logo HARUN YAHYA

Tarik - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
  • 2. E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
  • 3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
  • 4. Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
  • 5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
  • 6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
  • 7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
  • 8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
  • 9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
  • 10. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë.
  • 11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
  • 12. Edhe kohën që qahet për bimë.
  • 13. Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.
  • 14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
  • 15. Ata vërtetë bëjnë kurtha.
  • 16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
  • 17. E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code