Ebu Lehebi
EBU LEHEBI
Ebu Lehebi ishte një jobesimtar nga koha e të dërguarit Muhammed (saas) i njohur për arrogancë dhe paturpësi. Kurani tregon se si ai dhe gruaja e tij do të dënohen në Xhehennem për keqbërjet e tyre në këtë botë. Ata do të poshtërohen shumë gjatë dënimit. Bartjen e drurëve, është punë shumë e ligë për ata që lavdërohen me pasurinë dhe kamjen e tyre. Poshtëruese për ta do të jetë gjithashtu edhe litari i përdredhur rreth qafave. Sido që të jetë, Allahu do t’i poshtërojë në mënyrë që ata as që mund ta parashikojnë. Gjendja e tyre në të ardhmen, është si shembull për brezat e më vonëshëm, e tregohet në ajetin si vijon:
Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur. (Mesed, 111:1-5)