Duhan - KURANI - Harun Jahja
-
1. Ha, Mimë.
-
2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
-
3. Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
-
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.
-
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
-
6. (E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
-
7. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
-
8. Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
-
9. Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
-
10. Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
-
11. Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
-
12. (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
-
13. Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
-
14. Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.
-
15. Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.
-
16. (Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.
-
17. Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
-
18. (U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
-
19. E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
-
20. Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).
-
21. E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!”
-
22. E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminelë”.
-
23. (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
-
24. Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.
-
25. Sa kopshte e kroje kanë lënë!
-
26. Edhe ara të mbjella e vende të bukura.
-
27. dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
-
28. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
-
29. Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
-
30. Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese,
-
31. Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
-
32. Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
-
33. Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
-
34. E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
-
35. “S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!
-
36. Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
-
37. A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
-
38. Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim.
-
39. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
-
40. S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre.
-
41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
-
42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.
-
43. Është e vërtetë se pema e Zekumit,
-
44. Do të jetë ushqim i mëkatarëve.
-
45. vlon si katran (si pezhgeja) në barqet.
-
46. Ashtu si vlon uji i valë.
-
47. (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit.
-
48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.
-
49. (I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi.
-
50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
-
51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
-
52. Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.
-
53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
-
54. Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).
-
55. aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt.
-
56. Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.
-
57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt, e ai është shpëtim i madh.
-
58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim.
-
59. (Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas