logo HARUN YAHYA

'Abese - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
  • 2. Ngase atij i erdh i verbëri.
  • 3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
  • 4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
  • 5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
  • 6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
  • 7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
  • 8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
  • 9. Dhe meqë ai frikësohet,
  • 10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
  • 11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
  • 12. Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur’ani).
  • 13. Është këshillë në flet të çmueshme.
  • 14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
  • 15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
  • 16. Të nderuar e të ruajtur.
  • 17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
  • 18. Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
  • 19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
  • 20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
  • 21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët).
  • 22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
  • 23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
  • 24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
  • 25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
  • 26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
  • 27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
  • 28. Edhe rrush e perime,
  • 29. Edhe ullinj e hurma,
  • 30. Edhe kopshte të dendura,
  • 31. Dhe pemë e kullosa,
  • 32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
  • 33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
  • 34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
  • 35. Prej nënës dhe prej babait të vet,
  • 36. Prej gruas dhe prej fëmjëve të vet.
  • 37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
  • 38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
  • 39. Të buzëqeshura e të gëzuara.
  • 40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
  • 41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,
  • 42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code