logo
HARUN YAHYA

Krijesat Luminishente Nënujore

balık, çizim

Shumë qenie nënujore, si ajo që shihni në foto, janë të pajisura ashtu si xixëllonja me një sistem të veçantë për prodhimin e dritës. Ato zakonisht e përdorin dritën për të hutuar ose frikësuar armiqtë e tyre. Shumica e tyre kanë një radhë qelizash përgjatë kurrizit, të cilat mund të prodhojnë dritë. Tani le të shohim karakteristikat e përgjithshme të këtyre krijesave.

Një nga këto gjallesa është dhe një kafshë që ngjan me kandilin e detit. Ato zakonisht ushqehen me gjallesa dhe bimë detare mikroskopike që janë të padukshme për syrin e lirë. Disa e kapin gjahun duke përdorur tentakulat e tyre ngjitëse që lëvizin në ujë si një fill. Disa lloje të tjera kanë gojë të madhe me të cilën mund të gëlltisin shumë gjallesa të tjera. Ato kanë qime të holla mbi trupat e tyre, të cilat i përdorin për të lëvizur nëpër ujë.

denizanası, ışık

Krijesat luminishente kanë disa karakteristika të tjera të mrekullueshme. P.sh., disa specie me ngjyrë të kuqe ndriçojnë kur zbulohen dhe mund të lënë një dritë vezulluese në ujë. Kjo është një mënyrë për të ngatërruar armiqtë e tyre dhe kështu të shpëtojnë.

Krijesat si ylli i detit dhe yjet pupël janë "gjembaçë". Ato janë të mbuluara me gjemba, të cilat i përdorin si mjet mbrojtjeje. Ato jetojnë në breg të detit, në korale nënujore dhe në fund të detit. Këto krijesa, gjithashtu, prodhojnë dritë për t'u mbrojtur nga armiqtë.

Tipari më interesant i gjallesave luminishente detare është se ato e përdorin dritën e tyre për të çorientuar të tjerët. Një yll deti është një shembull për këtë. Yjet e detit jetojnë në rreth 1000 metra thellësi në det. Nga krahët e tyre lëshojnë dritë blu në të gjelbër. Ky paralajmërim vezullues i vë në dijeni armiqtë se kjo gjallesë nuk është e shijshme. Një lloj tjetër yjesh deti fillojnë të vezullojnë kur sulmohen. Ata shkëputen dhe hedhin dritë nga krahët e tyre në drejtim të armikut për ta çorientuar. Vëmendja e armikut zhvendoset në drejtim të dritës. Në të njëjtën kohë, ylli i detit gjen kohë për t'u larguar.

isik, denizalti

The creatures seen in the pictures live in the dark depths of the sea by virtue of the luminescent quality that Allah has given to them.

Sikurse e pamë edhe në shembujt e dhënë më lart, mekanizmi që bën të mundur prodhimin e dritës në këto krijesa tregon edhe një herë krijimin e përkryer të Allahut. Krijesat që janë përmendur këtu nuk mund të kenë inteligjencë si ajo e qenieve njerëzore. Megjithatë, secila prej tyre ka tipare të tilla të mrekullueshme që na mahnisin. Këta shembuj na ndihmojnë të kuptojmë forcën krijuese të Allahut të Madhëruar.

Allahu na informon në një ajet kuranor se ata që guxojnë të adhurojnë dikë tjetër në vend të Tij, do të jenë prej të braktisurve:

Mos i shoqëro Allahut askënd në adhurim, përndryshe do të jesh i qortuar dhe i braktisur. (El-Isra': 22)


mavi, balık mavi, balık mavi, balık mavi, balık

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta
  • Vetëmbrojtja te Kafshët
  • Busulla në sytë e milingonave
  • Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut
  • Zogjtë e Vegjël Inxhinierë
  • Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore
  • Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre?
  • Si Jetojnë Peshqit Në Ujë?
  • A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë?
  • Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës
  • Një Krijesë Interesante: Nautilus
  • Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës
  • Peshku Mace Në Detyrë
  • Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ?
  • Krijesat Luminishente Nënujore
  • Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall
  • Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep
  • Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit
  • Pilivesat: Makinat Fluturuese
  • Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet
  • Jeta në Shkretëtirë
  • Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës
  • Fuqia e Qukapikëve
  • Ketrat Me Faqe Të Mëdha
  • Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi
  • Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë
  • Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre
  • Kujtesa E Fuqishme E Grifshës
  • Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve
  • Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën
  • Pastruesit e Detit
  • Gjinkalla e Zhurmshme
  • Zogjtë Pastrues
  • Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë
  • Këmbëngulja e Peshkut Thithës
  • Peshku Me Buzë Të Kuqe
  • Çafkat Shumëngjyrëshe
  • Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë
  • Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve
  • Teknikat E Fluturimit Të Zogjv
  • Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë
  • Sepjet E Ngjashme Me Motorët
  • Patat e Egra
  • Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë
  • Përfundim