Xhinn - KURANI - Harun Jahja
-
1. Thuaj: “Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,
-
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më akë”
-
3. Dhe se latësua e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.
-
4. S’ka dshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
-
5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
-
6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
-
7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
-
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
-
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
-
10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t’i udhëzojë.
-
11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
-
12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t’i shmangeni në tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.
-
13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë padrejtësie.
-
14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
-
15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!
-
16. sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
-
17. Për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
-
18. Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
-
19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar.
-
20. Thuaj: “Unë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!”
-
21. Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju largojë dëmin, as t’ju sjell dobi!”
-
22. Thuaj: “Është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetje”.
-
23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim.
-
24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
-
25. Thuaj: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?”
-
26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
-
27. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
-
28. Për ta ditur (për t’u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas