logo HARUN YAHYA

Hakka - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
  • 2. ç’është kijameti?
  • 3. çka të mësoi ty se ç’është kijameti?
  • 4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
  • 5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
  • 6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
  • 7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
  • 8. A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
  • 9. Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
  • 10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).
  • 11. Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
  • 12. Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
  • 13. E kur të fryhet në surë një e fryeme.
  • 14. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
  • 15. Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
  • 16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.
  • 17. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
  • 18. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
  • 19. Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!”
  • 20. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
  • 21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
  • 22. Në një Xhennet të lartë.
  • 23. Pemët e tij i ka krejt afër.
  • 24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
  • 25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
  • 26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
  • 27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
  • 28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
  • 29. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
  • 30. U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat!
  • 31. Pastaj atë shtinie në Xhehennem...
  • 32. Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
  • 33. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
  • 34. Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.
  • 35. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
  • 36. As ushqim tjetër përveç të të shplarave.
  • 37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
  • 38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
  • 39. Edhe në atë që nuk e shihni!
  • 40. Se me të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
  • 41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
  • 42. Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
  • 43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
  • 44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
  • 45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
  • 46. E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.
  • 47. Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
  • 48. Ai (kur’ani) është këshillë për të ruajturit.
  • 49. S’ka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë.
  • 50. Ai (Kur’ani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët.
  • 51. Ai është e vërtetë bindëse!
  • 52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code