logo HARUN YAHYA

'Alek - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.
  • 2. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.
  • 3. Lexo për Zotin tënd Bujar!
  • 4. Është Ai që ua mësoi pendën.
  • 5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
  • 6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë,
  • 7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
  • 8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
  • 9. A më tregon atë që pengon,
  • 10. një rob kur ai falet?
  • 11. ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
  • 12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
  • 13. A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?
  • 14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
  • 15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
  • 16. Floku rrenacak, mëkatar.
  • 17. E ai le t’i thërret ata të vetët.
  • 18. Ne do t’i thërrasim zebanitë.
  • 19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code