Dharijat - KURANI - Harun Jahja
-
1. Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
-
2. Për retë që e bartin shiun e rëndë.
-
3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
-
4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
-
5. S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
-
6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
-
7. Për qiellin plot rrugë.
-
8. Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
-
9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
-
10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
-
11. Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
-
12. E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
-
13. Dita kur ata digjen në zjarr.
-
14. Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
-
15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
-
16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
-
17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
-
18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
-
19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
-
20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
-
21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
-
22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
-
23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
-
24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
-
25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!”
-
26. Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
-
27. Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
-
28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
-
29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
-
30. Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”.
-
31. Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
-
32. Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
-
33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
-
34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
-
35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
-
36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
-
37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
-
38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
-
39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!”
-
40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
-
41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
-
42. E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
-
43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë.
-
44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
-
45. Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen.
-
46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
-
47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
-
48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
-
49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
-
50. Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
-
51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen.
-
52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!”
-
53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
-
54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
-
55. Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
-
56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
-
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
-
58. All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
-
59. S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
-
60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas