46. Ahkaf - Kurani
- 1. Ha, Mimë.
- 2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
- 3. Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.
- 4. Thuaj: “Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”.
- 5. Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.
- 6. E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).
- 7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur’anit) që u erdhi, i thanë: “Kjo është magji e hapët!”