Tahrim - KURANI - Harun Jahja
-
1. O ti pejgamber (o ti, që është sjellë kumtesa nga qielli), pse ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoni? A kërkon me të pajtim e grave tuaja? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
-
2. All-llahu u ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaj; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithdjshmi, i urti.
-
3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri me (asaj) me dije një pjesë të trgimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që kishte treguar), ajo tha: “E kush të tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!”
-
4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse se zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
-
5. Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t’i bëjë zëvendsim me gra edhe më të mira se ju; myslimane, besmtarë, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjiresha.
-
6. O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kndërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.
-
7. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleni veten për atë që keni vepruar.
-
8. O ju që keni besuar, pendohuni te All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as atta që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”.
-
9. O ti pejgamber, luftonju jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashëpër kundër tyre; vendi i tyre është Xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
-
10. Atyre që mohuan, All-llahu u sjell një shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fe) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni në zjarr së bashku me ata që hyjnë!”
-
11. E atyre që besuan, All-llahun u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!”
-
12. Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas