logo HARUN YAHYA

Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën

Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën

Shumë lloje zogjsh udhëtojnë me mijëra kilometra çdo vit në vende ku mund të gjejnë burime të pasura ushqimi, ku mund të lëshojnë vezët dhe të rrisin të vegjlit e tyre. Allahu na tregon për fluturimin e zogjve në një ajet kuranor:

A nuk i shohin njerëzit zogjtë që fluturojnë sipër tyre duke hapur e mbyllur krahët? Asgjë nuk i mban në ajër përveç Fuqiplotit, i Cili sheh çdo gjë. (El-Mulk: 19)

Shumë zogj ujorë kryejnë fluturime në largësi të mëdha në saje të ndërtimit të trupit dhe aftësisë së komunikimit ndërmjet tyre. Zogjtë ujorë komunikojnë gjatë fluturimit duke kënduar dhe duke prodhuar tinguj të ndryshëm. Kështu bën çdo anëtar i grupit, madje edhe në mes të natës, pa marrë parasysh sa të shumtë janë në numër.

göçmen kuş, uçuş

Zogjtë në fluturim janë një nga shenjat që Allahu përmend në Kuran dhe na nxit të mendojmë rreth tyre.

Çdo pjesëtar i turmës e di ku janë të tjerët. Shkencëtarët mendojnë se zogjtë e ujit përdorin diellin për të gjetur vendndodhjen e tyre. Kur janë pranë vendndodhjes së tyre, ata njohin disa shenja. Kjo është e ngjashme me përdorimin e rrugëve dhe ndërtesave të caktuara për të gjetur shtëpinë tuaj. Në mënyrë të ngjashme, zogjtë e ujit ndjekin lumenjtë, malet dhe shenja të tjera tokësore. Disa zogj ujorë mund të fluturojnë pa u ndalur natën dhe ditën gjatë shtegtimit të tyre.

kuş sürüleri, gece

Aftësia për të gjetur drejtimin është karakteristikë për qeniet njerëzore që janë të pajisura me arsye. Njeriu mund të gjejë drejtimin e tij duke përdorur disa teknika ose me ndihmën e diellit, por si munden zogjtë ta gjejnë drejtimin e tyre? Si munden ata të shfrytëzojnë pozicionin e diellit apo shenjat e tjera?

Në ajetin kuranor të përmendur më sipër thuhet: "A nuk i shohin njerëzit zogjtë që fluturojnë sipër tyre duke hapur e mbyllur krahët..?" Me anë të këtij ajeti Allahu na tërheq vëmendjen ndaj fluturimit të zogjve. Ai kërkon prej nesh që të mendojmë mbi këtë aftësi që u ka dhuruar atyre. Duke menduar në këtë mënyrë, ne arrijmë në përfundimin se sjelljet inteligjente dhe aspektet e përsosura fizike të krijimit nuk mund të jenë fryt i rastësisë.

Mendoni rreth fakteve të tilla dhe ndajini mendimet tuaja me njerëz të tjerë! Sigurohuni që edhe ata të kuptojnë madhështinë e Allahut dhe faktin se është Ai që ka krijuar gjithçka.

SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code
Shkarkimet
Hyrja Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta Vetëmbrojtja te Kafshët Busulla në sytë e milingonave Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut Zogjtë e Vegjël Inxhinierë Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre? Si Jetojnë Peshqit Në Ujë? A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë? Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës Një Krijesë Interesante: Nautilus Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës Peshku Mace Në Detyrë Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ? Krijesat Luminishente Nënujore Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit Pilivesat: Makinat Fluturuese Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet Jeta në Shkretëtirë Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës Fuqia e Qukapikëve Ketrat Me Faqe Të Mëdha Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre Kujtesa E Fuqishme E Grifshës Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën Pastruesit e Detit Gjinkalla e Zhurmshme Zogjtë Pastrues Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë Këmbëngulja e Peshkut Thithës Peshku Me Buzë Të Kuqe Çafkat Shumëngjyrëshe Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve Teknikat E Fluturimit Të Zogjv Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë Sepjet E Ngjashme Me Motorët Patat e Egra Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë Përfundim