logo HARUN YAHYA

Infitar - KURANI - Harun Jahja

  • 1. E kur të çahet qielli.
  • 2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
  • 3. Dhe kur të përzihen detet.
  • 4. Dhe kur të trazohen varret.
  • 5. Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
  • 6. O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
  • 7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
  • 8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
  • 9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
  • 10. Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
  • 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
  • 12. Ata e dinë se çka punoni.
  • 13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
  • 14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
  • 15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
  • 16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
  • 17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
  • 18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
  • 19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code