logo HARUN YAHYA

Buruxh - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha qiellin me plot yje,
  • 2. Pasha ditën e premtuar,
  • 3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
  • 4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
  • 5. Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
  • 6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
  • 7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
  • 8. E nuk patën pse t’i urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
  • 9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës;, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
  • 10. Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
  • 11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë Xhennete nën të cilët burojnë lumenj. e ai është suksesi më i madh.
  • 12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
  • 13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
  • 14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
  • 15. Është i zoti i Arshit, të madhëruar!
  • 16. E punon atë që dëshiron.
  • 17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
  • 18. Të faraonit dhe të Thmeudit?
  • 19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
  • 20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!
  • 21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.
  • 22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code