logo HARUN YAHYA

Pastruesit e Detit

Pastruesit e Detit

Çfarë mendoni ju nëse shikoni një peshk të vogël që është gati të hyjë në gojën e një peshku të madh? Do të mendoni se peshku i madh do ta gëlltisë peshkun e vogël dhe do të çuditeni se si peshku i vogël qëndron aq pranë tij.

temizlikçi balık, akvaryum

Pa dyshim, kjo është diçka e veçantë që peshku i madh e lejon peshkun e vogël të notojë rreth tij, nuk e sulmon dhe nuk do t'ia dijë fare nëse është duke notuar edhe brenda gojës ose nën gushën e tij. Megjithatë, është e mundur të shohësh shpesh pamje të tilla në oqeane. Peshqit e vegjël nuk janë të vetmet gjallesa që notojnë pa frikë pranë peshkut të madh. Ndonjëherë mund të shihen edhe karkaleca deti afër peshqve të mëdhenj. Këta janë karkalecat pastrues, puna e të cilëve është të pastrojnë disa nga peshqit e mëdhenj.

Ka shumë lloje karkalecash pastrues deti. Ky që shihet në foto është një prej tyre. Vija e kuqe dhe e bardhë e karkalecit të detit e bën atë të dukshëm, të ngjashëm me një dritë dhe ndihmon peshqit që u duhet të pastrohen për të dalluar atë. Kur karkaleci, me dy antenat e gjata të bardha, vendoset pranë peshkut, ky i fundit pret në mënyrë shumë të durueshme karkalecin për të ngrënë parazitet në lëkurë ose në vendet e dëmtuara. Karkaleci pastrues mund të futet edhe në gojë për të hequr parazitet që bezdisin peshkun. Në këtë mënyrë, karkaleci gjen edhe ushqimin e vet. Karkaleci i detit vazhdon të punojë derisa të sigurohet se peshku është pastruar. Kur puna mbaron, peshku i madh nuk i shkakton as edhe dëmin më të vogël karkalecit që në fakt mund të jetë një ushqim shumë i mirë. Karkaleci i detit vepron pa u shqetësuar dhe pa u frikësuar nga peshku i madh. Siç shihet edhe në foto, këto dy krijesa shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.

temizlikçi balık, akvaryum

Konceptet e "të shkuarit mirë" apo "të dhënit garanci" etj. janë karakteristikë për njerëzit që kanë arsye dhe inteligjencë. Ato nuk mund të vlejnë për këto gjallesa ujore. Megjithatë, Allahu, që ka kontroll dhe fuqi mbi gjithçka, i mëson këto krijesa të sillen kështu dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code
Shkarkimet
Hyrja Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta Vetëmbrojtja te Kafshët Busulla në sytë e milingonave Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut Zogjtë e Vegjël Inxhinierë Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre? Si Jetojnë Peshqit Në Ujë? A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë? Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës Një Krijesë Interesante: Nautilus Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës Peshku Mace Në Detyrë Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ? Krijesat Luminishente Nënujore Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit Pilivesat: Makinat Fluturuese Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet Jeta në Shkretëtirë Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës Fuqia e Qukapikëve Ketrat Me Faqe Të Mëdha Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre Kujtesa E Fuqishme E Grifshës Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën Pastruesit e Detit Gjinkalla e Zhurmshme Zogjtë Pastrues Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë Këmbëngulja e Peshkut Thithës Peshku Me Buzë Të Kuqe Çafkat Shumëngjyrëshe Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve Teknikat E Fluturimit Të Zogjv Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë Sepjet E Ngjashme Me Motorët Patat e Egra Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë Përfundim