logo HARUN YAHYA

Përfundim

Përfundim

Në këtë libër u njohëm së bashku me disa shembuj të gjallesave të mrekullueshme që Allahu ka krijuar. Duke treguar këto tipare të mrekullueshme dhe disa modele të sjelljes inteligjente në këto krijesa, kishim për qëllim t'ju ndihmonim të kuptonit edhe një herë se këto nuk mund të kenë ardhur në jetë vetvetiu dhe se është Allahu ai që i krijoi të gjitha këto.

mandarin ördeği, muhteşem renkler

Siç jeni në dijeni, shembujt e dhënë në këtë libër pasqyrojnë vetëm një numër të vogël të krijesave të gjalla në këtë botë. Ka miliona lloje gjallesash që jetojnë në det, në tokë ose në ajër. Të gjitha këto krijesa kanë sisteme të ndryshme organizimi dhe modele të ndryshme sjelljesh. P.sh., një zog nuk sillet kurrë si një tigër dhe mënyra se si ushqehet elefanti nuk është e njëjtë edhe për rosën. Një krokodil jeton si në ujë, ashtu edhe në tokë, kurse një majmun nuk mund të jetojë në ujë. Shkurt, karakteristikat dhe tiparet e gjallesave janë të veçanta për secilën. Pamja e jashtme e tyre, mënyra se si ushqehen dhe kujdesen për të vegjëlit janë, gjithashtu, të ndryshme nga njëra tek tjetra.

yavru tavşan, sevimli

Ju e dini që është Zoti ynë Ai që i krijoi të gjitha këto krijesa së bashku me karakteristikat e tyre të veçanta dhe u mësoi atyre gjithçka që ato bëjnë. Nëse nuk e keni ditur më parë, atëherë tashmë e mësuat këtë fakt duke lexuar këtë libër. Tregojuni edhe të tjerëve çfarë keni mësuar! Tregojuni të tjerëve se Allahu i krijoi të gjitha krijesat dhe se larmia e jashtëzakonshme e gjallesave tregon mençurinë e pashoqe të Zotit tonë.

Mos harroni, gjithashtu, se Allahu do t'ju dojë më shumë dhe do të krijojë më shumë mirësi për ju si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën tjetër për atë që bëni. Kurrë mos harroni e mos ngurroni të jeni njeriu që do Allahu, i Gjithëmëshirshmi, Zoti i gjithçkaje.

Duke u treguar të tjerëve rreth ekzistencës se Allahut dhe duke u sjellë mirë me të tjerët, ju do të keni vepruar drejt dhe do të shpërbleheni më së miri nga Zoti ynë. Në këto ajete, Allahu u jep lajme të gëzueshme atyre që bëjnë mirësi:

sevimli hayvanlar

Nuk është ashtu! Të gjithë ata që janë dorëzuar tek Allahu dhe janë bamirës do ta marrin shpërblimin e vet nga Zoti i tyre dhe ata nuk do të kenë frikë as nuk do të mërziten. (El-Beqara: 112)

Kush bën vepra të mira, do të shpërblehet edhe më mirë se ajo që ka punuar dhe do të jetë i siguruar prej tmerrit të asaj. (En-Naml: 89)

They said, "Glory be to You!
We have no knowledge except what You have taught us.
You are the All-Knowing, the All-Wise."
(Surat al-Baqara: 32)

SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code
Shkarkimet
Hyrja Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta Vetëmbrojtja te Kafshët Busulla në sytë e milingonave Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut Zogjtë e Vegjël Inxhinierë Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre? Si Jetojnë Peshqit Në Ujë? A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë? Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës Një Krijesë Interesante: Nautilus Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës Peshku Mace Në Detyrë Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ? Krijesat Luminishente Nënujore Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit Pilivesat: Makinat Fluturuese Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet Jeta në Shkretëtirë Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës Fuqia e Qukapikëve Ketrat Me Faqe Të Mëdha Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre Kujtesa E Fuqishme E Grifshës Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën Pastruesit e Detit Gjinkalla e Zhurmshme Zogjtë Pastrues Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë Këmbëngulja e Peshkut Thithës Peshku Me Buzë Të Kuqe Çafkat Shumëngjyrëshe Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve Teknikat E Fluturimit Të Zogjv Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë Sepjet E Ngjashme Me Motorët Patat e Egra Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë Përfundim