47. Muhammed - Kurani
- 1. Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.
- 2. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.
- 3. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre.
- 4. Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
- 5. Ata do t’i udhëzojë dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre.
- 6. Dhe do t’i shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.
- 7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja.