30. Rum - Kurani
- 1. Elif, Lamë, Mimë.
- 2. Bizantinët (rumët) u mundën,
- 3. në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,
- 4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen,
- 5. për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues.
- 6. Premtimi i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk po dinë.
- 7. Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).
- 8. Dhe, a nk menduan ata me vetën e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).