27. Neml - Kurani
- 1. Ta, Sinë. Këto janë ajete të Kur’anit dhe të librit të kuptueshëm.
- 2. Janë udhërrefyes dhe myzhde për besimtarët.
- 3. Që falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
- 4. E atyre që nuk bsojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
- 5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpruarit në botën tjetër.
- 6. E s’ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur’anin nga i Urti, i Dijshmi.
- 7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjessë vet: “Unë e pash një zjarr, e nga ai do t’ju sjellë ndonjë lajm ose do t’ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni.
- 8. E kur arriti te ai u thirr: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!