• 1. Ta Ha.

  • 2. Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.

  • 3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.

  • 4. Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.

  • 5. Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.

  • 6. E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka nën dhe.

  • 7. Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.

  • 8. Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.

  • 9. A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?

  • 10. Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.

  • 11. E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!

  • 12. Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.

  • 13. Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç’po të shpallet!

  • 14. Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.

  • 15. S’ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.

  • 16. Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.

  • 17. O Musa, ç’është ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?

  • 18. Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.

  • 19. Ai (All-llahu) i tha: “Hidh atë, O Musa!”

  • 20. Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.

  • 21. (All-llahu i) Tha: “Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme!”

  • 22. Dhe, fute dorën tënd e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër.

  • 23. (këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha.

  • 24. “Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)”.

  • 25. Ai (Musai) tha: “Ma zgjëro (më ndihmo) gjoksin tim!

  • 26. Dhe më lehtëso në këtë punë timen!

  • 27. Më zgjidh nyjen e gjuhës sime!

  • 28. Që ta kuptojnë fjalën time!

  • 29. Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,

  • 30. Harunin, vëllain tim,

  • 31. Që me të të ma forcosh fuqinë time,

  • 32. Bëma shok atë në punën time,

  • 33. Në mënyrë që të madhërojnë Ty më shumë,

  • 34. Dhe të përkujtojnë Ty shpesh.

  • 35. Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët”.

  • 36. Ai (All-llahu) tha: “O Musa, t’u dha ajo që kërkove!”

  • 37. Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tona.

  • 38. Atëherë kur nënën e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndrushe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje).

  • 39. (Ne i thamë) “Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time”.

  • 40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar”.

  • 41. Dhe Unë të zgodha ty për shpalljen Time.

  • 42. Shko me argumentet e Mia ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.

  • 43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.

  • 44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.

  • 45. Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”.

  • 46. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë) dhe shoh (ç’do të bën me ju)”.

  • 47. I shkoni i thuani atij: “Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.

  • 48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit”.

  • 49. Ai (faraoni) tha: “E kush është Zoti i ju dyve, o Musa?”

  • 50. (Musai) Tha: “Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?”

  • 51. Ai tha: “Si është gjendja e popjve të mëparshëm?”

  • 52. Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron”.

  • 53. (Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.

  • 54. Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndodhë.

  • 55. Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.

  • 56. Ne ia bëmë të mundshme atij t’i shohë të gjitha argumentet Ton, por ai i fënjeu ato dhe i refuzoi.

  • 57. (Atëherë faraoni) Tha: “O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës tonë (prej Egjiptit)?

  • 58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti”.

  • 59. (Musai) Tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen para dite”.

  • 60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.

  • 61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t’ju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”.

  • 62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).

  • 63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t’ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejti”.

  • 64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që trimfon sot, ai ka arritur suksesin,

  • 65. Ata thanë: “O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”

  • 66. Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur, ja, atij iu dk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj).

  • 67. E Musai ndjeu në vete njëfarë frike.

  • 68. Ne i thamë atij: “Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!”

  • 69. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.

  • 70. Atëherë (kur shkopi i Musait i ëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!”

  • 71. Ai (faraoni) tha: “Ai besuat atij para se t’u japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”

  • 72. Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bës, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takonjetës së kësaj bote!”

  • 73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!

  • 74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminelë, e ka Xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.

  • 75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.

  • 76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.

  • 77. Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robtë e Mij, hapu atyre me rrugë të terur në det, e mos ke frikë se do të zënë, a do të fundosësh”.

  • 78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.

  • 79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.

  • 80. O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe shkurtëza.

  • 81. Hani nga të mirat që u dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t’u godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.

  • 82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.

  • 83. Po ty o Musa: “ç’të nguti para popullit tënd?”

  • 84. Ai u përgjigj: “Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”

  • 85. Ai (All-llahu) Tha: “Ne sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!”

  • 86. Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?”

  • 87. Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija”.

  • 88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar”.

  • 89. A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t’ju sillte ndonjë dobi a dëm.

  • 90. E Haruni atyre u pat thënë më parë: “O populli im, ju vetëmu sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm”.

  • 91. Ata i thanë: “Ne nuk dp t’i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet Musai!”

  • 92. Ai (Musai u kthye e) tha: “O Harun ç’të prngoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,

  • 93. E ti mos u vazhdosh rrugën time? Amos e kundërshtove edhe ti porosinë time?”

  • 94. Ai (Haruni) tha: “O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?”

  • 95. Ai (Musai) tha: “E çka ishte puna jote, o Samirij?”

  • 96. Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.

  • 97. Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”.

  • 98. I adhurari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.

  • 99. Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa ngandodhitë që kanë kaluar më heret dhe nga ana jonë të dhamë ty shpalljen plot përkujtime.

  • 100. Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur’anit), ai do të bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.

  • 101. Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.

  • 102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).

  • 103. E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dynja) më shumë se nja dhjetë ditë.

  • 104. Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!”

  • 105. Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrime të shpërndara”.

  • 106. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.

  • 107. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.

  • 108. Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit. e nuk do t’i largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.

  • 109. Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.

  • 110. Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshij ate.

  • 111. E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përlen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.

  • 112. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).

  • 113. Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.

  • 114. I lartë është All-llahu, Sundue i vërtetë. Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”

  • 115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra re ai nuk gjetën vendosmëri.

  • 116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi”.

  • 117. E Ne i thamë: “O Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”.

  • 118. Ti aty (në Xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.

  • 119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të kesh vapë.

  • 120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të treoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!”

  • 121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.

  • 122. Mandej Zoti i vet atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).

  • 123. Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)”.

  • 124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.

  • 125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, prse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?”

  • 126. Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.

  • 127. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.

  • 128. A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.

  • 129. E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi do t’i kapte ata.

  • 130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).

  • 131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.

  • 132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.

  • 133. Ata thanë: “përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur’an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme”.

  • 134. Dhe sikur t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kur’anin) ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim”.

  • 135. Thuaj: “Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën”.