18. Kehf - Kurani
- 1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
- 2. (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t’ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
- 3. Duke qenë në të përgjithmonë.
- 4. Për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
- 5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
- 6. A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?
- 7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
- 8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhe pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).