Kalem - KURANI - Harun Jahja
-
1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
-
2. Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
-
3. Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
-
4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!
-
5. Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.
-
6. Se cili prej jush është i çmendur?
-
7. S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
-
8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
-
9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.
-
10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
-
11. që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.
-
12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,
-
13. që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba).
-
14. (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
-
15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”
-
16. Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë).
-
17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
-
18. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!”
-
19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
-
20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
-
21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
-
22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni t’i vilni!
-
23. Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojnë kush).
-
24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
-
25. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
-
26. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.
-
27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të!
-
28. Ai me maturi prej tyre tha: “A nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?”
-
29. Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
-
30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
-
31. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
-
32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
-
33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
-
34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
-
35. A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët?
-
36. ç’është me ju, si gjykoni ashtu?
-
37. A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?
-
38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
-
39. Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?
-
40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
-
41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?
-
42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.
-
43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
-
44. Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
-
45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë.
-
46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
-
47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)?
-
48. Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
-
49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.
-
50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
-
51. E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
-
52. Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
SHPERNDAJE
1
Fatiha
2
Bekare
3
Ali Imran
4
Nisa
5
Maide
6
En'am
7
A'raf
8
Enfal
9
Teube
10
Junus
11
Hud
12
Jusuf
13
Rra'd
14
Ibrahim
15
Hixhr
16
Nahl
17
Isra
18
Kehf
19
Merjem
20
Taha
21
Enbija
22
Haxhxh
23
Mu'minun
24
Nur
25
Furkan
26
Shuara
27
Neml
28
Kasas
29
Ankebut
30
Rum
31
Lukman
32
Sexhde
33
Ahzab
34
Sebe'
35
Fatir
36
Ja Sin
37
Saffat
38
Sad
39
Zumer
40
Gafir
41
Fusilet
42
Shura
43
Zuhruf
44
Duhan
45
Xhathije
46
Ahkaf
47
Muhammed
48
Fet'h
49
Huxhurat
50
Kaf
51
Dharijat
52
Tur
53
Nexhm
54
Kamer
55
Rrahman
56
Uakia
57
Hadid
58
Muxhadele
59
Hashr
60
Mumtehine
61
Saff
62
Xhumu'a
63
Munafikun
64
Tegabun
65
Talak
66
Tahrim
67
Mulk
68
Kalem
69
Hakka
70
El-Me'arixh
71
Nuh
72
Xhinn
73
Muzemil
74
Mudeththir
75
Kijame
76
Insan
77
Murselat
78
Nebe'
79
Nazi'at
80
'Abese
81
Tekuir
82
Infitar
83
Mutafifin
84
Inshikak
85
Buruxh
86
Tarik
87
A'la
88
Gashije
89
Fexhr
90
Beled
91
Shems
92
Lejl
93
Duha
94
Inshirah
95
Tin
96
'Alek
97
Kadr
98
Bejine
99
Zilzal
100
'Adijat
101
Kari'a
102
Tekathur
103
'Asr
104
Humeze
105
Fil
106
Kurejsh
107
Maun
108
Keuther
109
Kafirun
110
Nasr
111
Mesed
112
Ihlas
113
Felek
114
Nas