logo HARUN YAHYA

Murselat - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
  • 2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
  • 3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
  • 4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
  • 5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
  • 6. Si arsyetim ose si vërejtje.
  • 7. S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
  • 8. Kur yjet të shuhen.
  • 9. Dhe kur qielli të hapet,
  • 10. Dhe kur kodrat të copëtohen,
  • 11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?
  • 12. E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
  • 13. Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
  • 14. E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
  • 15. Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
  • 16. A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm?
  • 17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
  • 18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
  • 19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
  • 20. A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
  • 21. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
  • 22. Për deri në një kohë të caktuar.
  • 23. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
  • 24. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
  • 25. A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
  • 26. Të gjallë dhe të vdekur?
  • 27. Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
  • 28. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
  • 29. (u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.
  • 30. Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.
  • 31. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
  • 32. Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
  • 33. E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
  • 34. Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
  • 35. Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
  • 36. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
  • 37. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
  • 38. Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
  • 39. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
  • 40. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
  • 41. Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
  • 42. Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
  • 43. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
  • 44. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
  • 45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
  • 46. Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
  • 47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
  • 48. Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
  • 49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
  • 50. Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code