logo HARUN YAHYA

Lejl - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
  • 2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
  • 3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
  • 4. Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë.
  • 5. E sa i përket atij që jep dhe ruhet,
  • 6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
  • 7. Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.
  • 8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
  • 9. Dhe që mohon atë më të mirën,
  • 10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
  • 11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
  • 12. Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.
  • 13. Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo.
  • 14. Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
  • 15. Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri.
  • 16. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.
  • 17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
  • 18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
  • 19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
  • 20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,
  • 21. Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code