38. Sad - Kurani
- 1. Sad. Pasha Kur’anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s’ka dyshim se është mrekulli).
- 2. Por ata që nuk besuan janë në kryeneçsi e kundërshtim.
- 3. Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
- 4. Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: “Ky është magjistar, rrenës”.
- 5. A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
- 6. Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
- 7. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
- 8. A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur’ani? Jo, por ata janë në dyshimndaj Kur’anit Tim, por për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.