logo HARUN YAHYA

Kijame - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Betohem në ditën e kijametit;
  • 2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
  • 3. A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
  • 4. Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
  • 5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.
  • 6. Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”
  • 7. E, kur të merren sytë (të parët)?
  • 8. E të zëhet hëna (errësohet),
  • 9. Dhe të bashkohet dielli e hëna.
  • 10. Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”
  • 11. Jo, nuk ka strehim!
  • 12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
  • 13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
  • 14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
  • 15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
  • 16. Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
  • 17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
  • 18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
  • 19. Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.
  • 20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).
  • 21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin).
  • 22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
  • 23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
  • 24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
  • 25. Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
  • 26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
  • 27. Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): “Kush do ta shërojë?”
  • 28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
  • 29. E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).
  • 30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
  • 31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
  • 32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
  • 33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
  • 34. Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë! (ose i mjeri ti i mjeri).
  • 35. Edhe nje herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë!
  • 36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
  • 37. A nuk ka qenë ai në një pikë ujë që derdhet.
  • 38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
  • 39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
  • 40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code