Saffat - KURANI - Harun Jahja
-
1. Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
-
2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
-
3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
-
4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
-
5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
-
6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
-
7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
-
8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
-
9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
-
10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.
-
11. Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.
-
12. Por ti je i habitur, e ata tallen.
-
13. E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.
-
14. E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.
-
15. Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.
-
16. A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?
-
17. A edhe të parët tanë të herëshëm?
-
18. thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”
-
19. Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.
-
20. E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”
-
21. Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë.
-
22. Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan.
-
23. (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit!
-
24. Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.
-
25. Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?
-
26. E, ata sot janë dorëzuar në tërësi.
-
27. E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit.
-
28. (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës).
-
29. Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë.
-
30. Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit).
-
31. E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin).
-
32. Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur.
-
33. Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët.
-
34. Kështu Ne veprojmë me kriminelët.
-
35. Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart.
-
36. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”
-
37. Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.
-
38. Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër.
-
39. Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat.
-
40. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë,
-
41. Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar,
-
42. Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar,
-
43. Në Xhennete të begatshme,
-
44. Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri,
-
45. Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi,
-
46. E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë,
-
47. Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo,
-
48. E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur,
-
49. Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur).
-
50. I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë,
-
51. Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku,
-
52. thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se
-
53. Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?”
-
54. Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?”
-
55. Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit.
-
56. Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua.
-
57. Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr,
-
58. Dhe ne nuk do të vdesim më,
-
59. Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!”
-
60. Vërtet, ky është ai suksesi i madh,
-
61. Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit!
-
62. A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”?
-
63. Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët.
-
64. Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit.
-
65. Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish.
-
66. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj.
-
67. Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë.
-
68. Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem.
-
69. Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur.
-
70. Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar).
-
71. Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur.
-
72. Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë.
-
73. E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja.
-
74. Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë.
-
75. Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë.
-
76. Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe.
-
77. E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën.
-
78. Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm.
-
79. Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij).
-
80. Ne kështu i shpërblejmë të mirët.
-
81. Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë.
-
82. E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan).
-
83. Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij.
-
84. Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.
-
85. Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?”
-
86. A në vend të All-llahut doni zota të trilluar?
-
87. çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce?
-
88. Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve,
-
89. E tha: “Unë jam i sëmurë!”
-
90. Ata u kthyen dhe u larguan prek tij.
-
91. Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?”
-
92. çka keni pra, që nuk po flitni?
-
93. Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi).
-
94. Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan).
-
95. Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?”
-
96. E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.
-
97. Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr!
-
98. Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”.
-
99. Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!”
-
100. Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
-
101. Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).
-
102. Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”
-
103. E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
-
104. Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”
-
105. Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
-
106. Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
-
107. Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.
-
108. Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
-
109. Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
-
110. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
-
111. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
-
112. Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.
-
113. Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes.
-
114. Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit.
-
115. I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh.
-
116. Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen.
-
117. Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë.
-
118. Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë.
-
119. Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm.
-
120. (Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni.
-
121. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
-
122. Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë.
-
123. Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.
-
124. Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?”
-
125. A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues?
-
126. All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!”
-
127. Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem.
-
128. Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut.
-
129. Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit.
-
130. “Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit).
-
131. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
-
132. S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë.
-
133. Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë.
-
134. Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë.
-
135. Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit.
-
136. Pastaj të tjerët i rrënuam.
-
137. E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën)
-
138. e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend?
-
139. Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.
-
140. kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë).
-
141. E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij).
-
142. Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin.
-
143. E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin.
-
144. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes.
-
145. E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë.
-
146. Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.
-
147. Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë.
-
148. E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë.
-
149. E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”
-
150. Apo, Ne i krijuam endjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
-
151. Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
-
152. “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
-
153. A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
-
154. Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
-
155. A nuk jeni duke menduar?
-
156. A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
-
157. Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju!
-
158. Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr.
-
159. All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë.
-
160. Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë).
-
161. E, as ju dhe as ata që i adhuroni,
-
162. Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin),
-
163. Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.
-
164. E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur.
-
165. Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim),
-
166. Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta).
-
167. Po edhe pse ata ishin që thoshin:
-
168. Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët,
-
169. Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë.
-
170. Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë.
-
171. E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar,
-
172. se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar.
-
173. dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.
-
174. Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre.
-
175. E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve).
-
176. A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë?
-
177. E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja.
-
178. E ti largohu për një kohë prej tyre,
-
179. Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin.
-
180. I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë.
-
181. Qoftë paqja mbi të dërguarit.
-
182. Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas