logo HARUN YAHYA

A'la - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë!
  • 2. I cili krijoi dhe përsosi,
  • 3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
  • 4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës;
  • 5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
  • 6. Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).
  • 7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
  • 8. Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën.
  • 9. Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi.
  • 10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
  • 11. Ndërsa do të shmanget më i keqi,
  • 12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
  • 13. Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë.
  • 14. Ka shpëtuar ai që është patruar.
  • 15. Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet.
  • 16. Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë,
  • 17. Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm.
  • 18. Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta:
  • 19. në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code