102. Tekathur - Kurani
- 1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!
- 2. Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
- 3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
- 4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
- 5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
- 6. Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.
- 7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
- 8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).