logo HARUN YAHYA

Fexhr - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha agimin!
  • 2. Pasha dhjetë netët!
  • 3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
  • 4. Pasha natën që shkon!
  • 5. A janë këto betime për të mençurin?
  • 6. A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?
  • 7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
  • 8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
  • 9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
  • 10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
  • 11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
  • 12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
  • 13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
  • 14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
  • 15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
  • 16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
  • 17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
  • 18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
  • 19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë).
  • 20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
  • 21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
  • 22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë!
  • 23. Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?
  • 24. Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!”
  • 25. Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush.
  • 26. Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush.
  • 27. O shpirt i qetësuar!
  • 28. Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!
  • 29. Hyr mes robërve të Mi!
  • 30. Dhe hyr në Xhennetin Tim!
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code