paraqit si formë kalimtare që provonte kalimin evolutiv nga uji në tokë. Më 22 dhjetor 1938 një zbulim shumë interesant u bë në Oqeanin Indian. Një pjesëtar i gjallë i familjes Kolekanth, që më parë ishte paraqitur si formë kalimtare e zhdukur para 7 milionë vjetësh, u kap. Zbulimi i një prototipi Kolekanthi të gjallë qe padyshim një goditje e rëndë për evolucionistët. Paleontologu evolucionist J. L. B. Smith e ka komentuar këtë duke thënë se ai ishte po aq i çuditur sa do të ishte po të shihte një dinosaur duke ardhur në drejtim të tij42In the years to come, 200 coelacanths were caught many times in different parts of the world.

Kolekanthët e gjallë tregojnë sesa larg shkojnë evolucionistët me skenaret e tyre imagjinare. Në kundërshtim me thënien e evolucionistëve, Kolekanthët nuk kishin as mushkëri primitive e as tru të madh. Organi që evolucionistët pretendonin se ishte mushkëri primitive u zbulua se qe vetëm një qeskë yndyrore. Për më tepër, 43Kolekanthi, që u paraqit si "zva- rranik kandidat i përgatitur për të kaluar nga uji në tokë", është në të vërtetë një peshk që jeton në thellësi të oqeanit dhe që kurrë nuk ngjitet në the- llësi më të vogla se 180 metra nga sipërfaqja.44

Fusnotat

39. Gerald T. Todd, "Evolution of the Lung and the Origin of Bony Fishes: A Casual Relationship", American Zoologist, Cilt 26, No. 4, 1980, s. 757

40. R. L. Carroll, Vertebrate Paleontology and Evolution, New York: W. H. Freeman and Co. 1988, s. 4

41. Edwin H. Colbert, M. Morales, Evolution of the Vertebrates, New York: John Wiley and Sons, 1991, s. 99

42. Jean-Jacques Hublin, The Hamlyn Encyclopædia of Prehistoric Animals, New York: The Hamlyn Publishing Group Ltd., 1984, s. 120

43. Jacques Millot, "The Coelacanth", The Scientific American, Cilt 193, Aralık 1955, s. 39

44. Bilim ve Teknik Dergisi, Kasım 1998, Sayı 372, s. 21