logo HARUN YAHYA

Beled - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Betohem në këtë qytet!
  • 2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
  • 3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
  • 4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
  • 5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
  • 6. E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
  • 7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
  • 8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
  • 9. Edhe gjuhë e dy buzë?
  • 10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
  • 11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
  • 12. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?
  • 13. Është lirimi i një skllavi,
  • 14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
  • 15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
  • 16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
  • 17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).
  • 18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
  • 19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.
  • 20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code