HISTORIA E PROFETËVE

Kur e analizojmë historinë e profetëve, ndeshemi me një të vërtetë mahnitëse. Numri më i madh i tyre kishin prejardhje të njëjtë. Kjo zbulohet në një numër vargjesh në Kuran:

Këta (të përmendur) ishin që Allahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur… (Sure Merjem:58)

Siç mund të shihet prej këtij vargu, individët superior të cilët u dërguan si profetë u zgjodhën posaçërisht prej Allahut dhe bënë thirrje në emër të Tij për në rrugën e drejtë. Natyrisht se është një nder i jashtëzakonshëm të jesh i zgjedhur i Allahut. Prandaj profetët janë individë shumë të vlefshëm, si për arsye se u zgjodhën prej Allahut ashtu edhe për shkak të natyrës së drejtë të tyre.

Pas profetit të parë, Ademit (as), profeti më i vjetër i përmendur në Kuran është Nuhi (as). Siç e dimë, Nuhi (as) tregoi durim dhe vendosmëri të madhe në shpjegimin e qenies dhe njëshmërisë së Allahut një fisi mosbesimtar dhe kur ai fis këmbënguli në mohimin e tyre, ata u fundosën nga një rrebesh i madh shiu që e dërgoi Allahu. Vetëm Nuhi (as) dhe ata besimtarë që e pasuan atë shpëtuan, duke e mbijetuar rrebeshin me anë të arkës që kishin ndërtuar, ashtu siç u kishte premtuar Allahu.

Allahu lavdëron Profetin Nuh (as) në Kuran:

Selam i qoftë Nuhut (prej Allahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij). Ne kështu i shpërblejmë të mirët. Vërtet, ai ishte prej robërve Tonë që janë besimtarë. (Sure Saffat:79-81)

Në një varg tjetër Allahu zbulon se pasardhësit e Profetit Nuh (as) do të jenë “të qëndrueshëm,” me fjalë të tjera se ata kurrë nuk do të zhduken:

Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. (Sure Saffat: 75-77)

Gjeneratat erdhën e shkuan pas Profetit Nuh (as) dhe njerëzit prapë u larguan nga rruga e drejtë, duke i adhuruar idhujt dhe duke ia kthyer shpinën Allahut. Në atë kohë, Profetit Ibrahim (as) iu dhurua dhuntia e profecisë (pejgamberllëkut) dhe iu dha përgjegjësia që të thërriste njerëzit që t’i kthehen Allahut dhe rrugës së drejtë. Profeti Ibrahim (as) ishte njëri prej pasardhësve të Profetit Nuh (as) që kishin mbetur “të qëndrueshëm” në tokë. Allahu e zbulon këtë në Kuran me këto fjalë:

Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij. (Sure Saffat: 83)

Profeti Ibrahim (as) ishte një njeri shumë i dëlirë dhe i shenjtë dhe njeri që Allahu e lavdëroi. Në një varg, Allahu pohon:

Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë. (Sure Nisa: 125)

Veç kësaj siç zbulohet në Kuran në lidhje me Profetin Ibrahim (as):

Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm. (Sure Hud: 75)

Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët. (Sure Nahl: 120)

Falënderues për të mirat e Tij. Ai (Allahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë. (Sure Nahl: 121)

A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit Librin e Urtësinë (Sheriatin) dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.(Sure Nisa: 54)

E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin.(Sure En’am: 84)

Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet. (Sure Nexhm: 37)

Me Profetin Ibrahim (as) filloi një brez i pandërprerë i pasardhësve. Edhe pse ai kreu detyrën e tij si i dërguar te mohuesit e Allahut me sinqeritet dhe vendosmëri të madhe, shumica e njerëzve përreth tij (me përjashtim të kushëririt të tij, Profetit Lut (as)) dështuan t’i kushtojnë vëmendje porosisë së tij. Në këtë moment, Profeti Ibrahim (as) kërkoi prej Allahut që një besimtar i pastër të jetë trashëgimtar i tij dhe të vazhdoj të përfaqësoj fenë e Allahut në tokë. Allahu iu përgjigj lutjes së Profetit Ibrahim (as) me një mrekulli, duke i dhënë gruas së tij një fëmijë të pastër, megjithëse ajo ishte e vjetër dhe shterpë. Në këtë mënyrë Profeti Ibrahim (as) u bë babai i Profetit Is-hak (as), i cili ishte një profet i shquar në sytë e Allahut, i pajisur me arsye, besim dhe vetëdije për Zotin. Me kohë, Profeti Is-hak (as) gjithashtu pat një djalë dhe e quajti Jakub. Që të dy ishin dhunti të Allahut për Profetin Ibrahim (as):

E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos Allahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë. (Sure Merjem: 49)

Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur. (Sure Ankebut: 27)

Një djalë tjetër i Profetit Ibrahim (as) ishte Profeti Ismail (as). Së bashku ata ndërtuan “shtëpinë” e parë, ose vendin e adhurimit, Qaben. Lutja që ata bënë në këtë kohë është shënuar në Kuran me këto fjalë:

Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!"
Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë, je mëshirues!" (Sure Bekare: 127-128)

