Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut

Kudo ka mikrobe që rrezikojnë shëndetin tonë dhe shkaktojnë sëmundje. Këto mikrobe përbëjnë rrezik si për njerëzit ashtu edhe për gjallesat e tjera, të cilave u duhet të mbrojnë veten. Kur vëzhgojmë gjallesat, shohim që ato përdorin metoda të posaçme për t'u mbrojtur nga mikrobet. Për shembull, milingonat prodhojnë një lloj substance acidike që vret mikrobet. Ato e vendosin këtë lëndë në trupat e tyre dhe nëpër muret e folesë. Me fjalë të tjera, ato e dinë që jo vetëm ato vetë, por edhe foleja ku jetojnë duhet pastruar nga mikrobet.

Si mundet që një milingonë të veprojë me kaq zgjuarsi? Pa dyshim që aftësia intelektuale e milingonës nuk është e mjaftueshme për këtë. Një milingonë nuk mund të dijë as çfarë është një mikrob dhe as si të mbrohet prej tyre. Milingona nuk mund ta analizojë mikrobin dhe pastaj të zbulojë lëndën mbrojtëse. Po si e prodhon ajo këtë lëndë?

karınca, yaprak

Milingonat, këto krijesa kaq të vogla, janë në dijeni se mikrobet janë të dëmshme dhe marrin kundër tyre masat e duhura. Ato prodhojnë një lloj acidi që i ngordh mikrobet. Allahu i frymëzon që të veprojnë kështu.

Le të mendojmë së bashku! Njerëzit vaksinohen ndaj disa sëmundjeve që shkaktohen nga mikrobe të veçanta, por këto vaksina janë pregatitur në laboratorë si rezultat i shumë kërkimeve dhe eksperimenteve. Për më tepër, janë ekspertët ata që i bëjnë këto kërkime. Për ndryshe, vaksina nuk do të përdorej, sepse mund të ishte e dëmshme. Milingonat, nga ana tjetër, nuk kanë njohuri të tilla. Ato nuk mund të shkojnë në një laborator dhe të bëjnë kërkime. Është absurde të mendosh një gjë të tillë. Sigurisht, milingonat kanë lindur në këtë botë të pajisura me gjithçka që u duhet për të kryer aktivitetet e tyre jetësore.

papağan

Për një popull që sinqerisht është i bindur ka argumente në krijimin tuaj dhe në krijimin e kafshëve. (El-Xhathije: 4)

Kjo dituri i mësohet milingonës nga një Ekzistencë Madhështore: Allahu, Zoti i të gjitha botëve dhe Krijuesi i çdo gjëje. Ai i mësoi milingonës si të mbrohet nga mikrobet.

Tani, le të marrim zogjtë si një shembull tjetër i gjallesave që mbrohen nga bakteriet. Mikrobet shqetësojnë edhe zogjtë, por këta të fundit nuk kanë një sistem në trupat e tyre që të prodhojë lëndë mbrojtëse si te milingonat. Ata kanë gjetur një zgjidhje të ndryshme, por praktikisht të ngjashme për këtë problem. Ata shkojnë e shtrihen në një fole milingonash dhe presin që milingonat të enden nëpër puplat e tyre. Milingonat, që kërkojnë ushqim, ecin nëpër pupla dhe substanca që vret mikrobet përhapet në trupin e zogut. Në këtë mënyrë, zogu pastrohet nga mikrobet. Si është e mundur që zogjtë e dinë se milingonat prodhojnë një substancë të tillë, që mund të dezinfektojë trupat e tyre nga mikrobet?

Njerëzit e kanë zbuluar sistemin mbrojtës të milingonave vetëm pas kërkimesh e hulumtimesh të shumta. Madje shumë njerëz, të cilët janë ekspertë rreth kafshëve, ende nuk janë në dijeni të këtij fakti. Ndoshta edhe ju vetë e mësuat këtu. Zogjtë, megjithatë, e njohin këtë veti të milingonave që kur lindin. Edhe pse nuk ka njeri që t'u mësojë si të veprojnë, ata mund të përdorin milingonat për t'u pastruar nga mikrobet.

Fakti që zogjtë kanë njohuri për lëndën që prodhohet në trupat e milingonave dhe në të njëjtën kohë dinë si ta përdorin atë, na çon vetëm në një përfundim: Ky informacion u është MËSUAR atyre nga Allahu, krijuesi i të gjitha krijesave.

… çdo gjë në qiell dhe në tokë i përket vetëm Atij. Çdo gjë i bindet vetëm Atij. (El-Bekare: 116)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
pdf
doc
KAPITULLI