logo HARUN YAHYA

Nazi'at - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
  • 2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
  • 3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
  • 4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
  • 5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
  • 6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
  • 7. Që pas saj pason tjetra.
  • 8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
  • 9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
  • 10. Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”
  • 11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”
  • 12. Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”
  • 13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
  • 14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
  • 15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
  • 16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
  • 17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
  • 18. Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”
  • 19. Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!
  • 20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
  • 21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
  • 22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
  • 23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
  • 24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
  • 25. Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
  • 26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
  • 27. A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
  • 28. Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë.
  • 29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
  • 30. E pastaj tokën e sheshoi.
  • 31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
  • 32. Kurse kodrat ia përforcoi.
  • 33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
  • 34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
  • 35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
  • 36. E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
  • 37. E për sa u përket atij që ka tepruar.
  • 38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
  • 39. Xhehennemi do të jetë vendi i tij.
  • 40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
  • 41. Xhenneti është vendi i tij.
  • 42. Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”
  • 43. Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë?
  • 44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
  • 45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
  • 46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code