Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre?

Ju gaboheni nëse mendoni që shtegtimi është karakteristikë vetëm e zogjve. Në fakt, ka shumë lloje shtegtarësh në tokë dhe det. Në këtë pjesë do të ndjekim aventurën e salmonit, peshkut shtegtar.

Salmonët vijnë në këtë botë duke dalë nga vezët që femrat kanë lëshuar në lumë. Ata rriten dhe qëndrojnë në këtë vend për javë të tëra, më pas nisin udhëtimin e tyre drejt detit. Pas një udhëtimi udhëtimi rraskapitës plot peripeci salmonët më në fund arrijnë në det të hapur ku kalojnë disa vite të jetës së tyre. Pasi rriten aq sa janë në gjendje të shumohen, ata kthehen përsëri në lumenj.

somon, balık

Destinacioni që salmonët duan të arrijnë është vendi ku kanë lindur, por largësia nuk është e shkurtër. Distanca që peshqve u duhet të përshkojnë për të arritur në vendlindje mund të kapërcejë ndonjëherë edhe 1,500 km, që nënkupton një udhëtim prej disa muajsh. Ka shumë pengesa që salmonët duhet të kalojnë gjatë këtij udhëtimi.

Problemi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi është gjetja e grykëderdhjes së lumit, në të cilën peshku ka notuar gjatë udhëtimit të tij të parë për në det. Mbështetur te kjo, peshku do të përcaktojë rrugën e kthimit. Në mënyrë të habitshme, asnjë salmon nuk gabon dhe ata të gjithë e gjejnë lumin që me përpjekjen e parë.

Duke hyrë në lumë, salmoni fillon në mënyrë të vendosur të notojë kundër rrymës. Këtë herë detyra e tij është edhe më e vështirë sepse ndërsa herën e parë ka ndjekur me lehtësi rrymën duke notuar nën ujë, tani i duhet të ngjitet mbi ujëra. Gjatë këtij udhëtimi, salmoni mund të notojë në ujëra të cekëta që ia nxjerrin pendët e para mbi ujë. Këto ujëra të cekëta janë plot më zogj, arinj dhe shumë grabitqarë të tjerë.

Vështirësitë që salmoni duhet të kapërcejë nuk janë të kufizuara me kaq. Ai ka dalë nga një vezë në një degë lumi, në një pjesë në thellësi të tokës. Me qëllim që të arrijë përsëri atë pikë, kur lumi degëzohet, ai duhet të ndjekë pa u ngatërruar rrugën e saktë. Salmoni nuk bën gabime në këto zgjedhje dhe ndjek gjithmonë të njëjtën rrjedhë.

Tani zëreni se ju keni lindur dhe jeni rritur në një shtëpi në një qytet! Një ditë ju largoheni nga shtëpia juaj, udhëtoni për ditë të tëra dhe arrini në një vend 1,500 km larg shtëpisë. Vitet kalojnë dhe ju dëshironi të ktheheni në vendin tuaj të lindjes. A mendoni se mund të jeni në gjendje të kujtoni rrugët që i keni kaluar vetëm një herë? Një qenie njerëzore nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, salmoni po. Ai e gjen gjithmonë rrugën e tij pa bërë asnjë gabim.

somon, balık

Në saje të nuhatjes se tij, një salmon mund të ndjekë një aromë në ujë ashtu siç bën dhe një qen gjahu. Çdo rrymë ka një aromë karakteristike. Salmoni i kujton të gjitha aromat gjatë udhëtimit të tij dhe kthehet në shtëpi duke i rikujtuar këto aroma.

Si mund të ndodhë një gjë kaq e jashtëzakonshme? Si mundet që çdo salmon të gjejë rrugën e tij në mënyrë kaq të përsosur? Pse të gjithë salmonët përpiqen të kthehen në vendin ku kanë dalë, duke rrezikuar jetën, duke kapërcyer ujëvara dhe duke u përballur me kafshë të egra? Për më tepër, ata nuk i bëjnë të gjitha këto për veten e tyre, por me qëllim që të lëshojnë vezët e tyre në këto ujëra.

Ka vetëm një përgjigje për këto pyetje: Allahu, i Gjithëdituri, e krijoi salmonin dhe sistemin që i bën të mundur atij të gjejë rrugën. Si të gjitha krijesat e tjera, salmoni vepron sipas frymëzimit dhe instiktit të mësuar nga Zoti i Lartësuar.

somon, doğum yeri

Destinacioni që salmonët duan të arrijnë është vendi ku kanë lindur, por largësia nuk është e shkurtër. Distanca që peshqve u duhet të përshkojnë për të arritur në vendlindje mund të kapërcejë ndonjëherë edhe 1,500 km, që nënkupton një udhëtim prej disa muajsh. Ka shumë pengesa që salmonët duhet të kalojnë gjatë këtij udhëtimi.

Përmes provave që mohojnë teorinë e evolucionit është fakti se salmonët përshkojnë mijëra kilometra dhe rrezikojnë jetën e tyre për t'u shumuar. Evolucionistët deklarojnë se të gjitha krijesat janë në luftë me njëra-tjetrën dhe se vetëm më i forti mbijeton në fund të kësaj lufte. Megjithatë, në kundërshtim me pohimet e evolucionistëve, midis qenieve të gjalla ekziston një bashkëpunim i ngushtë. Kafshët rrezikojnë vetë jetën për pasardhësit e tyre. Përveç kësaj, siç do ta shikoni në shembujt që do të sillen më poshtë, ka lloje të ndryshme që bashkëpunojnë dhe përfitojnë nga njëri-tjetri. Salmoni është një nga krijesat më interesante që shfaq sjelljen e tij vetëflijuese për pasardhësit e vet. Salmonët shtegtojnë dhe kujdesen të arrijnë vendlindjen për t'u shumuar. Ata mbeten të pakët në numër dhe ngordhin shpejt pasi lëshojnë vezët e tyre. Megjithatë, ata nuk heqin dorë nga udhëtimi i tyre. Një sjellje e tillë nuk mundet të shpjegohet nga teoria e evolucionit. Ky fakt është shumë i qartë. Allahu krijoi salmonin dhe këto krijesa sillen siç i frymëzoi Ai. Njerëzit që përdorin urtësinë e tyre mund të marrin mësime nga sjelljet e kafshëve të tilla. Allahu u kujton atyre:

Të gjitha krijesat janë nën sundimin e Tij … (Hud: 56)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
pdf
doc
KAPITULLI