Nuh - KURANI - Harun Jahja
-
1. Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”
-
2. Ai tha: “O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.
-
3. Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
-
4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.
-
5. Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
-
6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
-
7. Dhe sa herë që unë i thirritja ata për t’u falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
-
8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
-
9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi”.
-
10. Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
-
11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
-
12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
-
13. ç’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
-
14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
-
15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
-
16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
-
17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
-
18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.
-
19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
-
20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.
-
21. Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
-
22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.
-
23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
-
24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
-
25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
-
26. E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
-
27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
-
28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas