logo HARUN YAHYA

Shems - KURANI - Harun Jahja

  • 1. Pasha diellin dhe dritën e tij!
  • 2. Pasha hënën kur vjen pas tij!
  • 3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
  • 4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
  • 5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
  • 6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
  • 7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
  • 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
  • 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
  • 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
  • 11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
  • 12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
  • 13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.
  • 14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
  • 15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).
SHPERNDAJE
Facebook
X
WhatsApp
Telegram
QR Code
QR Code