Allahu iu përgjigj kësaj lutje dhe prej pasardhësve të Profetit Ibrahim (as) krijoi një bashkësi që i nënshtrohej Allahut plotësisht. Bijtë dhe nipat e Profetit Ibrahim (as) dhe vet fëmijët e tyre ishin njerëz të bekuar që në mesin e tyre kishin profetë, që besuan në Allahun dhe jetuan në pajtim me urdhërat e Tij përkundër faktit se jetuan në një mjedis kryesisht pagan. Profeti Musa (as), Haruni (as), Davudi (as), Sulejmani (as), Jakubi (as) dhe Junusi (as) dhe shumë të tjerë si ata ishin të gjithë individë të pastër dhe të përsosur, pasardhës të Profetit Ibrahim (as). Allahu thotë kështu për pasardhësit e profetëve:

Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is-hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit. (shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve të përsosur. (shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë. Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë. Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robërit e Tij. E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepruar. Ata ishin që u patëm dhënë librin, urtësinë e pejgamberllëkun; e nëse këta (idhujtarët mekas) e refuzojnë këtë (pejgamberllëkun tënd), Ne e kemi siguruar këtë me një popull që nuk e refuzon. Ata (të dërguarit e përmendur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë… (Sure En’am: 84-90)

koran

Many verses in the Qur'an speak of the Prophet Ibrahim (as), the Prophet Ya'qub (as) and the Prophet Yusuf (as). Sura 14 bears the name 'Ibrahim,' and Sura 12 "Yusuf."

Profeti Ibrahim (as) ua kaloi besimet e tij djemve të tij, një proces ky që u përsërit nga nipi i tij Jakubi (as). Allahu përshkruan këtë në Kuran:

Kur Zoti i vet i tha atij: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"! E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi, (u tha) "O bijtë e mi, Allahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë myslimanë!" A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do tëadhurojmë Zotin tënd, dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar!"
Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata. (Sure Bekare: 131-134)

Mirëpo, të jesh pasardhës i Profetit Ibrahim (as) sigurisht që nuk domethënë se do të jetë i drejtuar automatikisht në rrugën e drejtë. Njësoj sikur që ky brez ka përfshirë profetë, njerëz të devotshëm dhe që i frikësohen Zotit, po ashtu ka nxjerrë njerëz që nuk kanë arritur të kuptojnë konceptin e fesë apo të gjejnë rrugën e drejtë. Ky fakt zbulohet po ashtu në Kuran. Duke folur, për shembull, për pasardhësit e Profetit Ibrahim (as) dhe të djalit të tij Profetit Is-hak (as), Allahu thotë:

Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes. (Saffat: 113)

Natyrisht, profetët ishin njerëz të zgjedhur, njerëz superior, por siç do të shohim në kapitujt në vazhdim, në mesin e nipave të tyre, vëllezërve, djemve, baballarëve dhe madje edhe grave të tyre, dolën njerëz që u sollën në kundërshtim me vullnetin e Allahut, tejkaluan kufijtë që përcaktoi Ai dhe kundërshtuan fenë e Tij. Allahu zbulon këtë në një varg tjetër:

Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe Librin. Disa prej tyre i udhëzuan në rrugë të drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës. (Sure Hadid: 26)

Në mesin e atyre që u sollën në këtë mënyrë përkundër asaj se ishin pasardhës të profetëve ishin disa prej djemve të Profetit Jakub (as).

Allahu flet për Profetin Jakub (as) shumë herë në Kuran, duke e përshkruar atë si njeri të sinqertë, të vendosur, largpamës, të zgjedhur dhe të favorizuar. Allahu flet për cilësitë e larta të Profetit Jakub (as), në këto vargje:

Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe. Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër. S'ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë. (Sure Sad: 45-47)

Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. (Sure Enbija: 72-73)

Veç kësaj, Allahu gjithashtu zbulon në Suren Jusuf se Profeti Jakub (as) ishte një njeri i ditur, i cili posedonte dituri të posaçme që i ishte dhuruar atij:

Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Sure Jusuf: 68)

…Ai(Jakubi) tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?" (Sure Jusuf: 96)

Njëri prej djemve të Profetit Jakub (as) ishte Profeti Jusuf (as), i cili më së miri kuptoj besimin dhe virtytet morale që Jakubi (as) i inkurajoi tek fëmijët e tij. Këtë mund ta shohim prej fjalëve të tij siç na rrëfen Allahu në Kuran:

Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok Allahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën. (Sure Jusuf: 38)

Megjithatë, nuk ishin të gjithë vëllezërit e Jusufit sikurse ai. Përveç vëllait të tij më të ri, i cili i përngjante shumë atij, vëllezërit e tjerë të tij nuk arritën të kuptojnë konceptin e besimit, ishin robër të dëshirave të tyre vetjake dhe tejkaluan kufijtë që Allahu përcaktoi. Prandaj, këta vëllezër ishin ata që ia përgatitën një kurth mizor Profetit Jusuf (as).

Kapitujt në vazhdim të këtij libri do të përshkruajnë këtë kurth që u përgatit për Profetin Jusuf (as), çfarë ndodhi pastaj dhe sjelljen e tij shembullore përballë gjithë këtyre ngjarjeve.