logo HARUN YAHYA

Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës

Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës

A e keni vënë re ndonjëherë rrjetën e merimangës? A e dini se si e prodhojnë merimangat fillin e tyre dhe se ç'karakteristika mahnitëse ka ky fill? A keni dëgjuar se teknika e përdorur nga merimangat për të thurur pëlhurën është e njëjtë me atë që përdorin sot inxhinierët?

örümcek, ağ

Një merimange i nevojiten dy vende të ndara me qëllim që të thurë pëlhurën e saj. Pëlhurat, zakonisht, janë të thurura në kënde, aty ku dy mure bashkohen ose ndërmjet dy degëve. Megjithatë, disa merimanga janë aq të afta, sa të thurin pëlhurën e tyre duke përdorur një sipërfaqe të vetme. Mënyra se si merimanga e thur pëlhurën e saj është e mrekullueshme. Përpiquni të përfytyroni çfarë do t'ju tregojmë më poshtë.

Merimanga, si fillim, gjen një degë elastike që është e gjatë në mënyrë të mjaftueshme për të thurur pëlhurën e saj. Pastaj ajo fikson dhe ngjit një fije në fund të degës. Duke lëvizur poshtë degës, ajo vazhdon të sekretojë fije të shumta. Në çastin që përshkon një distancë të caktuar, ajo ndalon dhe pushon se sekretuari. Tërheq fijet që ka sekretuar, i lakon si një hark dhe i ngjit me pikën fillestare. Pastaj fillon të thurë pëlhurën e saj përbrenda këtij harku.

Tani mendoni çfarë do të bënit sikur t'ju duhej të tendosnit një spango dy metra e gjysmë të gjatë ndërmjet dy mureve që janë dy metra larg njëri-tjetrit. Ndërsa jeni duke u përpjekur ta gjeni, na lejoni t'ju shpjegojmë se si e zgjidh merimanga këtë problem.

Merimangat e kopshtit e thurin pëlhurën e tyre disa herë ndërmjet dy degëve që janë larg njëra-tjetrës. Meqenëse pëlhura të tilla janë shumë të mëdha, ato kanë mundësi më të mëdha për të zënë gjahun. Megjithatë, masa e tyre e madhe bëhet shkak për pakësimin gradual të tendosjes së rrjetës, që do të thotë rënie në aftësinë për të zënë gjahun. Kështu që merimangave u duhet një zgjidhje. Ju mund të keni menduar se merimanga do të thurë një rrjetë të re, pasi rrjeta ekzistuese nuk është më e tendosur sa duhet. Mirëpo në vend që të zëvendësojë rrjetën, merimanga bën diçka të mrekullueshme: sekreton një fije nga qendra e rrjetës poshtë në tokë dhe fikson një gur të vogël në fund të fijes që është pranë tokës. Duke u kthyer tek rrjeta dhe duke e tërhequr fijen, ngre gurin. Pastaj lidh edhe një herë në qendër të rrjetës fijen, në fundin e së cilës guri lëkundet në ajër. Si rezultat, rrjeta tendoset përsëri, ndërsa pesha e gurit të varur e tërheq atë poshtë.

örümcek, ağ

Ju, sikurse shumë njerëz që nuk kanë njohuri nga ndërtimi, nuk do të arrinit të mendonit për një zgjidhje të tillë. Megjithatë, merimangat e njohin dhe e zbatojnë këtë teknikë. Si është e mundur që një merimangë të njohë një teknikë kaq të mrekullueshme dhe ta zbatojë atë aq mirë? Për më tepër, çdo merimangë ka thurur rrjetën e saj duke zbatuar të njëjtën teknikë për shumë vjet me radhë. Këtu nevojitet të ekzistojë një Forcë që frymëzon merimangën të përdorë këtë teknikë, sepse fuqia për ta bërë këtë nuk i përket vetë merimangës. Kjo Forcë i takon Allahut të Gjithëfuqishëm, Zotit të gjithësisë, që drejton dhe frymëzon të gjitha krijesat e gjalla.

demet, çiçek

SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code
Shkarkimet
Hyrja Termitet E Verbra Që Ndërtojnë Ndërtesa Të Larta Vetëmbrojtja te Kafshët Busulla në sytë e milingonave Bashkëpunimi I Mrekullueshëm Ndërmjet Milingonës Dhe Zogut Zogjtë e Vegjël Inxhinierë Sistemi Ngrohës I Fluturës Dimërore Si E Gjejnë Salmonët Rrugën E Tyre? Si Jetojnë Peshqit Në Ujë? A Kanë Papagajtë Njohuri Mbi Kiminë? Mjeshtëria Inxhinierike Në Pëlhurën E Merimangës Një Krijesë Interesante: Nautilus Fluturat Që Kanë Njohuri Rreth Fizikës Peshku Mace Në Detyrë Çfarë Dini Për Krijesat Luminishente (Dritë-Prodhuese) ? Krijesat Luminishente Nënujore Çanta E Fjetjes Së Peshkut Papagall Aftësia Maskuese E Peshkut Akrep Tiparet Interesante Të Kuajve Të Detit Pilivesat: Makinat Fluturuese Shtretërit E Fshehtë Në Dete: Koralet Jeta në Shkretëtirë Sistemi I Veçantë Ftohës I Gazelës Fuqia e Qukapikëve Ketrat Me Faqe Të Mëdha Zogu Me Krahët Më Të Gjatë Në Botë: Albatrosi Artistët E Zbukurimeve: Zogu Tendë Zogjtë Që Ndërtojnë Fole Për Pasardhësit E Tyre Kujtesa E Fuqishme E Grifshës Tanket E Blinduara Të Mbretërisë Së Kafshëve Zogjtë Shtegtarë Që Mund Të Fluturojnë Edhe Natën Pastruesit e Detit Gjinkalla e Zhurmshme Zogjtë Pastrues Patinatorët E Pellgut Që Ecin Mbi Ujë Këmbëngulja e Peshkut Thithës Peshku Me Buzë Të Kuqe Çafkat Shumëngjyrëshe Paraketi, Papagalli Që Jeton Një Muaj Pa Ujë Ndërtimi I Pendëve Të Zogjve Teknikat E Fluturimit Të Zogjv Zogu I Ujit Që Çan Nëpër Ujë Si Një Gërsherë Sepjet E Ngjashme Me Motorët Patat e Egra Sistemi I Pakrahasueshëm I Sigurisë Përfundim